ILIRIADA PORTAL

Kryetari i komunės vret bashkėfshatarin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

28042009

Mesazh 

Kryetari i komunės vret bashkėfshatarin




Kryetari i komunės vret bashkėfshatarin

Kryekomunari qėllon pėr vdekje agresorin qė e plagosi tri herė me thikė. Policia: Hila, i dėnuar pėr vrasje

Ardi Hoti

Pa kaluar njė muaj nga vrasja e fundit, Shkodra tronditet sėrish. Njė 50-vjeēar ka mbetur i vdekur nė vend nga dora e kryetarit tė Komunės Pult tė Rrethit tė Shkodrės, ndėrkohė qė vetė kryekomunari ka pėrfunduar nė reanimacion pas tri goditjeve me thikė nga personi qė gjeti vdekjen.

Ngjarja e rėndė ka ndodhur rreth orės 20:00 nė njė lokal pėrpara spitalit rajonal tė Shkodrės. Dodė Hila, 50 vjeē, lindur nė fshatin Kir tė Komunės Pult dhe banues nė qytetin e Shkodrės ėshtė grindur fillimisht me fjalė me Mark Cubin, lindur nė Kir e banues nė Shkodėr, i cili ėshtė kryetar i Komunės Pult.

Dėshmitarė nė vendin e ngjarjes i thanė policisė se kishin parė dy burrat tė debatonin e ashpėr e mė pas tė qėlloheshin me grushte. Nė njė moment, 50-vjeēari Dodė Hila ka nxjerrė njė thikė dhe ka qėlluar tri herė kryekomunarin e Pultit. Ky i fundit, pasi ėshtė rrėzuar pėrtokė, ka arritur tė nxjerrė pistoletėn qė e mban me leje pėr shkak tė funksionit dhe ka zbrazur nė drejtim tė kundėrshtarit tė gjithė karikatorin.

Policia gjeti nė vendngjarje shtatė gėzhoja dhe njoftoi se tė shtatė plumbat kishin pėrfunduar nė trupin e Dodė Hilės, i cili gjeti vdekjen pa arritur nė sallėn e reanimacionit tė spitalit rajonal tė Shkodrės, qė ndodhet vetėm pak metra larg vendit tė ngjarjes.

Ndėrkohė, kryetari i Komunės Pult, Martin Cubi, ėshtė dėrguar nė spital nga njerėzit qė ndodheshin nė lokal. Mjekėt e spitalit tė Shkodrės thanė se gjendja e Cubit ėshtė e rėndė. Ndėrkohė, njė grup policėsh janė vėnė nė ruajtje tė Cubit, tė cilit megjithėse po lufton me vdekjen, i ėshtė prerė njė fletė arresti.

Ekspertė tė Drejtorisė sė Policisė sė Shkodrės dhe prokurorė tė kėtij rrethi kanė nisur menjėherė hetimet pėr ngjarjen, por deri nė orėt e vona tė natės sė djeshme nuk ėshtė arritur nė ndonjė konkluzion tė saktė nė lidhje me motivet e ngjarjes. Hetuesit thanė se viktima ishte dėnuar njė herė mė parė pėr vrasje. Mėsohet gjithashtu se Dedė Hila dhe Martin Cubi kanė qenė duke pirė bashkė nė lokal kur kanė nisur sherrin mes tyre.

Gjithsesi, policia ka pėrdorur paraprakisht frazėn standarde "motive tė dobėta", pėr motivet e sherrit qė ndodhi mes Hilės dhe Cubit, duke aluduar kėshtu pėr njė grindje tė momentit. Por fakti qė njėri prej tė pėrfshirėve nė sherr ėshtė kryetar komune dhe qė tė dy personat ishin nga i njėjti fshat i ka shtrirė hetimet edhe nė pista tė tjera, duke mos pėrjashtuar ndonjė pėrplasje pėr shkak tė postit qė mban Martin Cubi.

Kjo ėshtė vrasja e dytė qė ndodh nė Shkodėr gjatė kėtij muaji. Mė prill, 40-vjeēari Nadir Ēuku u vra nė njė lokal nė qendėr tė qytetit nga vėllezėrit Basri dhe Ilir Baba. Viktima sipas policisė u vra gabimisht, pasi u ndodh rastėsisht nė njė lokal ku po qėndronte edhe personi, tė cilin donin tė vrisnin vėllezėrit nga fshati Mjedė.

Rasti


Tė premten u plagos kreu

i Komunės Shtiqėn nė Kukės


Ky ėshtė rasti i dytė, brenda pak ditėsh, kur njė kryetar komune mbetet i plagosur. Mė 24 prill, nė mes tė qytetit tė Kukėsit, u plagos me armė zjarri kryetari i Komunės sė Shtiqnit, Gėzim Shehu. Pasditen e sė premtes sė kaluar, rreth orės 18:30, 38-vjeēari Shaqir Peca, me precedentė penalė, ka qėlluar me pistoletė nė drejtim tė Shehut, duke e plagosur nė kėmbėn e djathtė. Ngjarja ka ndodhur nė qendėr tė qytetit, afėr njė kafeneje, ku kryekomunari kishte parkuar automjetin e tij. Sherri mes dy personave tė konsideruar si nga mė tė fortėt nė Kukės ka shokuar tė gjithė ata qė kanė parė ngjarjen dhe dėgjuar krismėn e armės qė pėr pak i mori jetėn 38-vjeēarit Gėzim Shehu, kryetar i Komunės sė Shtiqnit. Autori u largua menjėherė nga vendngjarja me makinėn e tij dhe me gjithė kėrkimet intensive tė uniformave blu ende nuk ėshtė bėrė e mundur vėnia nėn pranga e tij. Ai vazhdon tė jetė i lirė, ndėrkohė qė kryekomunari Shehu tashmė po rikuperohet nga plaga qė mori nė kėmbė.
avatar
ADMIN

Numri i postimeve : 3205
Age : 47
Reputation : 17
Points : 17300
Registration date : 19/10/2008

Shiko profilin e anėtarit http://ILIRIALIVE.COM

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Kryetari i komunės vret bashkėfshatarin :: Komentet

avatar

Mesazh prej Tue Apr 28, 2009 9:34 pm nga Drini

me vjen keq qe ne shqiperi njerezit akoma nuk e kane sensin e komunikimit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Wed Apr 29, 2009 1:09 pm nga lidabica

Mad shume keq,per te dy palet

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi