ILIRIADA PORTAL

PD, zyrtarizon ngritjen e komisionit hetimor

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

16042009

Mesazh 

PD, zyrtarizon ngritjen e komisionit hetimor






Hetim aferave korruptive tė Edi Ramės me lejet e ndėrtimit
Partia Demokratike zyrtarizoi dje kėrkesėn pėr komisionin e dytė hetimor parlamentar pėr kryebashkiakun e Tiranės, Edi Rama. Komisioni qė do tė hetojė lejet e ndėrtimit tė miratuara nga kėshilli i rregullimit tė territorit nė 22 mars 2009, sipas deputetit tė mazhorancės Ferdinand Xhaferit do ta ketė tė lehtė tė vėrtetojė shkeljet e kreut tė selisė rozė.
“Grupi parlamentar i Partisė Demokratike ka nisur formalizmin e kėrkesės pėr ngritjen e komisionit hetimor qė do tė hetojė praktikat dhe procedurat e dhėnieve tė lejeve tė ndėrtimit nga kryetari i bashkisė sė Tiranės, Edi Rama. Ky zotėri nė shkelje flagrante me ligjin dhe duke masakruar parimet e qeverisjes nė shėrbim tė qytetarėve e kthen mbledhjen e Kėshillit tė Rregullit tė Territorit tė Tiranės nė njė instrument tė interesave korruptive tė tij”, tha Xhaferri.
Deputeti i selisė blu, vuri nė dukje se “korrupsioni ėshtė aq i dukshėm, aq evident, sa tre javė mjaftojnė pėr ta nxjerr Edi Ramėn lakuriq pėrpara shqiptarėve dhe politikėn e tij tė re”.
“Ne kemi akuzuar zotin Fatos Nano se bėri disa prokurime tė drejtpėrdrejta dhe e quanim atė si njė nga rastet mė klasike tė korrupsionit. Ky zotėria ka kaluar ēdo masė, nga 30 leje ndėrtimi, 19 tė tenton t’ia japė ish shefit tė urbanistikės sė bashkisė sė Tiranės, dhe pėrfaqėsuesit nė KRT, e kuptoni qė kėtu nuk bėhet fjalė mė as pėr korrupsion, as pėr konflikt interesash, as pėr monopole, kjo ėshtė mafie e pastėr. Kjo ėshtė edhe arsyeja pse Edi Rama nuk dorėzon planin rregullues tė kryeqytetit”, tha Xhaferri.

...
55
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22418
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

PD, zyrtarizon ngritjen e komisionit hetimor :: Komentet

avatar

Mesazh prej Thu Apr 16, 2009 4:57 pm nga ad

Hetimin duhet ta filloje prokuroria jo parlamenti por siē duket meqe prokuroria e ben nje sy qorr e nje vesh shurdh ......

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi