ILIRIADA PORTAL

Ngjela: Berisha do tė humbasė thellė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

07052009

Mesazh 

Ngjela: Berisha do tė humbasė thellė




Ngjela: Berisha do tė humbasė thellė

Kreu i partisė "Ligj e Drejtėsi" flet pėr zgjedhjet, "divorcin" e Meksit dhe situatėn nė selinė blu: Kjo qeveri i ka humbur tė gjitha kreditet

Erjon Ajazi

Kabineti "Berisha" i ka humbur tė gjitha kreditet pėrpara shqiptarėve. Ky ėshtė konstatimi qė vjen nga kreu i Partisė Ligj dhe Drejtėsi, Spartak Ngjela. Sipas tij, fajin pėr krizėn nė tė cilėn ndodhet Partia Demokratike e ka kreu i saj, Sali Berisha. Nė njė intervistė pėr "Shqip", Ngjela thotė se kjo forcė ka nevojė pėr njė reformė tė thellė dhe nė zgjedhjet e ardhshme do ketė njė humbje tė thellė. Ngjela shfaqet mosbesues ndaj zėrave kritikė brenda PD-sė, teksa i referohet deputetėve Besnik Mustafaj dhe Aleksandėr Biberaj. Duke iu referuar grupimit "Poli i Lirisė" Ngjela thotė se "nuk mund tė bėj mė aleanca politike pa kushte, nė njė kohė kur vijimisht mė kanė shkelur kontratat politike tė aleancave. Prandaj tani kam vendosur qė tė kem forcėn time politike". Ai paralajmėron se PD dhe PS duan tė manipulojnė zgjedhjet teksa e lidh ngushtė kėtė paralajmėrim me faktin se Shqipėria nuk ka ende njė regjistėr kombėtar zgjedhėsish dhe nuk ka njė regjistrim tė popullsisė. Ngjela ironizon edhe mėnyrėn sesi po menaxhohet Partia Demokratike, duke shtuar se "Partia e Punės ka vdekur, por fryma e saj ėshtė gjallė".

Zoti Ngjela, mė pak se dy muaj na ndajnė nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare tė 28 qershorit. Si e shikoni klimėn politike?

Nuk mendoj se klima politike ėshtė nė nivelin e qetėsisė qė nė fakt i duhet ēdo shoqėrie demokratike pėrpara procesit zgjedhor. Nga tė gjitha kėndet e vėshtrimit, po ta shohėsh, konstaton se tė gjitha palėt janė tė frikėsuara nga njėra-tjetra dhe, po kėshtu, shumė mosbesuese kundrejt njėra-tjetrės. Mosbesimi politik, si rregull, vjen gjithmonė nga njė e kaluar e keqe nė marrėdhėniet shoqėrore. Dhe kjo ka ndodhur nė Shqipėri dhe ne e dimė shumė mirė kėtė, sepse tė gjitha partitė qė kanė qeverisur nė kėta tetėmbėdhjetė vjetėt e fundit kanė manipuluar zgjedhjet. Shiheni me vėmendje: a e dini pse jemi nė kėtė gjendje, pa regjistėr kombėtar zgjedhėsish; pa zyra moderne tė gjendjes civile, pa njė ligj modern tė gjendjes civile, pa asnjė lloj regjistrimi tė popullsisė? Sepse Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanė dashur tė manipulojnė zgjedhjet. Dhe gjithmonė kanė qenė viktima tė njėra-tjetrės. Sepse sapo njėra ka ardhur aksidentalisht nė pushtet, menjėherė ka shfrytėzuar strukturėn abuzive pėr manipulimin e zgjedhjeve qė ka pasur nė pėrdorim partia qė ėshtė rrėzuar. Tė gjitha qeveritė shqiptare kanė manipuluar zgjedhjet, dhe kjo e bėn situatėn tė rėndė. Edhe kjo qeveri, kėtė po pėrpiqet tė bėjė; dhe prandaj dhe situata ėshtė e tensionuar, ndonėse njė sy i pastėrvitur nuk ėshtė nė gjendje qė ta konstatojė.

Partia juaj, zoti Ngjela, ėshtė regjistruar nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve. Do dilni mė vete nė fushatė apo pėrkrah njė koalicioni?

Jo, partia "Ligj dhe Drejtėsi" qė drejtoj, do tė hyjė e vetme nė zgjedhje.

Pse nuk ju pėrgjigjėt pozitivisht ftesės publike tė grupimit "Poli i Lirisė" dhe si e gjykoni afrimin e fundit tė ish-kryeministrit Aleksandėr Meksi me kėtė koalicion?

Nuk mund tė hysh nė njė aleancė, nėse mė parė nuk ke pėrcaktuar vendin tėnd. Unė nuk mund tė bėj mė aleanca politike pa kushte, nė njė kohė kur vijimisht mė kanė shkelur kontratat politike tė aleancave. Prandaj tani kam vendosur qė tė kem forcėn time politike, qė do ta drejtoj vetė dhe do tė kem sukses. Kjo ėshtė e gjitha. Nuk ka aleancė pėr aleancė; ka aleancė pėr tė fituar dhe pėr tė hyrė nė njė luftė politike. Pėr figurat e kėtij Poli, nuk di ē‘tė them; zgjedhjet do ta tregojnė.

Sakaq, Partia Demokratike ka firmosur aleanca me disa parti tė sė djathtės. Sa shanse ka qė ky koalicion tė rezultojė fitues nė zgjedhjet e 28 qershorit?

Nuk besoj. Qeveria "Berisha" ėshtė njė qeveri qė i ka humbur tė gjitha aksionet pėrpara shqiptarėve. Nė kėtė gjendje qė ėshtė mazhoranca, mendoj njė humbje shumė tė thellė pėr Partinė Demokratike. Gjendja ekonomike ėshtė shumė e rėndė; shqiptarėt po varfėrohen dita-ditės; dhe e kanė humbur perspektivėn. Duhet njė lloj tjetėr menaxhimi politik dhe nė tė njėjtėn kohė duhet njė ndjenjė pėrgjegjėsie kundrejt shqiptarėve. Nuk mund tė luash mė kundėr interesave tė popullit tėnd e tė mos tė tė hyjė njė gjemb nė kėmbė. Kohėt kanė ndryshuar dhe Shqipėria ka hyrė nė hapėsirat e aleancave tė mėdha, tė cilat janė krejt e krejt nė favor tė shqiptarėve. Nė kėtė zonė qė quhet Ballkan, shqiptarėt tani janė mė tė favorizuarit; prandaj, do tė vijė koha patjetėr qė qeveritė tė luajnė nė favor tė shqiptarėve dhe jo kundėr tyre, sikundėr kanė luajtur deri mė tani. Unė jam optimist dhe kėrkoj qė kjo tė jetė optika e tė gjithė spektrit tė djathtė shqiptar, i cili duhet tė sjellė patjetėr nė skenėn politike zėrin shqiptar, interesin kombėtar dhe njė skemė perfekte dhe tė besueshme tė zhvillimit tonė. A mund ta bėjė Partia Demokratike kėtė? Kėshtu si ndodhet, e ka krejt tė pamundur.

Pas largimit tuaj nga PD u duk se zėrat kritikė nuk kishin mė terren ku tė "lundronin" nė kėtė parti qė qeveris vendin. Kam parasysh se shumica e deputetėve pėr tė mos thėnė tė gjithė nuk preferonin tė komentonin "ngrirjen" e famshme qė ju bėri kreu i PD-sė. Kohėt e fundit kemi parė nė publik zotin Mustafaj apo zotin Biberaj qė shprehin kontestime serioze. A keni njė vlerėsim pėr kėtė situatė?

A e kuptoni tani se me kė keni tė bėni? Njė lidership qė ende nuk e di se ēfarė do tė thotė menaxhim politik demokratik; qė nuk njeh asgjė dhe nuk e do sistemin. E si mund tė punohet nė njė frymė ku personaliteti i njeriut nuk njeh asnjė konsideracion? Dhe ju flisni pėr njė zė ndryshe(!). Kurrė mos prisni tė keni zėra tė ndryshėm nga njerėz qė nuk kanė aksione nė tregun e politikės. Ky ėshtė rregulli. Mos mendoni se ėshtė ndonjė lloj trimėrie ajo qė mė ka pėrplasur me Sali Berishėn, jo, ka qenė fondi im publik, domethėnė aksionet e mia jo tė vogla nė shoqėrinė time ajo qė mė ka dhėnė shtysėn e ruajtjes sė personalitetit. Por Saliu e harroi kėtė fakt; pėr njė ēast, sigurisht, por ai ēast nuk mund tė kapėrcehet mė. Prandaj, as mos prisni tė shihni ndryshime nė koncept tek ajo Parti, pėr aq kohė sa nuk do tė krijohet fryma moderne e komunikimit dhe menaxhimit politik; dhe tė nisė mendimi qė demokraci do tė thotė pėrgjegjėsi nė qeverisje dhe moralitet i kulluar nė opozitė.

Duke qenė se i njihni mirė pothuajse tė gjithė personalitetet kryesorė tė PD-sė, si e shikoni debatin e hapur pėr pasuesin e Sali Berishės nė drejtim nė rast se kjo forcė humbet zgjedhjet? Janė artikuluar emrat e Jozefina Topallit dhe Lulzim Bashės...

Nuk di ēfarė tė them. Nuk mund tė mendoj dot nė njė mėnyrė iracionale. Pa fakte nuk mund tė konkludohet. Unė jua thashė edhe mė lart: Partia Demokratike ka nevojė pėr njė reformė tė thellė. Ajo ka krizė nė menaxhimet; dhe kjo i vjen nga Saliu dhe tarafi i tij i pėrzgjedhur qė tė mos ketė personalitet. Pa personalitet nuk mund tė ketė modernitet nė politikė; dhe pa kėtė modernitet, as mos e mendoni se mund tė sjellė mė dot gjė Partia Demokratike nė kėtė vend. Partia e Punės ka vdekur, por fryma e saj ėshtė gjallė. Ajo frymė ka intoksikuar sistemin dhe ne prandaj nuk ndihemi mirė. Duhet tė riformojmė sistemin: demokracinė; konstitucionalizmin dhe tregun e lirė. Ja kjo ėshtė esenca e gjėrave; dhe kjo duhet bėrė me votė. Por a do ta kemi kuptuar ne shqiptarėt nė kėtė qershor kėtė gjė? Le tė presim pėr ta parė.
avatar
ADMIN

Numri i postimeve : 3205
Age : 47
Reputation : 17
Points : 17475
Registration date : 19/10/2008

Shiko profilin e anėtarit http://ILIRIALIVE.COM

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Ngjela: Berisha do tė humbasė thellė :: Komentet

avatar

Mesazh prej Thu May 07, 2009 1:12 pm nga blu

Po NGJELA po e ke te mbushme.Hallin e BERISHES qan ti , shif hallin tat se ske per te marre as votat e familjes , megjithese ai ska as familje e ska nga te marre vota. Hajde se ka nje vend te FILIP CAKULLI i FIKSIT e mbase te merr ne pune po ti sherbesh EDVINIT.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Thu May 07, 2009 4:57 pm nga ADMIN

Prandaj e postova kete postim sepse mu dukt teper qesharake ,strategjia e ish komunistave eshte ma se e deshtuar

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Fri May 08, 2009 10:45 am nga lidabica

Po ky Ngjela per fjale e "ka vrare pika"-thote populli.
tani mbase do t'i zere b....vend ne polin e lirise,se s'po gjen derman ne asnje parti ky.vetem ēorodit te ēoroditurit,ish-et e PD-se qe kthehen tani nuk e di pse pas ketij gjumi letargjik qe i kishte zene ne raport me "idealet e djathta".....
Nuk e di a e shtrengoi viden e syzeve Ngjela ,se aty i rri gishti Laughing

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi