ILIRIADA PORTAL

Ferdi Berisha,shqiptari fiton “Grande Fratello”

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

23042009

Mesazh 

Ferdi Berisha,shqiptari fiton “Grande Fratello”




Historia e njė 22-vjeēari, me origjinė rome, tė braktisur nga prindėrit qė nė vogėli, ka tronditur publikun italian, i cili e ka zgjedhur atė si fituesin e edicionit tė nėntė tė reality show-t “Grande Fratello” nė Itali. Ferdi Berisha, quhet i riu, i cili u shpall fitues i 300 mijė eurove, mbrėmjen e sė hėnės nė spektaklin e drejtpėrdrejtė, drejtuar nga Alessia Markuzi nė “Canale 5”. Mes katėr finalistėve (Marcello, Cristina dhe Gianluca), triumfoi 22-vjeēari rom, i prezantuar si me origjinė malazeze. Por mbiemri i tij Berisha, nė tė vėrtetė flet pėr origjinėn e tij shqiptare. Edhe historia e tij e emigracionit, nisja nga brigjet shqiptare, flasin pėr prejardhjen e tij, megjithatė gjatė 99 ditėve tė qėndrimit brenda shtėpisė sė “Grande Fratello”-s, ai nuk e pėrmendi asnjėherė kėtė fakt. Ashtu si historia e tij e dhimbshme, edhe origjina, janė bėrė objekt debatesh nėpėr forume tė ndryshme, ku nuk kanė munguar tė japin mendimin e tyre edhe shqiptarėt. Gjithsesi, e vėrteta ėshtė se Ferdi Berisha kishte njė numėr tė madh mbėshtetėsish, tė cilėt e mbajtėn atė nė lojė, pavarėsisht kandidimit tė herėpashershėm nga banorėt e tjerė tė shtėpisė, tė cilėt e shihnin atė si njė kandidat tė mundshėm pėr tė fituar. Siē do ta komentonte opinionisti i “GF9”, Alfonsso Signorini, kėtė vit, fitoi historia dhe publiku italian, u tregua vėrtetė i zgjuar. Historinė e tij Ferdi e ka treguar nė dhomėn e rrėfimeve. I braktisur nga e ėma nė moshė tė mitur, ai jetonte me tė atin, i cili vendosi ta marrė me vete nė Itali, kur ishte 9 vjeē. Ai tregon pėr njė udhėtim natėn, mbi njė gomone nisur nga brigjet shqiptare, duke sfiduar dallgėt e Adriatikut. “Gjatė udhės mendoja: jam nisur nga njė botė, pėr tė pėrfunduar nė njė kamp rom, pėr tė bėrė jetėn e mėparshme. Ē’kuptim kishte? Duhet tė ishte diēka mė e mirė..”. Fillimisht ishte shumė e vėshtirė. I ati i alkoolizuar, e detyronte tė vidhte dhe njė ditė e braktisi. Pėr djalin, i cili pėrfundoi nė institutin “Don Orione” nė Fano, ishte fillimi i njė jete tė re. Pati mundėsi tė diplomohej pėr turizėm dhe pasi jetoi pėr dy vjet nė njė familje italiane, sot ndan njė apartament me njė mikun e tij. Gjatė kėtyre viteve humbi ēdo kontakt me familjen e tij. E ėma mbeti nė Mal tė Zi, i ati e telefonoi vetėm njė herė ndėrsa e motra ndodhet nė Gjermani. Ndėrsa ka luftuar pėr tė fituar jetėn qė ka ai thotė: “Nuk dua tė jem njė spektator, dua ta jetoj jetėn si protagonist”. Por duket se nuk ka goditur vetėm historia e tij, por edhe lidhja e tij brenda shtėpisė me napolitanen bukuroshe Francesa Fioretti. Por padyshim edhe dėshira pėr tė ndryshuar, pėr tė studiuar. Nuk iu besua kur Markuzzi thėrriti emrin e tij si fitues. I duhej kohė tė mblidhte veten. Nuk i thonė pak 300 mijė euro. “Mė nė fund mund tė blej njė shtėpi. Mė tej duhet tė diplomohem e tė regjistrohem nė Universitet”, - thotė ai pėr “Tgcom”. Pa harruar origjinėn e tij ai thotė: “Do tė doja tė merresha me vullnetarizėm, nė ndihmė tė komunitetit rom”. Kėto janė projektet e para tė Ferdi Berishės. Mendohet qė njė pjesė e ēmimit tė shkojė pėr njė projekt kundėr emigracionit tė paligjshėm. “E di qė jo gjithnjė komuniteti rom lė mundėsinė pėr tė qenė i pranuar, por nuk mund t’i pėrgjithėsojmė gjėrat. Do tė ishte bukur, sikur pjesėmarrja ime nė “Grande Fratello” tė mundėsonte kapėrcimin e paragjykimeve ndaj romėve”. E duket se ėndrra Ferdi ka shumė. “Do tė doja tė bėhesha mjek, sepse nė vendin tim ka pasur luftė dhe gjithnjė jam ndierė i pafuqishėm. Nė tė kundėrt do tentoja nė psikologji, shpirti njerėzor mė ka tėrhequr gjithnjė dhe personalisht jam nga ata njerėz qė bėj njė mijė pyetje”, - thotė ai pėr “Tgcom”. Duke iu kthyer fitores, dėshiron tė theksojė: “Nuk jam mbėshtetur asnjėherė tek e kaluara ime dhe nuk jam nga ata qė bėjnė llogarira. Kam qenė vetvetja gjithmonė. Ndoshta publikut i ka pėlqyer diplomacia ime”.
Sa i takon tė ardhmes nė botėn e spektaklit, ai thotė se tani pėr tani do qė t’i dedikohet vetėm studimeve dhe punės si kuzhinier, tė cilėn ai e adhuron. Edhe pse do t’i pėlqente qė nė tė ardhmen tė bėhej aktor, por mė sė pari duhet tė mėsojė zanatin. Pėr Alessia Marcuzzi-n e ardhmja e Ferdit jo detyrimisht ėshtė nė botėn e spektaklit. “Ėshtė njė djalė gjithė interesa dhe uroj qė pas njė jete tė dhimbshme nė heshtje, mund tė thėrrasė nga gėzimi. Publiku votoi Ferdin, sepse diti tė reagojė, tė lėrė mėnjanė dhimbjen dhe tė shohė nga e ardhmja”. Sa i pėrket lidhjes me Francesca Fioretti-n, 24-vjeēaren napolitane, Ferdi thotė se janė nė fazė njohjeje. “Tashmė do tė shohim nėse gjėrat do tė shkojnė pėrpara. Nė shtėpi emocionet marrin rrėmbimthi, prova e vėrtetė do tė jetė tani nė jetėn reale”. “Nė shtėpinė e “Grande Fratello”-s, Ferdi pati njė tjetėr fitore, lidhjen me Francesca-n. Njė vajzė shumė e bukur, njė ndėr mė tė bukurat qė kanė marrė pjesė nė kėtė lojė. Njė perėndeshė, qė nė fund ka zgjedhur atė”, - u shpreh pas mbylljes sė spektaklit moderatorja Alessia Markuzzi.

Familja
Kishte humbur kontaktet me familjen prej shumė vitesh. Gjatė ditėve tė qėndrimit brenda shtėpisė “Grande Fratello” i bėri surprizė, Ferdi Berishės, djalit me origjinė rome nga Podgorica, njė komunikim me tė ėmėn, e cila ende jeton nė Mal tė Zi dhe tė motrėn, qė gjendet nė Gjermani. “Jam i lumtur qė pata mundėsinė tė rishihja nėnėn dhe motrėn time. Im atė kush e di... ndoshta do tė bėhet i gjallė. Do ta falja, por nuk do tė bėnte mė pjesė nė jetėn time. Nuk kemi mė asgjė tė pėrbashkėt, tanimė unė jetoj nė “normalitet”. Me motrėn do komunikoj pėrmes e-mail-it, sepse nuk mund tė dal nga Italia. Kam kartėn e identitetit tė pavlefshme pėr shkak tė mėrgimit, nuk kam as shtetėsinė italiane dhe as malazeze”, - thotė ai.
panorama
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22433
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Ferdi Berisha,shqiptari fiton “Grande Fratello” :: Komentet

avatar

Mesazh prej Thu Apr 23, 2009 1:42 pm nga lidabica

Mua personalisht m'u be qefi shume qe e fitoi Ferdi ,Grande fratellon.
me ka pelqyer shume ky djale gjate spektaklit,djale i paster qe beri edhe4 nje loje te paster.I rritur me halle dhe shume veshtiresi ,i ndriti fati.le t'a gezoje kete cmim kaq te madh Ferdi Very Happy cheers

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Thu Apr 23, 2009 11:00 pm nga ilda

Faktikisht dhe une e kam ndjek pak edicionin e sivjetshem te ''grande fratellos'' ...dhe me erdhi mire qe fitoi Ferdi jo prej origjines shqiptar i Malit te Zi por per karakteristikat e karakterit mgjth se i rritur pa familje dhe pa dashurin prinderore e qe kishte emigruar drejt italis ne moshen 8 vjeēare principet, respekti , edukata, kultura qe ka e bejne vertet te admirueshem edhe pse 22 vjeē perveē momenteve te humorit kishte karakter e personalitet dhe aq me teper historia e tij me Franēenken e beri akoma me interesante dhe atraktiv kete show ...ti gezoje 300.000 eurot bashke me Franēesken cheers

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Thu Apr 23, 2009 11:04 pm nga ilda

Pastaj fakti qe nuk ka thene qe eshte shqiptar i Malit te Zi te ēudit paksa ....anyway mgjth se ska dhen asnje shpjegim per origjinen ...

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Fri Apr 24, 2009 12:34 pm nga emigranti

ai esht rom dhe zakonisht romet dhe me kaq mbaron origjina e tij

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi