ILIRIADA PORTAL

Rama: Hetimi, sulm i ulet politik

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

24042009

Mesazh 

Rama: Hetimi, sulm i ulet politik




Denis Dedej
Kryebashkiaku i Tiranes, njeheresh kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, reagoi mbremjen e djeshme nepermjet nje deklarate per shtyp, ndaj komisionit hetimor parlamentar, te miratuar paraditen e djeshme ne Parlament, duke e konsideruar si te jashteligjshem. "Ligji e ndalon ngritjen e komisionit te hetimit, 4 muaj para zgjedhjeve. Por eshte nje sulm politik i ulet dhe i organizuar per te kompensuar ate boshllek te madh mes tyre dhe njerezve", reagoi Rama. Sipas tij, ky komision eshte ngritur per te shmangur sipas tyre, ate qe s'mund ta shmangin me humbjen. "Madje e paralajmeroj Berishen, se me kete kerkese dhane edhe nje arsye me shume se duhet te largohen e mos kthehen me. Me politikat e tij, po prek gjithnje e me shume ekonomine vendase. Ballafaqime te egra, primitive e vulgare", iu drejtua kryetari i bashkise se Tiranes, kryeministrit te Shqiperise. Sipas Rames, jane grupe interesi qe duan me zor te mbajne pushtetin. Ai theksoi se eshte aty per te perfaqesuar ate Shqiperi qe do te ece para, si te jetojme me mire. Per kryesocialistin, cdo kush e di qe ky komision hetimor nuk eshte asgje e re, por thjesht nje venie ne skene e te njejtes shfaqje. "Nje sulm me cdo mjet per te arritur me cdo kusht ate qe ata edhe kete here, nuk do e arrijne dot. Eshte nje ballafaqim, i cili si dhe here te tjera, eshte paraprire nga sulme te tilla te uleta", vleresoi Rama miratimin e komisionit hetimor ndaj tij. Lideri socialist eshte nje tjeter truk i tij, qe u vu ne jete me shperndarjen e fotografive personale qe synonin uljen e personalitetit te tij per te goditur kandidaturen e tij drejtperdrejt. "Dhe pergjigjja e qytetareve te Tiranes ishte e qarte dhe humbje. Gjashte vjet me pare, ne prag te fushates elektorale ne momentin e nje tjeter ballafaqimi, nje tjeter komision hetimor me te njejtat akuza dhe me te njejten forme, me te njejten pergjigje nga qytetaret e ketij vendi, humbje per ata qe e organizuan", solli ne vemendje Rama. Sipas kryebashkiakut, per Sali Berishen ka nje shprehje qe thote: "Njerezit e deshperuar bejne gjera te deshperuara". "Deshperimin e tyre ata s'mund ta fshehin dot derisa shkojne ne venien ne skene te te tilla gjerave. Nje humbje e pa shmangshme, e cila synon te pengoje voten, te pengoje votimin per te penguar fundin e nje keq qeverisje, e cila u thote shqiptareve se 4 vite te tjera si kjo nuk durohen", perfundoi reagimin e tij, kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama.

"S'anulojme licenca, i shqyrtojme"

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, duke folur mbi licencen e dhene operatorit te kartert celular kompanise PTK, deklaroi se nuk do t'i anulojne kontratat e bera nga qeveria nese vijne ne pushtet. Por, ai theksoi se sapo te vijne ne qeveri, do te rishikojne me shume vemendje, nje sere vendimesh te kesaj qeverie. "Opozita asnjehere nuk ka heshtur per asgje qe duhet te ngreje zerin., rolet tona jane ndare. Nuk eshte detyra jone te bejme ate, qe i takon qeverise", sqaroi Rama. Sipas tij, eshte anormale ajo qe ka ndodhur me licencen e 4 ne prag te nje zgjedhjeje, dhe ne brendi te nje fushate. "Une nuk kam ketu asnje arsye qe te them se ne do t'i anulojme kontratat e qeverise sa te vijme ne pushtet, sic beri Berisha", reagoi per kontraten e operatorit te katert celular, kryesocialisti Rama.
koha jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22428
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Rama: Hetimi, sulm i ulet politik :: Komentet

Mesazh prej Fri Apr 24, 2009 2:34 pm nga i persekutuari

ky duhet shporr, ky eshte rrezik jo vetem per Tiranen po per gjithe Shqiperine

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Fri Apr 24, 2009 3:34 pm nga lidabica

po pra perdite me kete te degraduar,se na e shpifi,nje ore e me pare te largohet, hajduti.....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi