ILIRIADA PORTAL

Komuniteti i dhunuar dhe pėrbuzur prej vitesh i kthen reston kryebashkiakut

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

22042009

Mesazh 

Komuniteti i dhunuar dhe pėrbuzur prej vitesh i kthen reston kryebashkiakut




Romėt refuzojnė takimin me Ramėn, pjesėmarrja e ulėt, shkak i dėshtimit

Politika e re e kryesocialistit refuzohet edhe nga segmenti mė i margjinalizuar i shoqėrisė shqiptare. Komuniteti rom nuk mundet qė tė harronte dhunėn sistematike qė policia bashkiake ka ushtruar vazhdimisht ndaj tyre duke i prishur banesat dhe lėnė nė qiell tė hapur.

Ka dėshtuar pėr shkak tė bojkotit nė masė takimi i programuar dje nė Teatrin Kombėtar tė Operės dhe Baletit mes kryesocialistit Edi Rama dhe komuniteteve rom dhe egjiptian. Pavarėsisht pritjes sė gjatė qė salla tė mbushej, pjesa dėrrmuese e saj mbeti bosh ēka ka bėrė qė kreu i PS-sė tė anulonte ardhjen e tij ndėrsa organizatorėt tė pėrcillnin mediat duke u justifikuar se shkak pėr kėtė ishte njė ngatėrresė pėr orarin e kėtij aktiviteti.

Por ndėrsa pėr kėtė dėshtim u bėnė fajtorė romėt “e pavėmendshėm” ndaj njoftimit, cilat janė mėkatet e kryebashkiakut Rama ndaj kėsaj shtrese?

Nevoja e ethshme pėr alibi pėr kėrkesėn e kartave falas e ka detyruar kreun e socialistėve qė tė zhytet deri nė skutat mė tė mjera tė kryeqytetit shqiptar tek ata njerėz qė tradicionalisht kanė qenė shtresa me e prapambetur e shoqėrisė si nga ana ekonomike ashtu edhe nė aspektin kulturor. Pėr mė tepėr mossigurimi nė masė nė regjistrat themeltarė tė gjendjeve civile i kėsaj shtrese dhe mospėrfitimi kėsisoj i asnjė lloj lehtėsie nga ana e organizmave shtetėrore e ka bėrė nė kėto vite tranzicioni edhe mė vulnerabėl kėtė komunitet. Pragmatizmi politik ka imponuar njė sjellje krejtėsisht tė ndryshme kryetarit tė bashkisė sė Tiranės me kėta njerėz. Nėse pėr vite me radhė deri pak muaj mė parė, i vetmi “mjet komunikimi” ishin fadromat e Policisė Ndėrtimore qė prishnin banesat-baraka tė romėve dhe egjiptianėve nė zona tė ndryshme tė Tiranės ku mė e njohura mbetet ajo e Bregut tė Lumit, tashmė Rama ka vendosur qė tė ulet me ta gju mė gju pėr tė kuvenduar pėr punė tė mėdha, pėr tė drejtėn kushtetuese tė votės, pėr politikėn e re qė tė ēon pėrtej sė majtės dhe tė djathtės.

Por pavarėsisht kufizimeve kulturore, eksperienca (nė mos e konkretizuar kjo me provimin e dhunės sė policisė bashkiake) u ka mėsuar romėve qė tė mos i besojnė aq lehtė ndryshimit tė papritur tė kryebashkiakut. Nė deklarata tė ndryshme sporadike mbi atė ēka Rama konsideron si planin e ri urbanistik tė Tiranės qė ende ngurron qė ta bėjė publik, zona e Bregut tė Lumit parashikohet qė tė shndėrrohet nė njė park publik linear. E megjithatė kryetari i bashkisė nė asnjė rast nuk ka bėrė me dije se ēfarė do tė ndodhė me qindra banorėt romė qė jetojnė aty prej vitesh, duke i trajtuar ata as me shumė e as mė pak posi mbetjet inerte buzė lumit tė Lanės.

Veē tė tjerash romėt nuk mund tė harrojnė poshtėrimin qė besojnė ēdo fundvitit kur rijnė pėr ditė me radhė te dera e Bashkisė nė pritje tė marrjes sė asistencės sociale pėr tė mundėsuar kėshtu njė kremtim sado modest tė natės sė ndėrrimit tė viteve. Edi Rama ishte gatitur qė tė fliste dje pėr trajtimin social dhe riintegrimin e shtresave mė nė nevojė por pėrballė njė repertori tė dhunės, pėrbuzjes dhe arrogancės ndaj kėtij komuniteti ndėr viti, gjithēka ngjante as mė shumė e as mė pak sesa njė fasadė. Dėshtimi i takimi tė djeshėm pra ishte njė pėrgjigje e paralajmėruar e njė sjelljeje tė dyfishtė, e njė shtirrje me qėllim fitimin e njė imazhi ndryshe qė kryebashkiaku Rama nuk po mundet qė ta fitojė.


...
55
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22833
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: diggdeliciousredditstumbleuponslashdotyahoogooglelive

Komuniteti i dhunuar dhe pėrbuzur prej vitesh i kthen reston kryebashkiakut :: Komentet

avatar

Mesazh prej Wed Apr 22, 2009 12:51 pm nga lidabica

Por mos ta harroje ky palaēo se edhe pse jane te varfer dhe shtrese e diskriminiuar nga vete ai i pari,ata jane njerez me karakter dhe nuk lejojne qe te tallesh e t'i marresh ti neper kembe me premtime boshe sa here qe te vjen veza ne....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Wed Apr 22, 2009 1:07 pm nga gerrard

Po si nuk e pashe nje artikull te publikuar ne kyte forum qe te lavdroje Ramen dhe te shaje Berishen. Po a thua gazetaria shqiptare kaq poshte ka rene qe i sherben vetem pushtetit, apo ndoshta stafi i forumit zgjedh vetem ata artikuj qe jane kunder Rames?
Po si do te benit nese fiton Rama ne zgjedhjet e ardhshme, duke pare se edhe sondazhet e nxierrin fitues?
Do te ishte nje deluzion i madh per forumin, jam duke u prokupuar per shendetin e te gjitheve, nuk do te doja qe ndonjeri te bente ndonje xhest ekstrem nga deluzioni i madh.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Wed Apr 22, 2009 1:58 pm nga lidabica

s'ka shanse te fitoje Rama

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Wed Apr 22, 2009 2:23 pm nga gerrard

Po nuk eshte ketu problemi, o te pakten per mua nuk eshte ky problemi, nuk me intereson fare se kush do te fitoje, por nuk me pelqen menyra se si shtrohet diskutimi. Nuk me pelqen menyra qe askush nuk ka te drejte qe te kritikoje apo te veje ne diskutim personin Berisha. Dua te ju kujtoj se kane vene ne diskutim njeriun me te rendesishem te humanitetit, Krishtin, dhe jo Berishen.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi