ILIRIADA PORTAL

Berisha: Mandatin e dyte do t’ia kushtoj rinise

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

05052009

Mesazh 

Berisha: Mandatin e dyte do t’ia kushtoj rinise





Fatjona Mejdini
Kryeministri Berisha ishte dje ne qytetin e Vlores, ku zhvilloi nje takim me te rinj e te reja, nxenes dhe studente te ketij qyteti. Sipas Berishes, liberalizimi i vizave do te jete objekti i radhes me madhori per t’u realizuar, pas anetaresimit te Shqiperise ne NATO dhe kerkeses per marrjen e statusit kandidat, ne Bashkimin Evropian. Kreu i ekzekutivit shqiptar tha se do te jete pikerisht mandati i dyte i qeverise, ai qe do te hape shtigje dhe horizonte te reja, jo vetem per te rinjte e Vlores, por per te gjithe Shqiperise. “Ne do te punojme se bashku per mandatin tone te dyte, per mandatin tuaj, mandatin e endrrave me te bukura te shqiptareve, mandatin e horizonteve te reja, e endrrave te shnderruara ne realitet, mandatin e Vlores metropol evropian, mandatin e levizjes se lire te qytetareve shqiptare”, deklaroi kryeministri Berisha ne fjalen e tij perpara nxenesve dhe studenteve te qytetit te Vlores. Sipas Berishes, qeveria i mban premtimet e saj, duke qene se tashme dy nga endrrat me te medha te shqiptareve, anetaresimi ne NATO dhe afrimi me Bashkimin Evropian jane bere realitet. “Vlora dhe Shqiperia, kishin shekuj qe prisnin keto dy data. Keto dy data sot jane realitet”, deklaroi Berisha. Sipas tij, mandati i dyte i qeverise do t’i vere nje rendesi te veēante shkollimit te te rinjve shqiptare. Ne mandatin e dyte, te gjithe te rinjte shqiptare, nenvizoi kryeministri, do te mund te shkollohen si te rinjte evropiane. Ai vleresoi se Vlora, aktualisht ka nje nga universitetet me te mira ne vend. “Ne do te bejme ēdo gje qe ju te shkolloheni ne kushtet me te mira. Sa me te ditur te jeni ju, aq me e bukur do te jete Vlora, aq me e bukur do te jete Shqiperia. Diplomat tuaja, jane vektore te zhvillimit te Shqiperise”, deklaroi kryeministri Berisha. Sipas tij, qeveria ne kater vite, trefishoi numrin e studenteve nga 52 mije ne 150 mije. Kryeministri premtoi se ne kater vitet qe vijne, ky numer do te arrije ne 160 mije studente. Kreu i qeverise deklaroi gjithashtu, se punesimi i te rinjve ka qene dhe eshte nje tjeter prioritet i qeverise qe ai drejton. Sipas Berishes, ne arritjen e objektivave per punesimin ndihmonin shume edhe investimet qe po kryheshin ne te gjithe vendin. “Ne keto vite, jane firmosur me dhjetera kontrata, te cilat punesojne dhjetera e mijera punetore, specialiste, eksperte. Ndaj dhe ne do te punojme me perkushtim, do te bejme ēdo gje per punesimin tuaj, derisa dhe nje i ri i vetem, te kete nevoje per pune ne Shqiperi”, deklaroi Berisha. Kreu i qeverise tha se me investimet e qeverise per kete qytet, Vlora i ka te gjithe mundesite per te qene nje metropol evropian. “Vlora eshte sot epiqendra turistike kryesore e vendit. Vlora nga sot, do te filloje te ndertoje parkun industrial. Ajo ka sot burimin e vet energjetik”, deklaroi kryeministri Berisha, duke u shprehur optimist per te ardhmen e qytetit bregdetare. Por nga ana tjeter, kryeministri Berisha deklaroi se gjithe Shqiperia eshte nje kantier ndertimi, nga Konispoli ne Valbone, nga Morina e Kukesit, ne Qafe Plloēe, ne Levan, ne Vjose e kudo.

“Porti i Vlores, se shpejti me i madhi i Mesdheut”

Kryeministri Berisha deklaroi dje, se se shpejti Vlora do te kete portin me te madh ne detin Mesdhe. Kete deklarate kreu i qeverise e beri gjate takimit te tij, me studente dhe nxenes te Vlores, ku premtoi se gjate mandatit te tij qeverises Vlora do te kthehej ne nje metropol evropian. “Vlora do te kete njerin prej porteve me te medha te Mesdheut. Ky qytet do te kete aeroportin e tij, ndaj dhe ju do te ndiheni gjithnje e me shume si te rinj e te reja, qytetare te metropolit te vertete evropian”, deklaroi kryeministri Berisha. Sipas Berishes, ndertimi i nje vepre te tille te rendesishme siē ishte nje port i madh do te ndikonte ndjeshem edhe ne hapjen e vendeve te reja te punes ne qytetit. Sipas Berishes, ndertimi i ketij porti, do te punesonte jo me pak se 50 mije qytetare te Vlores dhe te gjithe Shqiperise.
Koha Jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22418
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Berisha: Mandatin e dyte do t’ia kushtoj rinise :: Komentet

Mesazh prej Tue May 05, 2009 12:31 pm nga ilda

ec aty ...ka lezet lol!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue May 05, 2009 12:41 pm nga lidabica

ilda shkruajti:ec aty ...ka lezet lol!
keshtu po Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi