ILIRIADA PORTAL

Gjyqet pėr pronat, zgjidhja, brenda pak ditėsh

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

22042009

Mesazh 

Gjyqet pėr pronat, zgjidhja, brenda pak ditėsh




Praktika e deritanishme e gjyqeve tė pafund pėr ēėshtjet e pronėsisė pritet tė gjejė njė zgjidhje mė efikase. Pėrgjigjja ndodhet tek krijimi i Gjykatave Administrative, tė cilat me ligj, do tė ketė kompetencė tė shqyrtojnė vendimet pėr ēėshtjet e pronėsisė. Gjykata Administrative, me ligj, ėshtė e detyruar qė tė japė njė vendim brenda njė kohe tė shkurtėr, jo mė shumė se 20 ditė. Nė kushtet kur nė historinė 18-vjeēare tė tranzicionit, gjyqet pėr ēėshtjen e pronėsisė kanė qenė njė problem nga mė tė njohurit, ky projektligj pritet tė zgjidhė diēka. Diskutimi pėr projektligji pėr Gjykatėn Administrative vazhdoi dje nė Komisionin e Ligjeve, duke u miratuar 12 nenet e para pa praninė e deputetėve tė opozitės, tė cilėt kanė vendosur tė braktisin ēdo punė nė Kuvend. Deputetėt e shumicės miratuan nenet nė bazė tė propozimeve konsensuale me ekspertėt e pėrbashkėt. Projektligji parashikon qė Gjykata Administrative tė shqyrtojė ēdo ankesė qė ka si burim vendimet administrative. Kėshtu, ēdo vendim i Agjencisė sė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, Agjencisė sė Legalizimeve, Zyrave tė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme, tė cilat kanė karakter administrativ, pra dhėnie vendimesh, mund tė ankimohet nė gjykatė. Nga praktika, nė rast se njė qytetar nuk binte dakord me njė vendim tė AKKP-sė, ai e hidhte nė gjyq atė, ku nė mjaft raste, ēėshtja zgjaste me vite, edhe pėr njė vendim procedural tė thjeshtė. Kjo nuk do tė ndodhė mė, pasi nė Gjykatėn Administrative mund tė bėhet ankimimi dhe brenda njė kohe tė shkurtėr merr njė vendim. Edhe nė rast se nga ky vendim nuk mund tė jesh i kėnaqur, mund tė ndjekėsh rrugėn normale gjyqėsore, por e rėndėsishme ėshtė qė brenda pak ditėsh merr njė vendim tė formės sė prerė nga njė gjykatė. Nė Komisionin e Ligjeve pati njė debat nė lidhje me shqyrtimin e vendimeve tė pronave. Republikani Arjan Madhi ngriti njė shqetėsim. “Po nė rast unė jetoj nė Konispol dhe AKKP-ja nė Tiranė merr njė vend mbi pronėn time, sipas projektit unė duhet ta ndjek nė Gjykatėn Administrative tė Tiranės? Kjo duhet tė ndryshohet”, - tha Madhi, duke kėrkuar qė shqyrtimi i ankesave tė bėhet nė vendin ku banon ankimuesi. Ministri i Drejtėsisė si dhe grupi i ekspertėve shpjeguan se kjo varet nga lloji i vendimit. Pėr shembull, nė rast se njė qytetar qė jeton nė njė rreth tė caktuar, nuk ėshtė i kėnaqur mė njė shpronėsim toke qė i ka bėrė shteti, do tė duhet tė ankimohet nė Gjykatėn Administrative tė Tiranės, pasi vendimi ėshtė marrė nga Kėshilli i Ministrave. Pavarėsisht kėtyre propozimeve, u vendos qė qytetari nė zonėn ku banon, ndjek edhe ēėshtjen. Projektligji nė fjalė parashikon njė sistem tė pėrzier, zakonisht i praktikuar nė vende tė vogla tė Evropės Lindore, nėpėrmjet krijimit tė Gjykatės Administrative tė shkallės sė parė (me qendėr nė Tiranė dhe seksione nė rrethe gjyqėsore), Gjykatės sė Apelit administrativ si dhe Gjykatėn e Lartė si shkallėn mė tė lartė gjyqėsore pėr shqyrtimin e mosmarrėveshjeve administrative. Organizimi specifik i seksioneve administrative nė rrethe gjyqėsore pėr sa i pėrket kompetencės tokėsore dhe numrit tė gjyqtarėve, do tė pėrcaktohet me dekret tė Presidentit.
Erald Kapri
Standart
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22553
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Gjyqet pėr pronat, zgjidhja, brenda pak ditėsh :: Komentet

avatar

Mesazh prej Wed Apr 22, 2009 12:46 pm nga lidabica

Po hajde ,per hajer na qofte kjo pune

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi