ILIRIADA PORTAL

Zgjedhjet, komisionerėt e PS-s me mikrokamera

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

25042009

Mesazh 

Zgjedhjet, komisionerėt e PS-s me mikrokamera




Oli Xhilaga
Selia rozė intensifikon pėrgatitjet pėr garėn elektorale. Kryesia do tė miratojė projektin final

Mbledhja e kėtij forumi do tė pėrqendrohet te pėrcaktimi i kritereve pėr zgjedhjen e kandidatėve

Lidershipi i Partisė Socialiste ka vendosur qė deri nė fund tė kėtij muaji tė mbledhė kryesinė e kėsaj partie pėr tė miratuar projektin final mbi garėn elektorale. Burime pranė kėsaj partie bėjnė me dije se tashmė kupola rozė ka mirorganizuar ēdo detaj qė lidhet me procesin zgjedhor, e sidomos nė ditėn kur sovrani do t’i drejtohet kutive tė votimi, pra nė 28 qershor. Pėr kėtė arsye, duke dashur t’i paraprijė ēdo manipulimi tė pritshėm, socialistė kanė menduar tė vėnė nė punė njė plan sekret: pajisjen e komisionerėve socialistė me mikrokamera. Kjo veēanėrisht nė ato zona ku kupola rozė ėshtė sinjalizuar pėr ndonjė tentativė nga ana e mazhorancės pėr tė manipuluar rezultatin, por dhe nė ato zona ku nga eksperiencat e mėparshme ka rezultuar njė situatė e tillė. Megjithatė, njė plan i tillė pritet tė marrė konfirmimin pėrfundimtar nė mbledhjen e kryesisė socialistė, ku anėtarėt e kėtij forumi do tė njihen me projektin pėrfundimtar tė PS-sė sa i takon fazės sė fundit mbi procesin zgjedhor. Kėshtu, mėsohet se anėtarėve tė kėtij forumi u ėshtė shpėrndarė njė material prej gati 100 faqesh, i cili pėrfshin udhėzime dhe detyra, pėr t’u dhėnė dorėn e fundit pėrgatitjeve tė gjata elektorale, rezultati i tė cilave do tė marrė pėrgjigje tė dielėn e 28 qershorit. Ndėrkohė, ndalur te mbledhja qė pritet tė zhvillohet brenda kėtij harku kohor prej njė jave, vlen tė theksohet se socialistėt mė nė fund do tė njihen me kriteret qė do tė pėrcaktohen pėr pėrzgjedhjen e kandidatėve pėr deputetė. Por njėkohėsisht, pas kėtij momenti radhėt socialiste do tė pėrfshihen nga ethet e kandidimit, kjo pėr vetė faktin se kupola rozė do tė kalojė nė sitė tė gjithė emrat e mundshėm pėr nė listėn e kandidatėve pėr deputetė qė do tė pėrfaqėsojnė Partinė Socialiste nė zgjedhjet e pėrgjithshme. Kėshtu, synohet qė kandidatėt pėr deputetė tė PS-sė tė pėrzgjidhen nga njė analizė dhe testim i pėrbėrjes sė zonave zgjedhor, me qėllim qė tė bėhet njė vėzhgim paraprak pėr pėrbėrjen e komuniteteve dhe komponentėt qė mund tė pėrthithen nga kėto zona. Qėndruar nė axhendėn e punimeve tė kėsaj mbledhje, bėhet me dije se nė rend tė ditės do tė jetė pikėrisht diskutimi dhe miratimi i dokumentin zgjedhor, i kritereve qė do zgjidhen kandidatėt, forma pėrfundimtare e prezantimit tė programit tė ri qeverisės tė PS-sė, si dhe ndarja grupeve tė punės pėr tė bėrė prezantim e tij. Por konkretisht, duke u ndalur te dokumenti zgjedhor, mėsohet se ai pėrmban organizimin zgjedhor, pra mėnyrėn se si do tė veprojė PS-ja gjatė fushatės elektorale, zyrtare, nė ditėn e zgjedhjeve, si dhe gjatė numėrimit tė votave. Gjithashtu njė ēėshtje e rėndėsishėm nė kėtė dokument lidhet me idenė pėr pajisjen me mikrokamera tė anėtarėve tė komisioneve zgjedhore nė ato vende ku mendohet se do tė ketė manipulime. Sa u takon kritereve, pritet qė kryesore tė jetė ndėrtimi i profilit elektoral tė ēdo qarku, mė pas pėrcaktimi i kritereve dhe metodikės sė pėrzgjedhjes sė rezervuarit tė kandidatėve, duke kaluar mė pas nė pėrpunimin dhe vendosjen e rregullave pėr testimin dhe seleksionimin e kandidaturave. Nga ana tjetėr, nuk pritet qė tė jetė pjesė e rendit tė ditės miratimi i dokumentit mbi tė cilin do tė pėrqendrohej dhe marrėveshja e Partisė Socialiste me partitė e saj aleate.

Axhenda

1. Diskutimi dhe miratimi i dokumentit zgjedhor, ku pėrfshihen

a. organizimi zgjedhor;

b. mėnyra si do tė veprojė PS-ja gjatė fushatės;

c. dita e zgjedhjeve, numėrimi i votave;

d. pajisja me mikrokamera e anėtarėve tė komisioneve zgjedhore nė ato zona ku mendohet se do kėtė manipulime;

2. Pėrcaktimi i kritereve nė bazė tė tė cilave do tė zgjidhen kandidatėt.

3. Forma pėrfundimtare e prezantimit tė programit.

4. Ndarja e grupeve tė punės pėr tė bėrė prezantim.
Metropol
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22428
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Zgjedhjet, komisionerėt e PS-s me mikrokamera :: Komentet

avatar

Mesazh prej Sat Apr 25, 2009 3:40 pm nga ad

mua nuk me habit ky lajm PS ka pas iniciativa edhe me te ēuditdhme se kjo ne zgjedhjet e meparshme

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sat Apr 25, 2009 4:10 pm nga lidabica

pushka top t'u behet!le ta perdorin njehere te vetme per interesa te popullit(gje qe do me ēudiste,seriozisht)

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sat Apr 25, 2009 4:58 pm nga nardlushnja

pajisja me mikrokamera e anėtarėve tė komisioneve zgjedhore nė ato zona ku mendohet se do kėtė manipulime;

Ku eshte e keqja ketu???
Shume mire bejne,bile,te mos jene mikrokamera por te jene kamera te medha dhe te istaluara prane kutive te votimit meqellim qe te dalin te gjitha ne pah,se kush manipulon .
Bejne mire ata te PS qe me mikrokamerat te nxjerin ne pah edhe dobiclleqet e tyre,jo vetem te PD

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sat Apr 25, 2009 6:36 pm nga ad

Ka nje kod zgjedhor qe rregullon te gjitha procedurat qe duhet te ndiqen qe me marrjen ne dorezim te bazes materiale ku futen edhe kutite dhe fletet e votimit, shperndarjen e tyre e deri ne numerimin e votave, hartimin e procesverbaleve, dhe deri ne dorezimin e rrezultateve ne KQZ. Kushdo qe perpiqet te dale jashte ketyre rregullave konsiderohet se ben perpjekje per manipulim te votes. Neqoftese PS do te tentoje qe ne menyre ilegale te perdore mjete te tilla gjoja per ruajtjen e votes, atehere kemi te bejme me nje shkelje te hapur te ligjit ēka perben dhe veper penale dhe cenim te zgjedhjeve te lira.Kam degjuar se PS ka perdorur ne votimet e shkuara kamerat e telefonave celular per ti detyruar njerezit te votonin per ta. Kurse ne vitin 1996 hodhen propozimin "te perdorim cigare gjumndjellese ne komisione". Prandaj kam then pak me lart qe nuk me ēudit kjo ide e tyre. Ne prag te zgjedhjeve nga selia e tyre dalin lloj lloj xhevahiresh. Kjo tregon se ato nuk heqin dot dore nga menyrat klandestine pavarsisht demit qe i sjellin shoqerise dhe vendit.

Edituar pėr herė tė fundit nga Teuta nė Sun Apr 26, 2009 9:59 am, edituar 1 herė gjithsej

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sun Apr 26, 2009 9:58 am nga blu

Mikrokamerat i kane te Filip Cakulli greku i Fiksit,po kush na garanton se do jepen te plota xhirimet e mikrokameres , apo do fshihen ato qe nuk i interesojne Edvin Rames .

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sun Apr 26, 2009 10:08 am nga ad

Mikrokamerat ato mesa duket duan ti perdorin per ti detyruar njerezit te votojne per ta kundrejt ndonje pagese. Nepermjet mikrokamerave ato shantazhojne personat qe kan paguar duke u thene se ata do ta vertetojne nese vertet kane votuar apo jo per ta siē kane bere me kamerat e celulareve ku i detyronin njerezit te fotografonin voten e tyre dhe ta paraqisnin ate si prove. Per gje tjeter nuk ka ēu duhen mikrokamerat sepse ēfar do filmojne, numerimin e votave????!!!!, berjen e procesverbaleve??????!!!!!!!! Aq me teper qe kto lloj filmimesh te marra ne kete menyre nuk vlejne si prove ne ēdo gjykate qe ti ēosh.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sun Apr 26, 2009 1:16 pm nga lidabica

blu shkruajti:Mikrokamerat i kane te Filip Cakulli greku i Fiksit,po kush na garanton se do jepen te plota xhirimet e mikrokameres , apo do fshihen ato qe nuk i interesojne Edvin Rames .
M os u shqeteso o blu ,se cfaredo qe te bejne dhe te sajojne nuk do te arrijne te marin pushtetein keta mafioze-hajdute,pervec nderkombetareve ,nje monitorim ketyre mashtruesve do t'ju beje vete populli shqiptar i mesuar tashme me horrlliqet e tyre,duke i lene ne stolin e opozitarit dhe te rrine urte bile.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sun Apr 26, 2009 1:40 pm nga dini

Me mikrokamerė si duket Rama s`ka mund ta kap Tiranen por vetėm fshatrat me fokus mė tė vogėl atje ku po bėnė fushat Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi