ILIRIADA PORTAL

Lista e kandidatėve tė Edvinit, zanafilla e krijimit tė njė partie politike private

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

06052009

Mesazh 

Lista e kandidatėve tė Edvinit, zanafilla e krijimit tė njė partie politike private




Pas Elbasanit dhe Lezhės, harta e pakėnaqėsive nė PS, ka pėrfshirė dje edhe Vlorėn, Dibrėn e Kukėsin, por Edvini ėshtė i vendosur qė vendet e sigurta nė listat e kandidatėve t’i mbushė me ylberistėt e tij, tė cilėt pas humbjes nė zgjedhje do tė pėrbėjnė edhe bėrthamėn e partisė sė re politike, e cila do tė jetė krejtėsisht private

TIRANE – Edi Rama po pėrpiqet tė krijojė njė grup tė vetin, jo tė PS-ės, parlamentar, pas zgjedhjeve tė ardhshme parlamentare. Pėr kėtė, ai po bėn kujdes qė nė listat e kandidatėve pėr deputetėt tė kėsaj partie, tė vendosė nė vendet e para tė konsideruar tė sigurt, miqtė dhe tė besuarit e tij. Nga ana tjetėr, kjo sjellje e kruesocialsitit, i cili qėllim tė vetėm ka krijimin e njė grupi prej 30 deputetėsh tė vetėt, ka bėrė qė epidemia e pakėnaqėsive tė “tė rrezikuarve” pėr deputetė tė mundshėm tė PS-ės, po pėrhapet nėpėr gjithė degėt e kėsaj partie.
Dje, “sherri” as zhgėnjimeve tė ardhės, ka mbėrritur nė Vlorė, ku “tė pakėnaqurit” kanė qenė Arben Malaj dhe Eltar Dede.
Situata nuk paraqitet “Miqėsore” pėr PS-nė, as nė degėn e Dibrės, ku “viktima” e radhės, ėshtė Ylli Manjani.
Qarku i Kukėsit, duket se pėr Edi Ramėn nuk shėrben vetėm pėr tė “bėrė kurban” Pandeli Majkon, por edhe pėr t’i dhėnė mesazhin ish-policit Asllan Dogjani, se nuk ia ka mė nevojėn as atij.

Edhe Vlora pėrfshihet nė hartėn e sherrit socialist
Dje pakėnaqėsitė kanė zbritur edhe nė degėn e PS-sė nė Vlorė. Ndėrsa anėtarėsia e kėsaj partie nuk e ka kuptuar shumė domethėnien e shoqėrimit tė Edi Ramės dje nė Novoselė edhe nga Luiza Xhuvani, njė e gjė e tillė nuk i ka shpėtuar Arben Malajt, i cili ndėrsa ka marrė mesazhin se aktorja do tė jetė e para nė listėn e kandidatėve pėr deputetėt nė Qarkun e Vlorės, nuk e ka lėnė pa shprehur reagimin e tij negativ.
Njėrės tė afėrt tė “protagonistėve” Edi Rama dhe Arben Malaj, kanė bėrė tė ditur dje, se midis tyre ka pasur njė debat, nėpėrmjet tė cilit Malaj ka shprehur pakėnaqėsinė e tij, pse Luiza Xhuvani duhet tė jetė e para nė Qarkun e Vlorės dhe ka marrė si pėrgjigje indiferentizmin dhe shpėrfilljen e kryesocialistit.
“Nuk mund tė pėrfaqėsohemi nė Vlorė, edhe me njė tjetėr femėr nė krye tė listės sė kandidatėve tė PS-ės”, i ka bėrė ėt ditur Arben Malaj, Edi Ramės, i cili i ka kujtuar se nė mė tė shumtėn e qarqeve, kėto lista i kryesojnė femra.
Pėrballė kėtij zemėrimi, Malaj ka marrė pėrgjigje ironike nga Edi Rama “se po tė duash mund tė bėsh edhe ndonjė zgjedhje tjetėr, alternativat nuk mungojnė”.
Ndėrkohė, mėsohet se pakėnaqėsi kjo pėrzgjedhje e Edi Ramės, ka shkaktuar edhe te kreu lokal i PS-ės sė Vlorės, Eltar Dede. I ndjerė lėnė pas dore, kreu u PS-ės sė Vlorės, ka debatuar me Edi Ramėn, duk i kujtuar atij se rreth tri vjet mė parė u keqpėrdor nga kryesocialisti, pėr tė shmangur nga kreu i degės sė kėsaj partie, kandidaturėn e Marika Ēakėrrit. I keqpėrdorur dhe tashmė i braktisur e i shpėrfillur, Eltar Dede ka guxuar tė kėrkojė “shpėrblimin”, por mėsohet e ka marrė nga Edi Rama, pėrgjigjen e radhės prej arroganti, injoruesi dhe fyesi.

Dibra dhe Kukėsi, qarqet me mesazhe zhgėnjimi
Zemėrimi ndaj Edi Ramės ka gjetur pėrhapje edhe nė degėt e PS-ės, nė Dibėr e Kukės.
Nė Dibėr, “i zhgėnjyeri” i radhės ka qenė Ylli Manjani, i cili kur ka mėsuar se respektivisht vendet e para tė listės sė kandidatėve tė PS pėr deputetė tė kėtij qarku ishin ndarė mes Sadri Abazit dhe Qemal Minxhozit, nuk ėshtė ndjerė i “joshur” nga vendi i tretė qė i kishte rezervuar Edi Rama. Nė zhgėnjim e sipėr, tentativa e Manjanit pėr “sqarim” me kryesocialistin Rama, ka pėrfunduar pa rezultat, ndėrsa si alternativė tjetėr i ėshtė ofruar vendi i dytė nė listėn e kandidatėve tė PS-ės, pėr Qarkun e Lezhės, bashkė edhe me “inkurajimin” tallės, “po tė punosh, ke mundėsi tė dalėsh deputetė, edhe i dyti nė listėn e Lezhės, edhe i treti nė listėn e Dibrės”.
Edhe nė Kukės, gjendja e kandidaturave nuk ėshtė mė e mirė.
Ndėrsa vendin e parė nė listėn e kandidatėve pėr deputetė tė PS-ės nė kėtė qark, Edi Rama ka vendosur Mimi Kodhelin, ish-polici Asllan Dogjani ėshtė ndjerė edhe ca mė shumė si i vėnė nė lojė, kur atij as vendi i dytė nuk i ėshtė ofruar “sa pėr tė larė gojėn”, ndėrsa pėr kėtė pozicion, kreysocialisti, ka zgjedhur tė “bėjė kurban” Pandeli Majkon.
Njė situatė e tillė, nuk ka kaluar pa reaksion nga ana e ish-policit Dogjani, tė cilit nuk i ka ngelur tė bėjė asgjė mė shumė se tė pranojė talljen dhe konsumimin pa bereqet qė i ka bėrė Edi Rama, prej disa muajsh
55
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22713
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Lista e kandidatėve tė Edvinit, zanafilla e krijimit tė njė partie politike private :: Komentet

avatar

Mesazh prej Wed May 06, 2009 6:08 pm nga ad

Se si se qysh se tek erdhi Edvini ne krye te PS kjo mbetet akoma nje mister, por qe Edvini as ka qene as eshte dhe as do te jete i majte dhe aq me pak i djathte kjo dihet dhe tashme eshte provuar.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Wed May 06, 2009 6:32 pm nga lidabica

Fatos Nano ja ka dhene teseren e kuqe ketij kellire

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi