ILIRIADA PORTAL

Rezultatet e dobėta, Berisha shkarkon drejtorin e Doganave

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

17042009

Mesazh 

Rezultatet e dobėta, Berisha shkarkon drejtorin e Doganave




Adi Shkėmbi

Kryeministri Berisha shkarkon nga detyra Drejtorin e Pėrgjithshėm tė Doganave, Pėrparim Dervishi. Burime nga qeveria bėnė tė ditur mbrėmė pėr gazetėn se kreu i ekzekutivit ka marrė vendimin pas rezultateve tė dobėta tė kohėve tė fundit nė kėtė institucion. Gjithashtu, njė tjetėr shkak qė ka ēuar nė vendimin e Berishės kanė qenė edhe marrėdhėniet problematike tė ish-kreut tė Doganave me biznesin vendas. Nė tė njėjtėn kohė mėsohet se kreu i qeverisė ka emėruar nė kėtė detyrė njėrin prej zyrtarėve tė lartė tė kėsaj drejtorie, Endri Pema. Biznesi vendas ka shprehur disa herė shqetėsimet e tij lidhur me Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Doganave. Shlyerja e detyrimeve doganore nga administrata ka qenė njėri prej problemeve mė tė mėdha pėr komunitetin e biznesit. Gjatė njė takimi tė organizuar me anėtarėt e Dhomės Amerikane tė Tregtisė dhe kreut tė administratės doganore, Pėrparim Dervishi, dolėn nė pah pak dirė mė parė disa nga problemet qė has biznesi. Nga ana e tyre pėrfaqėsuesit e kėtij komuniteti e kanė cilėsuar administratėn doganore si tepėr burokratike dhe qė bllokon pėr njė kohė tė gjatė paratė qė ata kanė lėnė si garanci. “Kthimi i garancisė tė vendosur pėr ēmimet e referencės ka njė afat 6-mujor. Nuk na ėshtė sjellė pėrgjigje as nga dogana qė ka kaluar produktin, as nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave”, - ėshtė shprehur njė pėr pėrfaqėsuesve. Njė tjetėr problem i ngritur nga komuniteti i biznesit ishte informimi. “Pas njė afati 6 apo 7 muaj sado qė tė jetė ne nuk kemi marrė asnjė copė letėr, pas rivlerėsimit, ku tė shkruhet qė ju hetuat dhe ju ka rezultuar mirė apo keq. Unė mendoj qė ne kemi tė drejtė tė informohemi”, - tha njė tjetėr pėrfaqėsues i biznesit. Sipas Drejtorit tė Doganave, kėto probleme vijnė pasi partnerėt e huaj vonojnė pėrgjigjet pėr fatura me ēmime tė dyshimta. “Problemi ėshtė se ne kemi vėshtirėsi nė ardhjen e pėrgjigjeve tė shpejta nga partnerėt tanė. Nuk na pėrgjigjen ata me shpejtėsinė e duhur kohore”, - tha Dervishi. Njė tjetėr problem i ngritur nga komuniteti i biznesit ėshtė ai i kthimit tė parave. Biznesi akuzon administratėn doganore se nuk zbaton detyrimin e saj nė kėtė ēėshtje. Njė problem ky i ngritur edhe gjatė njė takimi tė mėparshėm qė komuniteti i biznesit ka organizuar me administratėn tatimore. Problemi i rimbursimit tė TVSH – sė pėr eksportuesit ėshtė njė prej pikave qė ka theksuar biznesi. Sipas ligjit, rimbursimi kryhet brenda 30 ditėve kalendarike pasi tė jetė bėrė kontrolli financiar. Shumė biznese, edhe pse kalojnė 10 muaj nuk marrin rimbursimin qė u takon, pasi ėshtė pėrmbushur edhe afati pėr kontrollin financiar pas deklarimit tė TVSH - sė. Drejtuesit e administratės tatimore kanė sqaruar se gjatė vitit 2008 kanė rimbursuar rreth 2.4 miliardė lekė TVSH, ndėrsa rezulton se gjatė vitit qė lamė pas, edhe niveli i eksporteve u rrit me 47 pėr qind.
Panorama
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22733
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Rezultatet e dobėta, Berisha shkarkon drejtorin e Doganave :: Komentet

avatar

Mesazh prej Fri Apr 17, 2009 4:14 pm nga lidabica

Mire ja ka bere ,po s'punove ik, liro vendin ,vjen tjetri

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi