ILIRIADA PORTAL

Qeveria miratoi nje hua prej rreth 60 milion eurosh per bashkine e Tiranes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

07052009

Mesazh 

Qeveria miratoi nje hua prej rreth 60 milion eurosh per bashkine e Tiranes




Fatjona Mejdini
Qeveria miratoi nje hua prej rreth 60 milion eurosh per bashkine e Tiranes, te drejtuar nga kreu i opozites, Edi Rama. Kjo hua pritet t'i hape rruge zgjerimit te nje nga urat e Lanes dhe po keshtu ndertimin e qendres se kontrollit prane bashkise me te madhe ne vend. Kryeministri Berisha deklaroi dje se ne vend ka nje rritje te te ardhurave ne kater mujorin e pare me pothuajse 10% me shume se vitin e kaluar. Per kreun e ekzekutivit, marrja e kredive nga ana e qeverise te bankat e huaja eshte nje prove e madhe besimi per qeverine shqiptare.

Huaja

Nga vendimi i djeshem i Keshillit te Ministrave ka perfituar dhe bashkia me e madhe ne vend. Eshte miratuar marreveshja e huase mes Shqiperise dhe Bankes Evropiane per Rindertim e Zhvillim (BERZH) per financimin e projektit te zhvillimit te rrugeve te bashkine e Tiranes, me vlere 60 milione euro. Ky vendim mundeson financimin e projektit te rikonstruksionit dhe zgjerimit te ures se Lanes, prane Shkolles Teknologjike si dhe ndertimin e qendres se Kontrollit prane bashkise se Tiranes, projekte keto te domosdoshme per ndryshimin e kryeqytetit. Ne menyre te perseritur kryeministri Berisha ka deklaruar se qeveria eshte e gatshme te financoje cdo projekt te bashkise se Tiranes, ashtu sic kishte bere me nje pjese te mire te bashkive dhe komunave ne te gjithe vendin. Dhe me sa duket, diten e djeshme, pikerisht vetem me pak se 2 muaj para zgjedhjeve, qeveria e drejtuar nga Berisha nuk ka munguar te hedhe firmen per kete projekt, me nje vlere prej 60 milione eurosh.

Rritja

Kryeministri Berisha deklaroi ne mbledhjen e qeverise se, pavaresisht krizes ekonomike globale, ekonomia shqiptare eshte solide dhe kater mujorin e fundit ka nje rritje te te ardhurave rreth 10% me te larte, se sa vitin e kaluar. Kete konfirmim kryeministri Berisha e beri gjate miratimit ne mbledhjen e qeverise te kuadrit makroekonomik dhe te treguesve makroekonomik fiskale, te rishikuar, per periudhen 2010-2013. Sipas Berishes, ky dokument i rendesishem tregon se kriza ekonomike nuk do te kete pasoja te drejtperdrejta ne Shqiperi. "Ne 4 muajt e pare te ketij viti treguesit flasin per nje qendrueshmeri te qarte te ekonomise, natyrisht me ndikime te pamohueshme. Por, ne rast se ne teresi ka veshtiresi te medha buxhetore kudo, kjo qeveri nuk perjeton as edhe nje veshtiresi buxhetore", deklaroi Berisha. Sipas tij, jo vetem qe nuk ka renie te te ardhurave, por ka rritje ne raport me vitin me te fuqishem te rritjes ekonomike qe ishte viti 2008. Duke u nisur nga te dhenat e paraqitura kryeministri Berisha, tha se ne menyre te pandershme opozita propagandon per ulje te te ardhurave ne vend. Sipas Berishes, ne vend nuk ka ndermarrje te mbyllura.

"Jane mbjelle 2 milione rrenje ullinj"

Kryeministri Berisha vleresoi dje ecurine e shpejte te zbatimit te projektit te qeverise per mbjelljen e ullinjve, duke bere te ditur se sipas te dhenave, vetem kete vit jane mbjelle 2 milione rrenje. "Kam shumes kenaqesi te informoj sot se te dhenat e fundit tregojne se kete vit jane mbjelle 2 milione rrenje ullinj. Kjo perben nje lajm jashtezakonisht inkurajues", deklaroi Berisha. Sipas tij, qeveria i siguron se do te kene mbeshtetjen e plote te saj, si me fondin e subvencionit, ashtu edhe me disa lehtesi te tjera qe po hartohen nderkohe, te cilat ata i meritojne plotesisht.
koha jone
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24466
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi