ILIRIADA PORTAL

Historike - sot Shqipėria paraqet kėrkesėn pėr anėtarėsim nė BE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

28042009

Mesazh 

Historike - sot Shqipėria paraqet kėrkesėn pėr anėtarėsim nė BE




Kryeministri Sali Berisha paraqet sot nė Pragė kėrkesėn pėr anėtarėsimin e plotė tė Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian. Kryeministri ēek Topolanek dhe komisioneri i BE-sė pėr Zgjerimin, Michael Leigh mirėpresin aplikimin e Shqipėrisė dhe premtojnė kthimin e pėrgjigjes brenda njė periudhe shumė tė shkurtėr.

TIRANE - Shqipėria do tė paraqesė kėrkesėn e saj pėr aplikimin pėr statusin kandidat nė Bashkimin Evropian. Kėrkesa zyrtare e bėrė mė dije tė dielėn gjatė njė mbledhjeje jashtė radhe tė Kėshillit tė Ministrave do ti dorėzohet sot nė Pragė, kryeqytetin e Ēekisė, vendit qė mban presidencėn e radhės sė Bashkimit Evropian, Kryeministrit Mirek Topolanek nga kreu i Qeverisė shqiptare Sali Berisha.
Kryeministri Berisha do tė shoqėrohet nė kėtė vizitė historike nga Ministri i Jashtėm, Lulzim Basha dhe Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu. Gjatė kėsaj vizite njė ditore, kryeministri Berisha do tė zhvillojė njė takim kokė mė kokė me Kryeministrin ēek, Mirek Topolanek dhe me Drejtorin e Pėrgjithshėm pėr Zgjerimin nė BE, Michael Leigh, takim i cili do tė pasohet nga bisedime mes dy delegacioneve.
Ndėrkaq nė pėrfundim tė bisedimeve do tė zhvillohet njė konferencė e pėrbashkėt pėr shtyp ku Kryeministri shqiptar dhe ai ēek, si dhe Drejtori i Pėrgjithshėm pėr Zgjerimin nė BE, Leigh, do t’i pėrgjigjen interesimit tė mediave lidhur me Aplikimin e Shqipėrisė pėr Statusin e Vendit Kandidat nė BE, konferencė kjo qė do tė pasohet nga akti ceremonial i Dorėzimit tė Aplikimit pėr Anėtarėsim nė BE e Republikės sė Shqipėrisė nga Kryeministri i Republikės sė Shqipėrisė, Kryeministrit tė Republikės sė Ēekisė, zotit Mirek Topolanek.
Pas kėsaj ceremonie Kryeministri i Ēekisė, Mirek Topolanek do tė shtrojė njė drekė zyrtare pėr nder tė Kryeministrit Berisha dhe tė delegacionit shqiptar qė e shoqėron atė. Vizita e Kryeministrit Berisha nė Ēeki do tė vijojė me ceremoninė solemne tė vendosjes sė kurorės nė Pod Emauzy Square.
Mė pas Kryeministri Berisha do tė pritet nė Kėshtjellėn e Pragės nga Presidenti i Republikės sė Ēekisė, Vįsllav Klaus, do tė zhvillojė njė takim me Kryetarin e Dhomės sė Deputetėve tė Parlamentit tė Republikės sė Ēekisė Miloslav Vlēek si dhe me zėvendėspresidentin e Senatit tė Parlamentit tė Republikės Ēeke, Jiri Liska.
Shefi i qeverisė e ka vlerėsuar kėrkesėn pėr aplikim si njė akt tė njė rėndėsie pėrcaktuese nė procesin e anėtarėsimit tė plotė tė Shqipėrisė nė BE. Sipas tij ky vendim i cili nuk vjen si njė vendim i njė anshėm, por si njė vendim plotėsisht i bashkėrenduar me vendin kryesues, kryesinė e radhės sė BE dhe me vendet anėtare tė unionit. Kryeministri Berisha ka konfirmuar se kėrkesa pėr statusin kandidat, bėhet pasi Shqipėria i ka plotėsuar tė gjitha detyrimet pėr tė qenė anėtare e BE.
“Nė rast se 4 vjet mė parė ne u zotuam para shqiptarėve se ‘alfa’ dhe ‘omega’ e programit tonė do tė jenė reformat, kėnaqėsia e madhe ėshtė se ato nuk ishin reforma nė letėr, por reforma me rezultate konkrete, reforma tė cilat i mundėsuan Shqipėrisė qė, nė 4 prill 2009, tė anėtarėsohet nė NATO, reforma tė cilat bėnė tė mundur qė, nė njė hark kohor mė tė shpejtė se pėr tė gjitha vendet e rajonit, vendet anėtare tė BE-sė tė ratifikojnė pa asnjė rezervė, Marrėveshjen e Stabilizim-Asociimit me Shqipėrinė, reforma tė cilat bėnė tė mundur qė nė njė hark kohor tė shkurtėr Shqipėria tė ftohet pėr tė paraqitur kėrkesėn pėr statusin e kandidatit. Lumenj djerse, mundi, sakrifice dhe mendjeje, janė derdhur pėr tė shėnuar kėtė kthesė rrėnjėsore. Historia ėshtė e tillė; pėr tė hapur negociatat dhe pėr tė firmosur marrėveshjen e Stabilizim-Asociimit u deshėn 7 vite, mė gjatė se asnjė vend tjetėr. Kjo nuk ndodhi absolutisht pėr ndonjė shqiptaro-fobi, pėrkundrazi, shqiptarėt kanė pasur solidaritetin mė tė madh se ēdo vend tjetėr. Por kjo ka ndodhur sepse reformat mbeteshin nė letėr. Ndėrsa, nga 12 shtatori 2006 deri nė janar 2009, reformat e kėsaj periudhe u certifikuan nga tė gjitha vendet anėtare, me vlerėsimet mė pozitive”, tha Berisha.

Kėrkesa zyrtare pėr aplikim ne BE

“Shkėlqesia Juaj, zoti President!
Nė emėr tė Republikės sė Shqipėrisė, nė vijim tė rezolutės sė Kuvendit tė Shqipėrisė pėr integrimin e Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian, tė datės 29 janar 2009, mbėshtetur nė aspiratėn dhe vullnetin mbizotėrues tė popullit shqiptar pėr t’u bėrė pjesė e Bashkimit Evropian, kemi nderin qė, nė pėrputhje me nenin 49 tė Traktatit tė Bashkimit Evropian, tė paraqesim aplikimin e Republikės sė Shqipėrisė pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian.
Pėrfitojmė nga rasti pėr t’i ripėrsėritur Shkėlqesisė Suaj sigurimet e konsideratės sonė mė tė lartė”.
55
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22418
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi