ILIRIADA PORTAL

Emrat e Edvinit shkaktojnė revolta nė degėt socialiste tė Elbasanit e tė Lezhės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

05052009

Mesazh 

Emrat e Edvinit shkaktojnė revolta nė degėt socialiste tė Elbasanit e tė Lezhės




Rama ka shkelur kodin e vdekjes, duke kryer njė konsultim politik me krerėt vendorė tė Lezhės e tė Elbasanit, edhe pse socialistėt e vjetėr kanė kundėrshtuar tė punojnė pėr tė sjellė nė parlament Olta Xhaēkėn e Erion Velisė, apo ylberistėt 99-sha, Saimir Tahiri e Lindita Nikolli. Krerėt vendorė kanė refuzuar kandidaturat e Ramės, duke paralajmėruar njė pėrēarje finale nė radhėt e sė majtės, ende pa nisur fushata zgjedhore e 28 qershorit

TIRANE – Sherri qė Edi Rama po thellon gjithnjė e mė shumė me strukturat e PS-sė, ka zbritur dje edhe nė degėt e kėsaj partie nė Elbasan e Lezhė. Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, i cili po pėrballet me kundėrshti brenda strukturave tė partisė, pėr “privatizimin” qė ai i ka bėrė listės sė kandidatėve pėr deputetė, ka tentuar dje tė fillojė formalisht konsultimet pėr sa i pėrket hartimit tė listės zgjedhore tė selisė ylberiste pėr betejėn elektorale tė 28 qershorit. Por, pėrkundėr kėsaj pėrpjekje, Rama dje nė takimin me drejtuesit e degėve tė PS-sė, tė Elbasanit dhe tė Lezhės, ka demonstruar se ai ėshtė pjesė dhe pėrgjegjėsi i vetėm i thellimit tė hendekut mes tij dhe strukturave tė partisė.
Nga ana tjetėr, pėrballė tentativės sė Edi Ramės, pėr tė shpėrndarė lajme dhe informacione pėr njė “konsultim demokratik”, mbi pėrzgjedhjen e emrave tė kandidatėve nėpėr listat e deputetėve tė qarqeve, mėsohet se realisht ai e ka bėrė gati kėtė listė. Pėrkundėr kėsaj, pėrpjekjet e fundit, nuk janė asgjė mė shumė se njė farsė qė kreysocialisti ka zgjedhur tė mashtrojė anėtarėsinė e PS-sė, dhe tė justifikojė mė pas largimin nga listat tė “tė padėshiruarve”, pėr kandidatė tė mundshėm pėr deputetėt.

Konfliktet zbresin nė Elbasan e Lezhė
Duke pėrfituar nga vendimi i njė dite mė parė pėr ndėrprerjen e pėrkohshme tė aktivitetit politik pėr shkak tė vrasjes sė deputetit Fatmir Xhindi, Rama ka zhvilluar dje paradite nė mjediset e selisė ylberiste njė takim me krerėt e degėve tė PS-sė nė Elbasan e Lezhė. Ky takim, qė kishte si qėllim “konsultimin” pėr emrat e kandidatėve pėr deputetė tė PS-sė, nė kėto qarqe, ka pėrfunduar nė sherr midis kryesocialistit dhe krerėve lokalė tė partisė.
Kreu i PS-sė sė Elbasanit, Agim Leka, prezent nė takimin e djeshėm me Edi Ramėn, duket, nuk ėshtė joshur nga premtimi i kryesocialistit “se edhe ti do tė jesh nė grupin e punės”. Pėrballė kėsaj “oferte”, mėsohet se Agim Leka, nė mėnyrėn mė tė drejtpėrdrejtė, i ka kėrkuar Edi Ramės, tė jetė mė konkret dhe t’i thotė se i sati do tė jetė ai vetė (Agim Leka), nė listėn e kandidatėve pėr deputetėt tė PS-sė, nė qarkun e Elbasanit.
Pėrballė kėsaj kėrkese Rama i ka bėrė tė ditur Lekės, se Valentina Leskaj do tė kryesojė listėn e kandidatėve tė PS-sės, nė qarkun e Elbasanit. Kur pas kėtij “sinqeriteti” Agim Leka i ka kėrkuar tė jetė i dyti nė kėtė listė, Edi Rama nuk ia ka bėrė tė gjatė, por i ka lėnė tė kuptojė se ende nuk ishte i qartė nėse, i dyti nė listėn e qarkut tė Elbasanit, do tė ishte Saimir Tahiri i Fondacionit “Qemal Stafa”, apo Olta Xhaēka e G 99-s.
Menjėherė pas kėsaj, i fyer dhe i shpėrfillur, Agim Leka, nuk ka pasur tė bėjė asgjė mė shumė, sesa tė adresojė njė lumė fyerjesh e kėrcėnimesh nė adresė tė kryesocialistit Edi Rama.
Edhe ballafaqimi i djeshėm me kreun e PS-sė sė Lezhės, mėsohet se nuk ka qenė aq “miqėsor” e kėshillues” sa ishte paralajmėruar. Gjovalin Kadeli, kreu i PS-sė sė Lezhės nuk e ka mirėpritur idenė e Edi Ramės pėr tė vendosur tė parėn nė listėn e kandidatėve pėr deputetė nė kėtė qark, Lindita Nikollin, kreun aktual tė Minibashkisė Nr. 1 tė Tiranės. Kadeli mėsohet se e ka lakmuar vetė kėtė pozicion, i cili i ėshtė refuzuar nga Edi Rama.
Fundi i kėtij takimi “kėshillues” ka qenė i njėjtė. Nė zemėrim e sipėr, Gjovalin Kadeli ka “kryer detyrimin e tij”, duke lėshuar sharjet dhe kėrcėnimet e radhės ndaj kreut tė PS-sė, Edi Rama.

Konsultimet pėr kandidatėt njė farsė e Edi Ramės
Pėrpos informacioneve qė Edi Rama “trafikon” nėpėr media se medemek ka filluar konsultimet pėr listat e kandidatėve, bashkėpunėtorėt e tij mė tė ngushtė tė axhendės sė pėrpilimit tė njė liste tė plotė tė emrave, bėjnė tė ditur se kjo listė ka pėrfunduar dhe se ajo do t’i prezantohet opinionit publik nė afatin e fundit qė parashikon Kodi i ri Zgjedhor, saktėsisht nė 13 maj.
Burime afėr kreut tė PS-sė, bėjnė tė ditur se pėrpos kėsaj procedure rutinė “nė emėr tė konsultimeve”, Edi Rama ka pėrcaktuar tashmė se cilėt do tė bėjė pjesėtarė tė aventurės sė tij me politikėn e re dhe cilėt nga figurat e njohura te selisė rozė do t’i nxjerrė nė pension tė parakohshėm.
Pavarėsisht kėrshėrisė sė medias, Partia Socialiste ka mbetur vazhdimisht e bunkerizuar pėr sa i pėrket kėsaj ēėshtje, njė heshtje kjo qė ka shkaktuar jo pak tension nė radhėt e grupit parlamentar socialist dhe nė tėrėsi nė selinė qendrore tė Partisė Socialiste. Mė tė qetė pėr momentin, duket se janė bashkėpunėtorėt e ngushtė tė Ramės nė bashkinė e Tiranės qė duket se e kanė tė sigurt kandidimin ndėrsa po aq tė sigurt janė edhe disa “xhaketa tė vjetra” qė kanė mbėshtetur me fanatizėm linjėn politike tė kryesocialistit, pavarėsisht se kohė pas kohe reformat drastike strukturore tė ndėrmarra nga ky i fundit, kanė rėnė ndesh me Statutin e PSSH-sė.
Detyrimi qė kodi imponon pėr daljen e secilės forcė me emrat e vetė, i mundėson Ramės qė me 140 emrat pėr kandidatė tė bėrė jo pak ndere rretheve tė tij tė njohura, duke promovuar nė fushatė emra qė mbase do tė dėgjohen pėr herė tė parė nga opinioni publik.
Disa kohė mė parė Rama pati deklaruar se hartimi i listave tė kandidatėve pėr deputet do tė bėhet pėrmes njė procesi demokratik dhe transparent. Sipas tij listat e kandidatėve do tė pėrgatiteshin nėpėrmjet njė procesi tė gjere konsultash me qytetarėt. Por pėrgjatė turit nėpėr rrethe pėrveē fjalimeve standarde mbi pėrplasjen e madhe tė “politikės sė vjetėr” dhe “politikės sė re”, askush nga simpatizantėt e thjeshtė nuk ka mundur qė tė kuptojė nėse ka apo jo konsultime, marrje mendimesh apo propozime emrash konkretė. Ngushėllimi i vetėm nė kėtė rast ėshtė fakti qė nė kėtė ēėshtje nuk janė tė paqarta vetėm fatet e shumė deputetėve aktualė tė grupit parlamentar tė PS-sė por mbetet i dyshimit edhe pozicioni qė vetė kryesocialisti Rama do tė ketė nė kėtė pėrballje elektorale, e cila ndryshe nga ajo e lokaleve tė shkurtit 2007 dhe gjithnjė nėse statuti i retushuar e ka njė farė vlere, pėrbėn edhe provėn e zjarrit pėr kryebashkiakun qė nėse humb detyrohet qė tė braktisė drejtimin e selisė rozė.
55
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22433
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Emrat e Edvinit shkaktojnė revolta nė degėt socialiste tė Elbasanit e tė Lezhės :: Komentet

avatar

Mesazh prej Tue May 05, 2009 12:43 pm nga blu

Edvini po mendohet , KUJT TJA VEJ E KUJT TJA HEQ ( EMRIN NGA LISTA ) ? Nje gje eshte e sigurte qe 99-ci ERJON VELIAJ e ka brenda .(EMRIN) dhe nuk ja heq njeri gjalle ne bote.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue May 05, 2009 12:53 pm nga lidabica

Fundi i kėtij takimi “kėshillues” ka qenė i njėjtė. Nė zemėrim e sipėr, Gjovalin Kadeli ka “kryer detyrimin e tij”, duke lėshuar sharjet dhe kėrcėnimet e radhės ndaj kreut tė PS-sė, Edi Rama.
i pafsha me parruke....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue May 05, 2009 2:16 pm nga emigranti

honkshin kokat e njoni tjetrit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue May 05, 2009 7:45 pm nga Blu

Edvini po mendohet , KUJT TJA VEJ E KUJT TJA HEQ ( EMRIN NGA LISTA ) ? Nje gje eshte e sigurte qe 99-ci ERJON VELIAJ e ka brenda .(EMRIN) dhe nuk ja heq njeri gjalle ne bote.

Emri im i vertet nuk eshte blu.Une kam emer si gjithe njerezit e tjere por nuk dua te prezantohem sepse jam me nje funksion qe nuk mund tja u them sepse do ta kuptonit menjehere se cili jam.
Blu e kam si pseudonim sepse qe kam qene simpatizant i PD .Jo se tani nuk jam ,por PD me ka vleresuar duke me afruar ne gjirin e saj .Me vjen keq qe do te shpreh nje keqardhje.Jam direkt krahu i djathte i Sali Berishes,dhe ai mua nuk ma ka vene(emrin ne liste)Pse me i mire nga une eshte erjon veliaj qe gjithmon ja ka vene Edi Rama.Pse ai ta kete brenda dhe une jo????
E kam diskutuar kete gje edhe me Sali Berishen,bile i jam pergjeruar,qe po te ma veje do te jem me i denje,ama te ma veje.
Jam i bindur se ne nje te ardhme te shpejte edhe mua do te ma vene dhe do ta kem brenda per gjithmon

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue May 05, 2009 8:50 pm nga interesanti

ka keq je qe te ta vejn (emrin ne liste)???????!!!!!!!!!!!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Wed May 06, 2009 11:03 am nga blu

ha ha ha ju djeg o GAY 99.Une thashe te verteten , po ju silleni si GAY , perdorni dhe fustane sic veshi Erjon Veliaj simpatizantet e vet , lyeni dhe me buzekuq, komentoni dhe ne emrin tim . Ndajeni mendjen , e dime qe jeni Ylberista , as meshkuj as femra tamam GAY 99.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi