ILIRIADA PORTAL

Gripi i derrave, alarm ne Shqiperi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

27042009

Mesazh 

Gripi i derrave, alarm ne Shqiperi




Gripi i derrave, alarm ne Shqiperi
27/04/2009 19:25

Alarmi i gripit te derrit mberrin edhe ne Shqiperi. OBSH e konsideron situaten alarmante ndaj kerkon rritje te vemendjes ne te gjitha institucionet shendetesore dhe pikat e kalimit kufitar. Nuk rekomandohen kufizime te udhetimeve.
“Eshte nje situate e rrezikshme. OBSH e konsideron si nje situate me impakt serioz ne shendetin publik dhe eshte nje ngjarje jo e zakonshme. Ketyre rregullave u permbahemi edhe ne per shkallen e vigjilences”, deklaron Silva Bino, nga Instituti i Shendetit Publik.

Bino sqaron se gripi njihet si gripi i derrave, por ne fakt ka marre permasa humane pasi perhapet nga njeriu tek njeriu. Ai ka shenja te njejta si grip i zakonshem, temperature te menjehershme, dhembje fyti, dobesi dhe diare.

Sipas specialisteve, eshte nje virus i ri i kombinuar me gene te virusit te derrave A/H1N1, i pa hasur here tjeter ne bote dhe qe prek moshen e te rriturve.

“Eshte nje virus qe ka ne permbajtje komponent te virusit te gripit te derrave dhe shpendeve. Eshte nje virus i ri qe perhapet permes rruges respiratore dhe kontaktit. Nuk duhet peshtyre ne toke”, shton Bino.

Specialistet thone se per kete virus nuk ka vaksine per njerezit, vetem per derrat, por mjekimet me antivirale kane dale te suksesshem.

Nga ana tjeter specialistet thone se ky virus nuk merret nga konsumi i mishit te derrit. Por gjithesesi ata qe merren me rritjen e tyre duhet te respektojne te gjitha parametrat e higjenes ne ambientet e tyre.
avatar
ADMIN

Numri i postimeve : 3205
Age : 47
Reputation : 17
Points : 17185
Registration date : 19/10/2008

Shiko profilin e anėtarit http://ILIRIALIVE.COM

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Gripi i derrave, alarm ne Shqiperi :: Komentet

avatar

Mesazh prej Tue Apr 28, 2009 1:24 pm nga ADMIN

OBSH: Virusi i derrave mund te godase kudo
28/04/2009 01:20

Numri dy i Organizates Boterore te Shendetesise, Keiji Fukuda ka deklaruar se asnje vend i botes nuk mund te konsiderohet i paprekshem nga virusi A/H1N1, i njohur si virusi i derrave.


Ne Evrope tashme jane regjistruar tre raste, dy ne Skoci dhe nje ne Spanje.

Epidemia ka shkaktuar deri tani 149 te vdekur ne Meksike dhe 40 raste te infektimit ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Thu Apr 30, 2009 3:19 am nga ADMIN

Gripi i derrit, urdhėrohet "blindimi" i kufijve tė vendit

Inspektorėt sanitarė, kontrolle "pa kufij" udhėtarėve


Frika se gripi i derrit mund tė prekė edhe Shqipėrinė, duke u "importuar" pėrmes kufijve tė saj, ka bėrė qė Ministria e Shėndetėsisė tė nxjerrė njė paketė tė posaēme masash. Ato i detyrojnė inspektorėt sanitarė nė pikat kufitare tė shndėrrohen nė "barriera tė virusit" dhe bartėsve potencialė tė tij.

Inspektorėt sanitarė nė tė gjitha pikat kufitare, si nė aeroport, porte apo kufijtė tokėsorė, bėhen tė plotfuqishėm nė kuadėr tė zbatimit tė Rregullores Ndėrkombėtare tė Shėndetit dhe ligjit tė luftės kundėr sėmundjeve infektive.

Punonjėsit shėndetėsorė tė kufirit e kanė pėr detyrė qė tė pyesin tė gjithė udhėtarėt nė se kanė qenė nė zonat e prekura nga gripi i derrit, nė pėrputhje me njė listė tė posaēme tė kėtyre zonave, e cila do tė pėrditėsohet nga strukturat shėndetėsore.

Dokumenti i firmosur nga ministrja e Shėndetėsisė, Anila Godo, pėrcakton se "ēdo inspektor sanitar apo punonjės shėndetėsor nė kufi duhet tė jetė i pranishėm afėr pikės sė kontrollit gjatė ēdo mbėrritjeje tė udhėtarėve dhe tė vlerėsojė gjendjen e tyre, referuar nga policia e kufirit, sipas pėrkufizimeve pėrkatėse tė ministrisė". Sipas kėsaj pakete masash, njohja e rregullores ndėrkombėtare tė shėndetit ėshtė detyruese pėr kėta inspektorė.

Aty thuhet se "ēdo udhėtar qė ka qenė nė njė zonė tė infektuar, ose qė ka pasur kontakt me persona me probleme respiratore tė vetėparaqitet pranė Inspektorit Sanitar, i cili duhet tė bėjė vlerėsimin e tyre. Pėr ēdo problem, inspektori sanitar apo punonjėsi shėndetėsor nė kufi duhet tė referojė pranė Drejtorisė pėrkatėse tė Shėndetit Publik, ose tė kontaktojė ISHP-nė nė numrin 2374756, ose nė 0682414332, si dhe nė 0693087781 brenda 24 orėve.

Ēdo inspektor sanitar duhet tė sigurojė qė pranė pikės sė kontrollit ku ai ushtron detyrėn tė mos mungojnė mjetet e mbrojtjes personale, si maska, doreza, dezinfektantė etj. Pėr tė realizuar ushtrimin e detyrės sė tij, inspektorati sanitar nė kufi do tė bashkėpunojė me organet e policisė sė kufirit. Po kėshtu, pėr ēdo rast tė dyshuar, sipas pėrkufizimeve tė posaēme, ai duhet qė t‘i referohet Spitalit Rajonal mė tė afėrt. Ēdo inspektor duhet tė udhėzojė qė personat tė cilėt vijnė nga vendet e prekura, nė rast se kanė shenja respiratore, s‘duhet tė dalin nga shtėpia, por tė kontaktojnė menjėherė mjekun pėrkatės. Pėr tė konkretizuar kėtė paketė masash parandaluese pėr virusin e ri A-H1N1 tė gripit tė derrit, dje autoritetet shėndetėsore kanė organizuar njė mbledhje tė veēantė me drejtuesit e drejtorive tė shėndetit publik nė rrethe. Ata janė udhėzuar se si tė marrin tė gjitha masat pėr tė siguruar inspektimin sanitar nė kufi.

Sipas pėrfaqėsuesve tė Shėndetit Publik nė vend, njė tjetėr rekomandim ėshtė furnizimi i tė gjitha pikave farmaceutike me antivirale, kryesisht Tamiflu, i cili ka efekt vetėm nėse pėrdoret brenda 48 orėve nga fillimi i infeksionit.

Zyrtarisht, deri tani janė konfirmuar 2300 raste tė prekur nė botė, por numri i tyre mendohet tė jetė edhe mė i madh.

Specialistėt mendojnė se po tė ndodhė pandemia, ajo zgjat deri nė 8 javė dhe sipas parashikimeve, mund tė prekė 500 vetė nė ditė. Nė kulmin e saj, vdekshmėria shkon nė 20 persona nė ditė. Aktualisht shkencėtarėt kanė filluar punėn pėr tė krijuar edhe vaksinėn kundėr kėtij virusi tė trefishtė qė pėrmban brenda vetes mikrobin qė i pėrshtatet derrit, pulės, por edhe njeriut. Koha pėr pėrgatitjen e vaksinės mbrojtėse shkon nga 3 deri nė 6 muaj.


Shkodėr


Banorėt nė panik, i kanė

shtėpitė pranė kompleksit tė derrit


Pėrhapja me shpejtėsi e gripit tė derrave dhe viktimat e tij kanė krijuar frikė dhe panik te banorėt qė jetojnė pranė komplekseve tė mbarėshtimit tė derrave nė Bushat tė Shkodrės. Bėhet fjalė pėr banorėt e lagjes "Molla", nė Rranx tė Bushatit, tė cilėt kanė disa metra larg stallat ku rriten qindra krerė derra. Banorėt e kėsaj lagjeje kanė katėr vite nė gjyqe me sipėrmarrėsit e kėtij kompleksi derrash. Sipas banorėve, ndėrtimi ėshtė bėrė duke shkelur distancėn me shtėpitė e tyre, qė janė bėrė thuajse tė pabanueshme nga era e rėndė. Duke parė gripin vdekjeprurės qė po pėrhapet nė tė gjithė botėn, banorėt e kėsaj lagjeje ndihen tė kėrcėnuar nga afėrsia me kėtė kompleks. Pėrfaqėsuesi i banorėve tė kėsaj lagjeje, Ndoc Molla, shprehet se "kompleksi i derrave ėshtė vetėm 300 metra larg nga banesat, ndėrsa duhet tė ishte tė paktėn 1500 m larg. Kjo ka bėrė qė nė shtėpitė tona nuk mund tė hapen dritaret nga era e rėndė". Sipas tij, banorė tė lagjes kanė shfaqur probleme shėndetėsore tė rrugėve tė frymėmarrjes. Ai shton se ekspertėt, tė cilėt kanė matur ndotjen e ajrit nė kėtė lagje, kanė nxjerr pėrqindje tė lartė amoniaku dhe substancash tė tjera tė rrezikshme, qė e bėjnė kėtė zonė tė pabanueshme.


Kėrkesa

Gecaj: Kemi nisur monitorimin, por kushtet lėnė pėr tė dėshiruar


ASHR: Tė instalohen ambientet

e karantinės nė aeroportin e Rinasit


Autoriteti Shėndetėsor Rajonal i Tiranės ka kėrkuar vendosjen e ambienteve tė karantinės nė aeroportin "Nėnė Tereza", nė Rinas. Kjo pėr rastet nėse do tė konstatohen tė infektuarit me virusin e gripit tė derrit, A-H1N1. Ndėrkohė qė njė shėrbim anti-epidemik, me mjekė specialistė dhe me personel ndihmės, mėsohet se ėshtė instaluar tashmė nė portėn mė tė madhe dhe tė vetme hyrėse ajrore nė vendin tonė. Gjithashtu, sipas drejtorit tė ASHR-sė, Mhill Gecaj, nė kėtė aeroport ka nisur edhe monitorimi i udhėtarėve, ku njė kujdes i veēantė tregohet pėr ata qė vijnė nga shtete tė cilat kanė deklaruar publikisht persona tė prekur me virusin e gripit tė derrit.

"Nė kėtė pikė kufitare ka njė shėrbim anti-epidemik, me mjekė specialistė dhe me personel ndihmės, por kushtet lėnė pėr tė dėshiruar. Nė bashkėpunim dhe me policinė kufitare dhe me shėrbimin e aeroportit ‘Nėnė Tereza‘ merret njė informacion i detajuar mbi pasagjerėt, si dhe janė marrė numrat e kontaktit tė tyre", u shpreh dje kreu i ASHR-sė pėr kryeqytetin, Gecaj. Ai theksoi se ASHR ka marrė masat edhe nė bashkėpunim me qendrėn spitalore universitare "Nėnė Tereza" nė Tiranė, qė nė rastet e konstatimit tė tė infektuarve tė ndėrmerret menjėherė izolimi i tyre i mundshėm.

Drejtori i ASHR-sė ka kėrkuar nga Aeroporti i Rinasit marrjen e masave urgjente pėr vendosjen e ambienteve tė karantinės pėr raste tė tilla, qė kanė tė bėjnė me hyrjen apo daljen e pasagjerėve dhe tė marrė masa urgjente pėr ta realizuar kėtė.

Por pavarėsisht punės sė deritanishme, Gecaj nuk ka munguar qė t‘i mėshojė edhe pakėnaqėsisė pėr kushtet aktuale tė monitorimit tė situatės nė kėtė aeroport.

Gripi i derrit ėshtė njė infeksion akut viral i rrugėve tė frymėmarrjes sė derrave, qė shkaktohet nga tipi A i virusit tė gripit. Nė shumicėn e rasteve, virusi transmetohet nėpėrmjet kontaktit tė ngushtė me derrat, ndėrsa rastet e transmetimit nga njeriu te njeriu mė parė kanė qenė tė rralla. Ky virus nuk transmetohet nga ngrėnia e mishit tė derrit, apo produkteve tė tij. Nė rastet e transmetimit nga njeriu te njeriu mė parė, transmetimi ndodh nėpėrmjet kontaktit tė ngushtė dhe rrugėve respiratore.



Porti i Durrėsit

Fillon verifikimi i pasagjerėve


Nė Portin detar tė Durrėsit, e vetmja masė qė ėshtė marrė deri tani pėr parandalimin e gripit tė derrit ėshtė ajo e vėzhgimit tė listės sė pasagjerėve tė trageteve dhe vendet nga vijnė. Ndėrkohė qė pritet mbėrritja e udhėzimeve konkrete nga Ministria e Shėndetėsisė. Mjeku epidemiolog i Portit tė Durrėsit thotė se po u kushtohet kujdes i veēantė pasagjerėve tė trageteve qė vijnė nga portet italiane dhe qė mund tė ndjehen tė sėmurė gjatė udhėtimit. Vėmendja ėshtė pėrqendruar kryesisht tek ata qė mbėrrijnė nga Shtetet e Bashkuara apo Meksika, vende kėto ku virusi i rrezikshėm gripal ėshtė pėrhapur shumė. Pasagjerėve qė kanė probleme shėndetėsore gjatė udhėtimit u rekomandohet tė kėrkojnė ndihmė mjekėsore. Ndėrkohė, asnjė masė tjetėr nuk duket tė jetė marrė nė portin mė tė madh tė vendit, nga ku ēdo ditė lėvizin njė mori mallrash, produktesh ushqimore dhe njerėzish. Drejtoresha e Shėndetit Publik nė Durrės, Lida Boshku, tha se do tė merren masa tė rrepta pėr tė parandaluar futjen e gripit nė vend, si dhe trajtimin e ēdo tė sėmuri qė vjen nga jashtė dhe mund tė jetė prekur nga virusi i tij. Maska dhe doreza sterile do tė pėrdorė i gjithė personeli nė port qė nga nesėr, ndėrsa ēdo punonjės policie do tė pyesė pasagjerėt e ardhur nga jashtė pėr gjendjen shėndetėsore, pasi tė ketė kėqyrur me vėmendje dhe lėvizjet e tij kufitare tė fiksuara nė pasaportė. Nė sitėn e analizave laboratorike tė imtėsishme do tė kalojnė dhe tė gjitha produktet ushqimore, veēanėrisht mishi dhe produktet e tij tė importuara.

Kapshticė

Ndalohet futja e mishit dhe kafshėve tė gjalla


Pikat e kalimit kufitar me shtetin grek kanė nisur tė marrin masat e para pėr tė parandaluar gripin e derrit, qė mund tė importohet si virus nga pėrtej kufijve. Edhe pse shėrbimet mjekėsore tė vendosura nė kufi pėr ēdo situatė ende nuk kanė nė dorė njė plan konkret tė njė ndėrhyrjeje te personat qė vijnė nga jashtė, puna ėshtė pėrqendruar pėr tė ndaluar futjen e produkteve tė rrezikshme. Dogana e Kapshticės e ka tė ndaluar hyrjen e produkteve dhe nėnprodukteve tė mishit dhe tė kafshėve tė gjalla. Megjithatė, siē konfirmon inspektorati veterinar i kėsaj pike, pėr t‘i paraprirė sėmundjes po mbahen nėn kontroll tė dhėnat nga shteti fqinj lidhur me situatėn. Pėrgjegjėsi Oliver Topēiu thotė se shanset qė virusi i gripit tė derrit tė pėrhapet nė vendin tonė janė tė pakta, pasi njė situatė epizotike nuk ėshtė shfaqur ende as nė shtetin fqinj. "Kemi vendosur kontaktet dhe komunikimin ditor nėpėrmjet njė buletini veterinar, ku sinjalizohemi pėr situatėn epizotike nė vendet fqinje dhe nė vendin tonė. Dogana e Kapshticės e ka tė ndaluar hyrjen e produkteve dhe nėnprodukteve tė mishit dhe tė kafshėve tė gjalla, megjithatė inspektorati veterinar i rrethit dhe ne si shėrbim veterinar me informacionet qė disponojmė e kemi nėn kontroll gjendjen. Janė marrė masa shtesė pėr t‘i paraprirė pėrhapjes sė kėsaj sėmundjeje. Aktualisht kemi vendosur pėr tė mos lejuar kalimin e produkteve tė ndaluara. Situata epizotike nė vend paraqitet e mirė dhe raste tė dyshuara nuk ka as te fqinjėt tanė, qė njihen pėr mbarėshtimin e derrit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Thu Apr 30, 2009 8:54 am nga lidabica

Nuk eshte rasti per panik,por se rrihet me sy dhe veshe hapur ,nuk eshte ekzagjerim,jo.Uroj te mos kemi asnje rast te ketij gripi flame.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi