ILIRIADA PORTAL

Durres-Kukes vigjilje e fundit te shumepritur

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

07052009

Mesazh 

Durres-Kukes vigjilje e fundit te shumepritur




Nga Rresheni Denis Dedej
Vetem 53 dite dhe filli mi i punes ne “pro jektineshekullit” per Shqiperine do te jete gati. Ky projekt ka marre tashme formen e nje superstrade dhe pergjate gjithe rruges shikohen brigada te medha pune te cilat punojne per detajet e fundit per mbarimin e ketij aksi rrugor. Gjate rrugetimit per te vizituar rrugen me te famshme ne Shqiperi, kuptohet rendesia e saj, ku per te pare punimet e bera duhet te kalosh nepermjet mijera kthesash, te cilat ngjajne me nje rruge qe duket se s’do te mbarojekurre. Ndersa udheton mbi rruget e ngushta mbi terrenin e veshtire malor, qe ne cdo 20 metra ndryshon formacioni i terrenit, e ne te njejten kohe shikon aksin rrugor qe do te perfundoje se shpejti, cdokush do tedeshironteteudhetonte ne segmentin Rreshen-Kalimash. Pertej kthesave te pafundme, terreni i veshtire malor ofronte dhe kthesateperterrezikshme, qe shpeshhere jane burime aksidentesh dhe humbjeje jete njerezit. Paralelisht, nen rrugetimine“frikshem”, verehet dhe puna e kompanise “Bechtel-Enka”, ku per te lehtesuar rrugen dhe per te eliminuar teresisht kthesat e rrezikshmejaneshtuardyura me gjatesi te ndryshme. Pergjate gjithe rruges terreni nuk ishteinjejte, ndertimiirruges ndeshej me lumenj, male, kodra, lugina. Kjo s’perbente nje problem, pasi cdo gje ishte e zgjidhur me se miri, ku shihej ndertimi i veprave gjigante, shembje e maleve shkembore dhe ndertimi i skarpateve, te cilat mbulohen me rrjeta te medha per te evituar rreshqitje. Gjaterrugesjanetenderit te shfaqet lumi me te njejtin emer, qe cuditerisht ishte i kalter. I kalter ndonese ne mes te tij, manovratoret e vincave dhe punetoret e firmes Bechtel-Enka po vendimin platformat gjigante te urave lidhese Rreps-Thirre dhe ne te dy anet e tij, me makinerite e fuqishme, fadroma dhe kamione, te ardhura kryesisht me kilometrazh zero, leviznin shkembinjte dhe dherat e kuq poshte kodrave. Per te hapur ne kete menyre autostraden e re, qe se bashku me tunelin 6 kilometer deri ne Kalimash, perbejne segmentin me te veshtire te autostrades Durres-Morine. Me mberritjen ne Rreps, ku edhe ndodhet nje prej tre kampeve me te madhe te ndertuar nga kompania turke, inxhinier dhe perfaqesues te kompanise tregonin me kenaqesi punen e bere prej tyre. Inxhinieret gjeolog qe ndjekin punimet thane se deri ne keto momente eshte hapur mbi 95% e tunelit. Aktualisht drejtuesit e ketij projekti pohuan se ne keto momente po punohet me nje kapacitet prej 3800 punonjesish. Pas qendrimit per pak kohe ne kampin e ndertuar ne Rreps, nepermjet automjeteve te kompanise qe po ndertojne kete projekt, u transportuam drejt pjeses me te rendesishme te ketij segmenti, ne tunelin prej 5.5 kilometrash. Furkan Selcuk Abbaz, nje turk, teknik i pergjithshem i shpimit ne tunel, tha gjate ecjes per ne brendesi te tunelit se ky eshte projekti me madhori ne Ballkan. Ai pohoi, se kjo pune, veshtire se ndodhe ne Perendim me kete rendiment. Sipas tij, tuneli do te ece me shpejt se sa eshte parashikuar, sepsenefundinetunelit ka me pak toke argjilore per te shpuar. “Kur toka eshte e forte dhe shpimi me eksploziv behet me i lehte dhe me nje sasi me te madhe”, - rrefeu Abbaz. Duke vijuar me tej ai tha se tani tuneli eshte shume i forte dhe punimet per te mund te mbarojne shpejt. Kurse me pare, toka ka qene e bute dhe kishin friken e ndonje shembjeje. Pas vizites ne tunel, te pranishmit mbeten te kenaqur nga ky udhetim fantastik dhe kjo veper kaq e madhe.
Koha Jone
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24576
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: diggdeliciousredditstumbleuponslashdotyahoogooglelive

Durres-Kukes vigjilje e fundit te shumepritur :: Komentet

avatar

Mesazh prej Thu May 07, 2009 2:16 pm nga ad

Kjo eshte nje mrekulli per boten shqiptare dhe me gjer.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Fri May 08, 2009 10:56 am nga lidabica

Historike do te jete Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi