ILIRIADA PORTAL

“Ju rrėfej kafen e rakinė e fundit tė Xhindit para vrasjes”

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

05052009

Mesazh 

“Ju rrėfej kafen e rakinė e fundit tė Xhindit para vrasjes”




Nga i dėrguari ynė, Ferdinand Dervishi

“Ja kėtu nė kėtė karrige, nė kėtė pozicion, me fytyrė nga fshati i lindjes, piu kafenė e rakinė e fundit tė jetės Fatmiri. Vetėm 10-15 minuta mė pas e vranė...” Njeriu qė rrėfen quhet Bujar Kuka dhe ėshtė pronari i njė lokali tė njohur nė fshatin Kurjan, vendosur ndanė rrugės nė njė pozicion dominues. Deputeti kishte ndalur nė lokalin e Bujarit, i kthyer aty rreth orės 20:30 nga puna pėr pastrimin e njė parcele ullinjsh nė pronėsi tė tij. Njė parcele ullinjsh, tė cilėve nė emėr tė jetės, nė emėr tė vazhdimėsisė, u bėnte shėrbim prej gati 9 vitesh. Si tė ishte nė shtėpinė e vet, Xhindi ishte ulur nė tavolinėn e dytė nė radhė qė gjendej jashtė lokalit, mes gjelbėrimit, duke porositur kafen dhe rakinė e fundit. Pak ēaste mė pas ishte rrethuar nga bashkėfshatarėt e tė njohurit, tė cilėt gjithmonė e kishin pėr kėnaqėsi shoqėrinė e deputetit. Nė kėtė moment e kishte vėnė re edhe i zoti i lokalit, Bujari, qė ishte shkėputur njė moment nga puna ta pėrshėndeste. I pėrhumbur mes punėve tė shumta tė bar-it dhe restorantit, pronari ishte shkundur nga kjo tollovi vetėm rreth 45 minuta apo njė orė mė pas, kur njė i njohur e kishte marrė nė telefon pėr t’i treguar pėr vrasjen. Njė bisedė qė Bujari e kishte nisur me fjalė kundėrshtuese: Nuk ka asnjė mundėsi... Para njė ēerek ore e kisha kėtu, nė lokal...
Zoti Bujar, mėsuam se deputeti Fatmir Xhindi ka qenė nė lokalin tuaj para se tė kthehej nė shtėpinė e vet nė qytezėn e Roskovecit, ku e qėlluan. A ishin ju nė lokal nė kėto ēaste?
Po, ishte nė lokalin tim aty rreth orės 20:00 tė mbrėmjes. Qėndroi rreth njė gjysmė ore apo diēka mė shumė. Kishte porositur njė kafe dhe njė raki, kur e vura re dhe shkova ta pėrshėndesja. Ishte ulur ja kėtu, ku jeni ulur edhe juve, me fytyrė nga rruga. Nė tė njėjtėn tavolinė u bashkuan edhe bashkėfshatarė tanėt, pėrfshirė vėllain tim, qė mė ndihmon kėtu nė lokal.
Cilėt ishin njerėzit me tė cilėt konsumoi bisedat nė tavolinė? A vutė re ndonjė debat?
Asnjė debat. Absolutisht asgjė e ngjashme. Njerėzit ishin bashkėfshatarė tanėt qė shkuan tė takonin deputetin, tė pinin njė kafe me tė. Sepse ai nuk vinte pėrditė nė lokal. Pra ishin ata qė u gjenden rastėsisht nė lokal dhe nė afėrsi tė tij. Ne e kishim pėr nder qė ai na vinte nė lokal. Jam gati tė dėshmoj gjithė jetėn se njerėzit qė u bashkuan nė tavolinėn e tij, u bashkuan prej respektit qė ndienin pėr deputetin. Kujtoj se biseda ishte e kėndshme madje, prandaj Fatmiri qėndroi pėr gati njė orė.
Ku kishte qenė Fatmiri para se tė vinte nė lokal? A ishte i qetė?
I qetė na u duk. Ishte i veshur sportiv, pasi kishte qenė te parcela e ullinjve qė ka nė pronėsi tė tij. Kishte pastruar barin poshtė tyre. Dikush mė tha se e kishte parė me kosė nė duar.
Kur mėsuat pėr vrasjen?
Nuk kishte kaluar shumė nga ikja e deputetit. Ai iku i vetėm me makinėn e vet, njė fuoristradė. Mbase 40 minuta, mbase njė orė mė pas mė morėn miq tė mi nga Roskoveci dhe mė thanė se deputetin e kishin vrarė. Nuk u besova, pasi vetėm pak kohė mė parė e kisha nė lokal. Por nuk besova edhe pėr faktin se Fatmiri gėzonte emėr tė mirė te tė gjithė. Ai ishte nga ata njerėz qė u provuan. Ne kėtej kemi njė shprehje tė urtė: Njeriu provohet kur hipėn nė pushtet dhe kur bėhet zengjin. Sepse Fatmiri nuk ndryshoi edhe pse u bė deputet. Ishte rast i rrallė. Kėtu nė zonė i ka ndihmuar qė tė gjithė me sa ka pasur mundėsi.


Edituar pėr herė tė fundit nga ILIRI nė Tue May 05, 2009 11:22 am, edituar 1 herė gjithsej
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22553
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

“Ju rrėfej kafen e rakinė e fundit tė Xhindit para vrasjes” :: Komentet

avatar

Mesazh prej Tue May 05, 2009 10:44 am nga ILIRI

“Djali i Xhindit shpėtoi se u fsheh”

Ferdinand Dervishi

“Fėmijėt ruhen nga engjėjt”. Kėshtu thotė njė urtėsi shqiptare dhe mbase jo vetėm. Ėngjėjt u rrinė atyre pranė dhe u thonė se si tė veprojnė, me qėllim qė tė shmangin shumėfishimin e tragjedive. Thjesht u pėshpėritin nė vesh pėr tė fuqizuar njė tjetėr instinkt, me qėllim qė tė modifikojnė njė linjė dytėsore nė udhėn e paracaktuar, por edhe duke u kujdesur qė gjithēka tė duket krejt natyrale, me qėllim qė askush tė mos dyshojė. Kėshtu ka ndodhur edhe me Albanin, djalin e vogėl, 14-vjeēar, tė deputetit tė vrarė Fatmir Xhindi.
Sepse i ati e merrte gjithmonė me vete mė tė voglin, qė e pėlqente aq shumė fshatin, miqtė e pėrzgjedhur atje mes kushėrinjve tė shumtė. Edhe ditėn qė i ati do tė vritej, 14-vjeēari ishte bashkė me tė nė parcelėn e ullinjve. Njė pllajė mahnitėse mes qilimit tė barit tė shpėrthyer nga lagėshtira, e cila kėnaqte shumė jo vetėm fėmijėn, por edhe vetė tė atin, qė po arrinte tė pesėdhjetat. Nė mbrėmje tė dy kishin marrė rrugėn e kthimit, pėr tė ndalur si gjithmonė nė lokalin e Bujarit, ku fėmija shfrytėzonte rastin tė bėnte njė dorė bilardo me bashkėmoshatarėt, ndėrsa i ati njė dorė muhabet me tė njohurit. Pikėrisht nė kėto momente ėngjėjt kanė folur me Albanin. Duke i modifikuar itinerarin e lėvizjes. Njė veprim i thjeshtė i kryer me anė tė metodės sė joshjes ndaj lodrave tė moshės. I bėrė bashkė me dy shokė tė tij, Mario dhe Andi Abedinin, qė tė dy tė sė njėjtės moshė, teksa deputeti pinte i qetė mes tė njohurve kafen dhe rakinė e tij, ata kishin bėrė plan qė atė mbrėmje tė luanin futboll nė kalēeton qė gjendej pranė tė njėjtit lokal.
“Albanit i pėlqeu tė luante me ne futboll dhe u fsheh me qėllim qė i ati tė mos e merrte me vete nė Roskovec. Ato ditė ai kishte ardhur nė fshat, rrinte tė daja, por i ati i kishte thėnė se do e merrte me vete”, rrėfejnė fėmijėt e padjallėzuar, duke treguar madje dhe njė shkurre ku kishin qėndruar tė tre tė tulatur duke pritur me zemėr tė ngrirė derisa deputeti tė ēohej dhe tė largohej me makinė. Kėshtu edhe kishte ndodhur. Fėmijėt kishin parė Fatmirin tė ndahej me njerėzit dhe tė kėrkonte me sy tė birin. “Kėrkoi me sy, pa edhe kėtej nga ishim fshehur, por nuk na diktoi. Pastaj i hipi makinės dhe iku”, rrėfejnė fėmijėt pėr momentin qė i ka shpėtuar jetėn bashkėmoshatarit tė mikut tė tyre. Njė mrekulli, qė ardhur pas argumentit se vrasėsi qė ishte treguar i ashpėr e gjithė duf dhe nė ekzekutim, nuk do tė kishte kursyer askėnd, as fėmijėn qė nė ēdo rast do e kishte konsideruar njė dėshmitar eventual.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue May 05, 2009 10:44 am nga ILIRI

Fluks telefonatash nė numrat 06941 03251 dhe 06941 07 507
Policia: 250 mijė euro informatorit qė tregon autorin e vrasjes sė deputetit

TIRANE - Policia vendosi nė dispozicion 250 mijė euro pėr personin qė do tė japė informacione nė lidhje me autorin e vrasjes sė deputetit socialist Fatmir Xhindi. Menjėherė pasi kjo shifėr ėshtė bėrė publike gjatė njė komunikimi me mediat nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė, nė numrat e vėnė nė dispozicion pėr informatorėt ka pasur njė fluks telefonatash nga persona tė ndryshėm, kryesisht banorė tė Fierit, Roskovecit dhe fshatit Kurjan. Sipas burimeve nga policia shumė shpejt telefonuesit, tė cilėt pretendojnė se mund tė hedhin dritė rreth ngjarjes, do tė merren nė pyetje nga oficerėt e policisė, duke u ruajtur anonimati i tyre. Policia ka publikuar tė dhėnat e para tė grupit hetimor qė ėshtė ngritur me zbardhjen e rrethanave tė ngjarjes dhe kapjen e autorėve. Grupi hetimor drejtohet nga drejtuesit e Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda, ekspertėt mė tė mirė tė hetimit tė krimit nė Policinė e Shtetit, ekspertė tė Laboratorit Shkencor, tė Institutit tė Mjekėsisė Ligjore dhe tė strukturave tė SHISH-it. Operacioni qė po zhvillohet pėr identifikimin dhe kapjen e autorėve, tė cilėt sipas policisė dyshohet se janė dy persona, drejtohet nga Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė, Ahmet Prenēi dhe marrin pjesė tė gjitha strukturat e policisė. Nė fazėn e parė tė hetimeve ėshtė bėrė kėqyrja e hollėsishme e vendit tė ngjarjes, filmimi dhe fotografimi i tij dhe janė sekuestruar nė cilėsinė e provės materiale 15 gėzhojave model 56, kalibri 7.62 milimetra, njė pako aspirinė tabletė dhe njė qese plastmasi. Gjithashtu ėshtė bėrė ekzaminimi mjekoligjor i kufomės, marrja e mostrave tė gjakut nga viktima dhe vendi i ngjarjes. Tė gjitha kėto prova janė vėnė menjėherė nė dispozicion tė Laboratorit Qendror Kriminalistik dhe Institutit tė Mjekėsisė Ligjore pėr pėrpunime dhe ekzaminime krahasuese tė mėtejshme. Gjatė mbrėmjes sė tė shtunės dhe gjatė gjithė ditės sė djeshme janė shoqėruar pėr t’u marrė nė pyetje nė cilėsinė e dėshmitarėve 15 persona. Paraprakisht nga analizimi i kėtyre provave tė para, ka rezultuar se deputeti Xhindi ėshtė qėlluar nga njė distancė rreth 2 metra dhe ėshtė pėrdorur vetėm njė armė pėr vrasjen e tij, pasi gėzhojat dhe plumbat e gjetur i korrespondojnė vetėm njė modeli. e.d

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue May 05, 2009 10:45 am nga ILIRI

Cilėsia deputet
Pista e parė qė po hetohet nga policia dhe Prokuroria ėshtė vrasja e Fatmir Xhindit pėr shkak tė cilėsive tė veēanta tė deputetit. Mundėsia e ekzekutimit pėr shkak tė detyrės sė viktimės si deputet i Kuvendit tė Shqipėrisė, sipas hetuesve, ėshtė apriori njė variant qė duhet tė verifikohet deri nė fund. Fakti i tė qenurit deputet, si dhe tė dhėnat qė tregojnė se ekzekutori mund ta ketė njohur viktimėn derisa ka pritur nė afėrsi tė banesės sė tij, tregojnė se autori i krimit ka qenė nė dijeni tė cilėsisė sė Fatmir Xhindit si deputet i Kuvendit nė momentin kur ka kryer vrasjen. Pėr kėtė shkak, kjo ėshtė njė nga pistat kryesore tė ngritura nga Prokuroria e Krimeve tė Rėnda.

Pronėsia
Mosmarrėveshjet e mundshme pėr ēėshtje tė pronėsisė mbi tokat nė fshatin Kurjan, janė mes pistave kryesore qė po hetohen pėr vrasjen e deputetit. Mėsohet se mė pari ai ka qenė edhe kryetar komune nė kėtė zonė, dhe veē pronės sė tij, ka qenė institucionalisht i angazhuar nė procesin e ndarjes dhe nėnshtrimit tė tokave bazuar nė ligjin 7501. Policia ka tė dhėna pėr tė paktėn tri raste tė pretendimeve tė pronėsisė. Kėto raste mėsohet se nuk kanė tė bėjnė vetėm me ullishtet, qė kishte nė pronėsi tė tij deputeti por edhe me toka tė tjera nė zonė, tė cilat janė kthyer dhe administruar sipas ligjit 7501 gjatė 10-vjeēarit tė fundit nė rrethin e Fierit.

Personale
Kjo ėshtė njė nga pistat delikate pėr tė cilėn policia dhe prokuroria nuk preferojnė tė bėjnė shumė komente. Megjithatė mėsohet se grupi i hetimit ka siguruar disa dėshmi, prova dhe informacione qė flasin pėr njė variant tė vrasjes pėr shkaqe personale. Pamundėsia pėr tė identifikuar autorin e ngjarjes dhe pėrcaktimi i shkakut, e kanė detyruar grupin e hetimit tė verifikojė edhe mundėsinė qė ngjarja tė ketė ndodhur pėr shkaqe personale qė kanė tė bėjnė me viktimėn. Pėr shkak se disa prej tė dhėnave nė kėtė drejtim pėrbėjnė informacione intime, grupi i hetimit nuk dha detaje tė mėtejshme. Sipas policisė, ka disa dėshmi qė tregojnė mundėsinė e kryerjes sė krimit pėr shkaqe personale tė viktimės.

Sherr i ēastit
Nė mėnyrė zyrtare Policia e Shtetit konfirmoi dje se ėshtė duke hetuar nė mėnyrė tė detajuar ditėn e fundit tė jetės sė deputetit tė PS-sė. Sipas burimeve zyrtare, po punohet me dėshmitarėt dhe personat qė ka takuar deputeti si dhe me familjarėt e tij, pėr tė zbardhur itinerarin e lėvizjes dhe kontaktet qė deputeti ka pasur gjatė gjithė ditės para se tė binte pre e atentatit nė oborrin e banesės sė tij. Mundėsia e njė konflikti apo mosmarrėveshje tė ndodhur tė shtunėn po hetohet si shkak i mundshėm i krimit tė rėndė, i cili duket se nuk ėshtė planifikuar mė sė miri dhe pėr njė kohė tė gjatė. Veē kėsaj, sipas policisė, 15 plumbat e shkrehur nė drejtim tė deputetit tregojnė njė lloj mllefi tė ekzekutorit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue May 05, 2009 10:45 am nga ILIRI

Skema, autori hezitoi tė qėllonte nė fillim

TIRANE- Njė siluetė e zezė ulur nė bisht, fshehur nė errėsirė pas disa blloqeve betoni tė mbetura nga siloset e dikurshme tė kooperativave nė pritje tė viktimės sė vet. Fshehur vetėm 3-4 metra larg portės hyrėse tė shtėpisė sė deputetit Fatmir Xhindi. Kėshtu ėshtė rindėrtuar nė skenarin e hetimit pjesa e parė, apo zanafilla e gjithė veprimit qė arriti kulmin me vrasjen e deputetit dhe largimin me sukses tė autorit tė krimit. Mė tej makina e deputetit ėshtė shfaqur nė krye tė rrugės, dritat kanė rrahur betonet e siloseve dhe silueta e zezė e mbledhur kruspull ėshtė zvogėluar edhe mė, duke u ngjeshur nė drejtim tė errėsirės. Deputeti ishte i vetėm. I vetėm fare. Ai kalon nė kėmbėt e siluetės, por vrasėsi nuk reagon. Deputeti frenon para portės sė shtėpisė pa e fikur motorin e fuoristradės sė markės “KIA” me ngjyrė tė zezė dhe zbret nga kabina me qėllim qė tė hapė portat. Por edhe nė kėtė ndėrkohė tė dytė vrasėsi nuk tundet, nuk del, nuk gjen kurajo, edhe pse deputetin e ka afėr, krejt tė pambrojtur. Edhe pse ka rastin mė tė mirė. Silueta pret, mbase i mėdyshur, mbase i frikėsuar pėrballė pasojės sė llogaritur. Deputeti futet nė makinė dhe bėn jo mė shumė se 3 metra para. Sepse vendi i parkimit ėshtė i ngushtė. Pastaj del qė tė mbyllė portėn, por edhe tė marrė disa rroba nga bagazhi i makinės. Pikėrisht nė kėtė moment silueta ngrihet dhe qėllon barbarisht nga pas shpine...
Vendngjarja
Sipas hetimit, gjashtė plumba tė armės “Kallashnikov” e kanė shpuar tejpėrtej trupin e deputetit Xhindi nė pjesėn e gjoksit, ndėrsa njė ka dėmtuar edhe kokėn. Njė nga plumbat ka shkėrmoqur xhamin e pasmė tė fuoristradės, ndėrkohė qė njė tjetėr, i devijuar, ka pėrfunduar lart, nė kornizėn metalike tė dritares sė katit tė dytė. “Deputeti ėshtė qėlluar nga rreth 3 metra afėr. Kjo sepse katėr nga gėzhojat kanė rėnė pranė e pranė, fakt shkencor qė tregon se vrasėsi ka qenė pikėrisht nė atė pozicion”, pohoi njė nga hetuesit e ngjarjes. Tė parėt e mbėrritur nė vendngjarje kanė qenė familjarėt e deputetit. Ata, duke parė qė trupi pėrpėlitej, pra duke menduar se ai mund tė mos e humbte jetėn nėse do tė dėrgohej me urgjencė nė spital, e kanė lėvizur duke prishur njė pjesė tė vendngjarjes. Gjithsesi, sipas hetimit, njė pjesė e jo shumė e rėndėsishme. “Kemi pohime se kanė dėgjuar fjalė tė konsumuara mes vrasėsit dhe viktimės, por edhe pohime tė tjera se nuk ėshtė dėgjuar asnjė fjalė e vetme, kėshtu qė edhe nė kėtė pikė jemi nė vendnumėro”, pohoi i njėjti. Mbetur kėtu, hetuesit, duke rindėrtuar momentin e ekzekutimit, kanė dalė nė pėrfundimin se vrasja ka nė vetvete njė egėrsi tė skajshme. “Sikur dikush ka dashur tė shfrejė njė duf tė madh”, ishte mendimi i hetuesve.
Kėrkimet
“Edhe vetė Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė gjatė natės erdhi me ne nė terren, pėr tė marrė pjesė edhe ai nė kėrkimin e gjurmėve tė vrasėsit”, pohoi njė nga krerėt e policisė lokale tė Fierit. Njė detaj qė tregon vlerėsimin e ngjarjes sė pazakontė. Sipas tė njėjtit, ishte supozuar se vrasėsi, pas krimit, ishte larguar nė kėmbė nė drejtim tė kundėrt me rrugėn kryesore tė lagjes, pėrmes njė terreni me pak banesa dhe qė rreth 200 metėr mė tej vazhdon me fusha tė mbjella. Pikėrisht nė kėtė drejtim policia pėr gjatė gjithė natės kėrkoi pėr ndonjė gjurmė tė largimit tė autorit, por pa ndonjė rezultat tė njohur. Mė tej edhe kėrkimet pėr armėn, e supozuar se mund tė ishte hedhur apo fshehur nė kėtė zonė, sidomos nė njė sipėrfaqe kėnetore, nuk kanė dhėnė rezultat. “Vendngjarja ėshtė gjysma e punės, por nė kėtė rast ajo na ka ndihmuar shumė pak”, pohoi njė nga hetuesit. Ndėrkohė strategjia e ndėrtimit tė veprimeve nga policia ka pėrfshirė gjurmime tė ndryshme, tė pėrcaktuara nė bazė tė pistave tė hetimit. Fe.De

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue May 05, 2009 11:22 am nga ILIRI

Fier-Mediat bėjnė tė ditur se ėshtė identifikuar autori i vrasjes sė deputetit tė Partisė Socialiste Fatmir Xhindi. Megjithatė, emri i tij nuk bėhet ende i ditur, pasi hetimet janė sekrete. Lajmi i pa konfirmuar zyrtarisht ėshtė bėrė i ditur ngas Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve tė Rėnda.

Tė njėjtat burime thotė se arrestimi i vrasėsit ėshtė ēėshtje orėsh. Sekreti i gjithė operacioni ėshtė tek njė pako aspirinash. Gjurmėt e gishtėrinjve tė gjetura aty, tregojnė se ato nuk i pėrkasin deputetit Xhindi, por njė banori tė fshatit.

Pėrfundimi pėr kėtė, erdhi pas verifikimeve tė bėra. Operacioni pėr kapjen e autorit, i zhvilluar pėrgjatė ditės sė djeshme ka rezultuar i pasuksesshėm. Deri nė orėt e vona tė mbrėmjes, forcat policore kanė kontrolluar kodrat e Roskovecit, pasi dyshohej se autori i dyshuar fshihej aty, pa mundur ta prangosnin.
start

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue May 05, 2009 12:42 pm nga lidabica

kan per ta kap s'ka ku shkon,jo.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi