ILIRIADA PORTAL

Vrasja e deputetit, lokalizohen 4 pista

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

04052009

Mesazh 

Vrasja e deputetit, lokalizohen 4 pista




Vrasja e deputetit socialist Fatmir Xhindi mbremjen e se shtunes para shtepise se tij ne Roskovec ka kaluar ne analizen e Policise se Shtetit dhe Prokurorise se Pergjithshme. Te dyja se bashku, pas nje mbledhjeje rreth pese oreshe, dolen me disa posta hetimi mbi vrasjen, ku nder me te besueshmet per momentin, eshte lokalizuar ajo e konfliktit te mundshem per ceshtje pronesie. Burime nga mbledhja deklaruan mbreme per "Koha Jone" se jane duke hetuar edhe ne pista te tjera, per te cilat u treguan te rezervuar ne dhenien e hollesive. Sakaq, provat e siguruara nga vendi i ngjarjes, rindertimi i skenes se krimit, deshmite qe po vazhdojne ende te mblidhen dhe nxitja me shperblimin 250 mije euro qe shpalli policia, shihen si elemente te rendesishem qe besohet te cojne shpejt, ne zbulimin dhe kapjen e autoreve dhe zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve te ekzekutimit te deputetit socialist.

***

Drejt qytetit te Fierit, dje ka udhetuar edhe kryeprokurorja Ina Rama, se bashku me drejtorin e Hetimit ne Prokurorine e Pergjithshme, Sokol Stojani dhe kreun e Krimeve te Renda, Olsian Cela. Per dy ore eshte zhvilluar nje takim me prokuroret e ketij rrethi me qellim diskutimin e pistave dhe provave te gjetura. Me pas mesohet se Ina Rama ka takuar edhe Drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit, Ahmet Prenci, me te cilin ka diskutuar rruget qe duheshin ndjekur per zbardhjen e ngjarjes. Analiza e ngjarjes ka nisur ne mesdite dhe ka perfunduar rreth ores 18:00, ku burime nga policia dhe prokuroria deklaruan se kane dale ne 4 pista te mundshme. Kurse burime zyrtare nga Prokuroria e Pergjithshme, thane per "KJ", se nder keto pista qe po perqendrohet grupi hetimor, njera eshte ajo e nje konflikti te mundshem per pronesi. Por nuk jane lene jashte vemendjes edhe pista te tjera, si ajo e nje konflikti te castit. Burime zyrtare nga Prokuroria e Fierit dhe drejtoria rajonale e policise, deklaruan mbreme per "KJ" se aktualisht po ndiqen linjat e hetimit mbi bazen e provave te mbledhura. Per dy pistat e tjera nuk jepen detaje, por mesohet se jane te aferta me dy te parat.

Diskutimet mes drejtuesve te dy organeve kane vazhduar deri ne oret e vona te mbremjes se djeshme. Mesohet se eshte gjetur nje prove qe besohet se mund te jete shume e rendesishme e qe ndoshta mund te coje te motivi dhe autoret e ekzekutimit te deputetit. Sakaq, besohet se pistat e hetimit do te zgjerohen pas deklarates se Policise se Shtetit per venien ne dispozicion te nje shperblimi prej 250 mije eurosh qe i ofrohet informatorit dhe telefonatat nuk kane munguar. Gjithsesi nje deklarate zyrtare per pistat e hetimit dhe detaje te tij ende nuk ka dale ende nga grupi hetimor.

Zyrtarisht policia ka shpjeguar se ne vendngjarje jane gjetur 15 gezhoja qe i perkasin nje arme automatike "Kallashnikov", 4 predha plumbi, 5 kemisha plumbi, nje qese plastmasi, pa percaktuar madhesine e saj, ngjyren apo perse mund te jete perdorur dhe nje tablete aspirinash. Edhe ne kete rast nuk percaktohet nese ka qene e viktimes apo e atentatorit. Nga keqyrja e vendngjarjes eshte zbuluar fakti se kane qene dy bresheri njera pas tjetres te degjuara prej deshmitareve. Mendohet se kane qene dy persona, ata qe kane zene prite prane shtepise dhe mund te kene pasur njohje me deputetin. Por mendohet se mund te kete qene edhe nje person i vetem qe ka qelluar dy here mbi viktimen, nga dy distanca te ndryshme, 5 dhe 3 metra. E para duke e plagosur rende dhe e dyta per t'u siguruar se e ka vrare. Nje fakt trondites sipas eksperteve eshte konstatimi i nje plage ne pjesen e syrit, ku plumbi ka tejshkuar koken dhe qe i ngjan metodave mafioze te ekzekutimit.
Koha Jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22423
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Vrasja e deputetit, lokalizohen 4 pista :: Komentet

avatar

Mesazh prej Mon May 04, 2009 11:07 am nga ILIRI

TIRANĖ- Tė gjitha shpresat e policisė pėr tė zbuluar identitetin e autorit tė vrasjes janė pėrqendruar nė njė pako aspirinė tabletė, e cila ėshtė konsumuar nga vrasėsi pėrpara krimit tė rėndė. Kjo ėshtė prova e parė dhe e vetme qė mund tė drejtojė grupin hetimor tė ēėshtjes pėr tė zbuluar se kush ėshtė njeriu qė ka vrarė deputetin Fatmir Xhindi.
Tė dhėnat e para tregojnė se ai ėshtė njė vrasės i vetėm, i cili ka pritur pėr njė kohė tė gjatė deri sa deputeti tė kthehej nė shtėpi. Pikėrisht gjatė qėndrimit nė pritje, vrasėsi ka lėnė disa gjurmė tė vogla qė mund ta tradhtojnė mė pas.

Hetuesit e ēėshtjes pohuan dje pėr "Shekulli"-n se nga kėqyrja e vendit tė ngjarjes ėshtė krijuar edhe njė mekanizėm i qartė i vrasjes, por edhe janė marrė disa prova qė mė pas mund tė rezultojnė shumė tė rėndėsishme pėr hetimin.
Duke parė pozicionin e viktimės dhe prejardhjen e plumbave, ėshtė zbuluar se vrasėsi ka qėndruar nė pritje brenda shtėpisė sė deputetit Fatmir Xhindi. "Ai ka qėndruar i shtrirė nė bar, duke pritur qė deputeti tė kthehej nė shtėpi.
Kjo vėrtetohet nga shenjat qė janė lėnė nė barin e kopshtit. Madje, nga thellėsia e shenjės dhe ngjeshja e barit, mund tė themi qė ai ka pritur pėr njė kohė tė gjatė",- thanė dje hetuesit e ēėshtjes.
Pritja e gjatė e vrasėsit, por edhe ankthi i tij, janė vėrtetuar edhe nga ajo qė deri mė tani ėshtė prova mė e fortė e policisė, njė pako aspirine, si dhe qesja qė mbėshtillte atė.
Gjatė pritjes vrasėsi ka gėlltitur njė prej kokrrave tė aspirinės, por ka harruar tė vendosė kutinė nė xhep. Hetuesit mendojnė se aty ndodhen gjurmėt e gishtėrinjve tė vrasėsit dhe pėr kėtė arsye pakoja e aspirinės dhe qesja e plastmasit qė e mbėshtillte, ėshtė dėrguar nė Laboratorin Qendror Kriminalistik.

Hetuesit e ēėshtjes kanė insistuar dje pėr praninė e njė vrasėsi tė vetėm, i cili i dinte shumė mirė lėvizjet e deputetit. Burime tė grupit hetimor pohuan se vrasėsi e ka ruajtur prej kohėsh Fatmir Xhindin dhe dinte shumė mirė itinerarin e tij dhe pėr kėtė arsye i ka zėnė pritė nė atė vend.
"Deputeti ka ardhur me makinėn e tij deri pėrpara derės sė shtėpisė. Ka dalė nga makina pėr tė hapur derėn, qė tė fuste makinėn brenda dhe pikėrisht nė kėtė moment ėshtė vrarė",- thanė hetuesit.

Pėrveē ekspertizės, policia ka marrė nė pyetje edhe dhjetė persona qė mund tė kenė dijeni pėr rrethanat e ngjarjes, por deri mė tani pa asnjė rezultat konkret.
"Gjatė natės janė shoqėruar dhe pyetur nė cilėsinė e personave qė tregojnė rrethanat e dobishme tė hetimit, 10 shtetas. Nė orėt e mėngjesit ata janė lėnė tė lirė",- thanė hetuesit. Njė tjetėr dėshmi shumė e rėndėsishme pėr hetimin e ēėshtjes ėshtė edhe ajo e pronarit tė lokalit ku deputeti ka pirė kafenė e fundit.
Ai ėshtė njeriu qė ka parė pėr herė tė fundit gjallė Fatmir Xhindin dhe vetėm pak minuta mė pas ėshtė kryer vrasja. Ndėrkohė deri nė orėt e vona tė ditės sė djeshme ėshtė vazhduar me marrjen nė pyetje tė banorėve tė zonės.
Duke qenė se Roskoveci ėshtė njė qytezė e vogėl dhe njerėzit pothuajse njihen tė gjithė, hetuesit janė pėrqendruar nė zbulimin nėse vrasja ėshtė kryer nga ndonjė banor apo person i huaj qė mund tė ketė ardhur nga jashtė.
Pėr kėtė arsye janė marrė nė pyetje fqinjėt e deputetit nėse kanė parė ndonjė person tė huaj ose tė dyshimtė qė tė lėvizė nė lagje. Rezultatet e dėshmive tė marra gjatė mbrėmjes sė djeshme, nuk janė bėrė ende publike.
shekulli

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon May 04, 2009 2:01 pm nga lidabica

sa gjynah,vetem 49 vjeē me dy femije Mad
pse duhet te marrim keshtu ende jete njerezish ,O PERENDI ???
Besoj se shume shpejt vrasesi do te gjendet dhe do te mare ate qe meriton.po jo ketu tek ne s'ka denim me vdekje,sa keq,do te duhej te vendosej per cakohe,qe te behej shembull dhe te marin vesh dhe te tjeret.Vrave ,do te vritesh nga ligji.
Ishte edhe deputet,viktima Mad

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon May 04, 2009 3:44 pm nga ad

askush dhe per ēfaredo aresye nuk e meriton te vritet

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon May 04, 2009 9:50 pm nga gerrard

E veje re se per ēeshtje te rendesishme te gjithe beni komente banale, ndersa per gjera te pavlere rrime me dite te tera duke mbrojtur kyte apo ate krah, sikur tofozet e futbollit.
Une nuk e di nese kjo vrasje do te zbulohet apo jo por ka pak kohe qe ne Shqiperi kemi disa vrasje te ēuditshme shiko vdekjen e Kosta Trebickes. Duke pare se nuk mund te bejme me shume se te jemi solidal me familjaret e viktimes dhe natyrisht qe nuk mund te ua kthejme ne jete, te pakten duhet shpresuar se kjo vrasje eshte nje vrasje per motive personale apo per ndonje problem interesash te ndryshme dhe jo nje vrasje politike.
Une nuk e kam njohur viktimen por shpresoj se nuk eshte nje vrasje politike, nese do te vertetohet nje gje e tille, jo ne Europe por as ne Afrike nuk do te na pranojne. Sidoqofte une nuk kam asnje lloje motivi qe te mendoj nje gje te tille, por asnje opcion nuk duhet perjashtuar.
Ne nje vend qe vritet nje deputet ne ate vend ka diēka qe nuk shkon, ne ate vend ka nje mungese te theksuar te demokracise dhe zbatimit te ligjit. Dhe kyte mund t'a shikojme nga dy kendveshtrime, se pari kur vritet nje deputet ajo vrasje mund te jete nje vrasje politike ku eshte fakti me i rende qe mund t'i ndodhe nje demokracie, se dyti vrasja e nje deputeti mund te ndodh per shkak se deputeti mund te kete qene i lidhur me krimin dhe ne nje larje hesapesh kane arritur qe t'a vrasin.
Vetem pak ore pas vrasjes komisioneri per zgjerim Oli Ren ka dhene nje konference per shtyp ne Bruksel ku ka shprehur shqetesimin e Komisionit Europian per kyte vrasje misterioze.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue May 05, 2009 10:22 am nga lidabica

...por ka pak kohe qe ne shqiperi kemi disa vrasje te ēuditeshme,shiko vdekjen e Kosta Trebickes....
Vrasja e Kosta Trebickes(te ndjere),nuk mbeti e ēuditeshme pasi edhe nga amerikanet qe u moren me analizimin e provave, rezultoi se ishte nje aksident i paster,te pakten keshtu u publikua neper mediat tona.
Nuk dua te bej ekspertin ketu ,por vdekja e te Fatmir Xhindit,mendoj se nuk ka te beje me politiken fare,m.gj.a te presim dhe te shohim se ēdo te thone ekspertet e kesaj ngjarjeje.
Mbase do te duhej te shikohej edhe ligji i denimit me vdekje ,ketu tek ne.Shume vende e kane ende dhe do te thosha sikur per ca kohe ,duhet vendosur.Edhe keshtu-dil e vrit ,bej ca vjet burg e dil i lare me ate krim qe ke bere Shocked ,sikur nuk shkon

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue May 05, 2009 6:50 pm nga nardlushnja

Ne pergjithesi politikanet tane nuk jane te paster.
Me falni,por nuk dua te hedh balte mbi te vrarin se nuk e njoh fare,por ne pergjithesi te gjithe (pak a shume ) jane te lidhur me krimin ,drogen dhe prostitucionin.
gerard ke te drejtre kur thua qe me keto vrasje nuk jemi per ne evrope ,as per ne afrike.Gjeja e pare qe na ka kerkuar evropa eshte lufta kundre krimit dhe korrupsionit.Ne keto te dyja jemi nder shkallet me te larta ne evrope.

populli shqiptar ka nje shprehje:- peshku qelbet nga koka.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue May 05, 2009 7:14 pm nga ADMIN

nardlushnja shkruajti:Ne pergjithesi politikanet tane nuk jane te paster.
Me falni,por nuk dua te hedh balte mbi te vrarin se nuk e njoh fare,por ne pergjithesi te gjithe (pak a shume ) jane te lidhur me krimin ,drogen dhe prostitucionin.
gerard ke te drejtre kur thua qe me keto vrasje nuk jemi per ne evrope ,as per ne afrike.Gjeja e pare qe na ka kerkuar evropa eshte lufta kundre krimit dhe korrupsionit.Ne keto te dyja jemi nder shkallet me te larta ne evrope.

populli shqiptar ka nje shprehje:- peshku qelbet nga koka.
Po me vjen shume mire qe dita dites po perparon ,vetem nuk e kuptoj perse kerkon falje kur thua te verteten ,dhe injorohe kur ofendon antaret e tjere me familje ,por sinqerisht te uroj suksese qe nje dite duhet te kuptosh se baballaret tu e kan pasur plotsisht gabim

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue May 05, 2009 7:25 pm nga nardlushnja

PORTA shkruajti:
nardlushnja shkruajti:Ne pergjithesi politikanet tane nuk jane te paster.
Me falni,por nuk dua te hedh balte mbi te vrarin se nuk e njoh fare,por ne pergjithesi te gjithe (pak a shume ) jane te lidhur me krimin ,drogen dhe prostitucionin.
gerard ke te drejtre kur thua qe me keto vrasje nuk jemi per ne evrope ,as per ne afrike.Gjeja e pare qe na ka kerkuar evropa eshte lufta kundre krimit dhe korrupsionit.Ne keto te dyja jemi nder shkallet me te larta ne evrope.

populli shqiptar ka nje shprehje:- peshku qelbet nga koka.
se baballaret tu ...
Ke kerkuar qe te mos komentoj shkrimet e tua dhe vazhdon te me ofendosh
Fuck you

Edituar pėr herė tė fundit nga nardlushnja nė Wed May 06, 2009 6:13 pm, edituar 1 herė gjithsej

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue May 05, 2009 9:00 pm nga interesanti

dakort nard

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue May 05, 2009 9:36 pm nga ADMIN

Une kam kerkur qe te mesosh te sidhesh me popullin dhe mos te ofendosh ,une kam shume deshire qe ti te komentosh dhe te shprehesh mendimet tua sepse per kete te kemi prure edhe demokracine ,pershendetje nard ,pershendetje edhe ketij qe nuk komenton kurre ,une nuk e njof as frigen dhe as itimineshen prandaj mundoheni kot

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Wed May 06, 2009 6:12 pm nga nardlushnja

PORTA shkruajti:[b] sepse per kete te kemi prure edhe demokracine
Ti me solle mua demokracine????
Ku ishe ti kur une beja greve urie ne qytet studenti???
Ti je me demokrat nga une????
Ju mendoni se demokrat je kur do PD????

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Wed May 06, 2009 7:13 pm nga ADMIN

nardlushnja shkruajti:
PORTA shkruajti:[b] sepse per kete te kemi prure edhe demokracine
Ti me solle mua demokracine????
Ku ishe ti kur une beja greve urie ne qytet studenti???
Ti je me demokrat nga une????
Ju mendoni se demokrat je kur do PD????
Sigurisht qe une dhe te gjithe populli shqiptar jemi ma demokrat se ti sepse vete komentet e tua duke simpatizuar kohen e diktatures dhe duke ofenduar kohen e demokracise tregon se je pro komunizmit dhe kundra diktatures ,por me vjen mire se ke shpresa qe nje dite se shpejti do te kthehesh edhe ti ,ne po presim

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi