ILIRIADA PORTAL

Nje haber per integrimin... ne mesazhet e diplomateve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

23042009

Mesazh 

Nje haber per integrimin... ne mesazhet e diplomateve




Kohet e fundit jane shfaqur ne media, ku me radhe e ku pa radhe, nje numer diplomatesh te huaj te cilet, here direkt e here "nga Kina", kane dhene sugjerimet e tyre per hapin pasues te rruges se Shqiperise drejt BE - aplikimin per anetaresim. Dhe "diplomaci hesapi", ... kur t'i cojne "haberet" sa nga kroi e sa nga prroi, here ne heshtje e here duke te thene "saken se aplikon more lanet!", qytetari i thjeshte vret mendjen e thote "ore dale si e ka hallin ky qerrata diplomat?!!" Kaq det u qenka bere shtepia nga ujerat qe u kane plasur?! Mor po cfare ujerash u kane plasur ta marrim vesh (se me qene ujerat e zeza, ben vaki dhe na kthehet mendja)?!!! Pastaj per cilen krize e kane fjalen....? Per ate "vakine" e madhe te bankave? Per ate shejtan kushtetute, traktat a qysh e quajne tani? Ore po hajt se ne fund te fundit nuk e morem vesh cfare po thone e ku e kane hallin, po te pakten te marrim vesh kush po flet!!! Pike e zeze, po here gjermani, here englezi dhe nja dy tre here ceku.....po dale mor shejtan, ndaje mendjen cfare po thua dhe ne emer te kujt po e thua?!! Se hajde ne, populli i thjeshte mbase edhe nuk e kuptojme ate qerrata integrim, po ti te pakten duhet ta dish qe aplikimi nuk eshte anetaresim!

E nga gjithe kjo kakofoni mesazhesh te diplomateve te huaj duket se jo vetem qytetari i thjeshte, por edhe vete politika eshte ne konfuzion. Dhe cuditerisht, mesazhet e diplomateve ndikuan me shume tek ajo pjese e politikes e cila ishte e para qe kerkoi publikisht dorezimin e aplikimit duke sugjeruar edhe momentin ne te cilin duhej bere. Sidoqofte, pavaresisht stepjes qe gjithsesi u vu re edhe tek pjesa tjeter e politikes, lajmi i mire qe duket se po shoqeron se fundmi kete kakofoni mesazhesh eshte fakti se Shqiperia do te aplikoje per anetaresim ne BE brenda disa javesh. Ndonese momenti me ideal per kete hap do te ishte muaji mars apo fillimi i prillit 2009, depozitimi i aplikimit brenda Presidences Ceke por jo detyrimisht ne fund te saj mbetet nje kohe e cila (pertej kalkulimeve elektorale) duhet shfrytezuar patjeter ne menyre qe mazhoranca e ardhshme qeverisese te fokusohet ne infrastrukturen dhe sfidat e fazes "post-aplikim" dhe jo ne formalitetet e vete aplikimit.

Kuptohet qe zgjedhjet e pergjithshme do te jene faktori kryesor qe do te ndikoje ne vleresimin e ketij aplikimi dhe per kete duket se politika dhe aktore te tjere shqiptare te perfshire ne proces jane plotesisht te vetedijshem. Megjithate, nevoja per te konkretizuar kete vetedije ne arritje dhe standarde konkrete (ne zgjedhjet parlamentare) nuk mund te shfaqet si faktor pengues apo qofte edhe "vonues" i dorezimit te aplikimit, sic kerkojne disa perfaqesi te huaja apo edhe perfaqesues te vecante te Brukselit. Procesi aktual i zgjerimit ofron plot raste kur avancimi i nje vendi ne stadet e integrimit europian eshte kushtezuar jo vetem nga arritja e rezultateve konkrete (rasti i MSA me Serbine) por edhe nga kapricot e paprecendenta te vendeve anetare te BE (bllokimi i hapjes se negociatave per anetaresim me Maqedonine nga ana e Greqise). Si rrjedhoje, dorezimi i aplikimit gjate kesaj periudhe nuk mund te demtoje shanset e vleresimit pozitiv te tij i cili gjithsesi do te merret ne konsiderate pas zgjedhjeve dhe jane pikerisht keto te fundit ato qe do kushtezojne rezultatin perfundimtar (marrjen e statusit kandidat dhe hapjen e negociatave). Ne kete pike, ajo cka me teper mund te demtoje imazhin e vendit ne prag te ketij hapi eshte instrumentalizimi politik i aplikimit, vendosja e tij ne funksion te axhendave elektorale te njerit apo tjetrit kah te politikes dhe vecanerisht perqasja pasive dhe varesia e plote e tij nga mesazhet sporadike apo presionet qe gjithsesi nuk mund te vijne nga Brukseli zyrtar.

E ndersa nga ky kendveshtrim kuptohet qarte motivi i aplikimit te vendit per anetaresim ne BE sa me shpejt te jete e mundur, kakofonia e mesazheve sporadike te diplomateve te huaj ne vend nuk ka nje shpjegim racional, per me teper kur (fatkeqesisht) asnje aktor i politikes shqiptare nuk ka guxuar ndonjehere te shpalle dhe t'i imponohet Brukselit me nje kuader te qarte kohor ne lidhje me fazat e post-aplikimit - nga hapja e negociatave deri ne anetaresimin e plote.

Ne eksperiencen e zgjerimeve te BE nuk ka ndodhur kurre qe nje vend te ftohet per tu bere pjese e bllokut dhe me shume gjasa kjo nuk do te ndodhe ne te ardhmen. Ne kete kontekst, mbase nuk eshte e nevojshme te gjejme arsyet e mesazheve te tilla dekurajuese (per aq kohe sa jane larg artikulimit te tyre si nje pozicion unik) por thjesht t'i pranojme ato si nje fenomen qe ka shoqeruar kete faze edhe ne vendet e tjera. Por, krahasuar me vende te tjera, intensiteti i mesazheve dekurajuese nuk ka qene ne te njejtat nivele dhe mbase kjo duhet te na shqetesoje me teper. Perse? Sepse, ne mungese te nje axhende te qarte per hapat e tjere ne procesin e integrimit, aplikimi per anetaresim ne BE rrezikon te kthehet ne qellim ne vetvete, nderkohe qe jo aplikimi, por marrja e statusit kandidat dhe hapja e negociatave per anetaresim duhej te perbenin kryefjalen e gjithe perpjekjes.

Kjo vertet mund te jete arsyeja perse diplomatet e huaj shfaqen ne publik me mesazhe jo fort konsistente, dhe kjo jo vetem mes tyre por hera heres edhe brenda se njejtes kancelari te huaj. Por kjo tashme pak rendesi ka. E rendesishme eshte te kuptojme se nuk duhet te pergatitemi per aplikimin (vetem), por per fazat qe e pasojne ate.

* Instituti per Demokraci dhe Ndermjetesim
Nga Gjergji Vurmo*
koha jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22418
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi