ILIRIADA PORTAL

Zogby: PD fiton zgjedhjet, bie PS

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

08052009

Mesazh 

Zogby: PD fiton zgjedhjet, bie PS




Demokratet e udhehequr nga Berisha ia kane dale qe ne sondazhin me te fundit te renditen te paret si parti fituese. Keshtu, ne sondazhin e kryer per muajin prill, nga Top Channel dhe "Zogby International", per here te pare Partia Demokratike ka dale fituese, nese zgjedhjet do te mbaheshin sot. Sipas sondazhit, partia e kryeministrit Berisha do te fitonte 38% te votave kundrejt 36% te Partise Socialiste. Ky ndryshim i rezultatit ka ardhur si pasoje e rritjes se te anketuarve qe mendojne se Shqiperia po ecen ne rrugen e duhur, qe jane 51% kundrejt 37% qe mendojne te kunderten. Nderkohe partite e tjera kane marre keto vleresime: LSI 6%, G99 2%, PR 1%, PBDNJ 1%, ndersa 10% e zgjedhesve shprehen te pavendosur dhe 3% refuzojne te deklarojne se per ke do te votojne. Ne sondazhin e muajit mars, rezultatet tregonin nje avantazh te Partise Socialiste ndaj asaj Demokrate, perkatesisht 38%-36%. Per sa i perket ceshtjeve kryesore qe shqetesojne shoqerine shqiptare e para mbetet papunesia me 66%, e ndjekur nga varferia me 39%, ekonomia me 63%, inflacioni 29% dhe korrupsioni qeveritar me 25%. Lidhur me opinionet per politikanet, shumica e votuesve te mundshem kane nje vleresim negativ per te dy lideret, si per kryeministrin Berisha, ashtu edhe per kreun e PS, Edi Rama, perkatesisht me 58 dhe 53 per qind. Nderkohe qe mbeshtetja per ta ishte Rama 44 per qind ndersa Berisha me 40 per qind. Zogby International u komisionua nga Top Channel per te zhvilluar nje sondazh me 1.000 votues shqiptare per cdo muaj, nga janari ne maj 2009. Zogby pyeti 1,000 votues te mundshem shqiptare gjate muajit prill. Ky sondazh ka nje marzh gabimi prej 3.2%. Te gjitha intervistat ne kete sondazh u kryen personalisht. Te pyeturit u zgjodhen sipas metodes se paracaktuar: Banoret e vendit jane ndare ne zona, bazuar ne rreth 4.713 qendra votimi. Njeqind zona votimi jane zgjedhur prej listes se plote te qendrave. Te intervistuarit jane banore te zgjedhur rastesisht sipas nje procesi te njohur si 'Random Route Sampling', pra nje intervistues ecen ne nje rruge te zgjedhur rastesisht dhe zgjedh banore ne baze te nje formule te paracaktuar. Te gjithe intervistuesit e terrenit jane profesioniste te trajnuar dhe te supervizuar nga koordinatoret e terrenit. Kontrolli i cilesise sigurohet duke ri-zhvilluar intervisten me te pakten 10% te te pyeturve.



Arritjet e Prillit qe sollen rezultatin:



Anetaresimi me 4 prill ne NATO.

Kandidimi per vend anetar i BE me 28 prill.

Takimi ne Paris Berisha-Sarkozi.

Marreveshje parazgjedhore me pjesen me te madhe te forcave te djathta dhe atyre te qendres.

Deklarimet e qarta te drejtuesve te BE dhe shteteve te saj per heqje te afert te vizave per shqiptaret.

Perkrahja nga 19 kryeministra evropiane ne Samitin e Varshaves te Partive Popullore

Punimet ne perfundim e siper te disa rrugeve dhe autostradave me rendesi kombetare.





Rezultati

PD 38%

PS 36%

LSI 6%

G 99 2%

PR 1%

PBDNJ 1%

10% te pasigurt

3% kane refuzuar



Vleresimi

Pozitive

Berisha 40%

Rama 44%

Negative

Berisha 58%

Rama 53%



Orientimi

Drejt 51%

Jo drejt 37%



Problemet

Papunesia 66%

Varferia 39%

Ekonomia 63%

Inflacioni 29%

Korrupsioni 25%
Koha Jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22728
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Zogby: PD fiton zgjedhjet, bie PS :: Komentet

avatar

Mesazh prej Fri May 08, 2009 4:49 pm nga ADMIN

Rama me partin socialiste 36% waw pse kaq shume shqiptar vazhdojne te jene komunista!!!!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Fri May 08, 2009 8:31 pm nga i persekutuari

kjo puna e komunistave ke ne eshte si puna e semundjes qe hyn me ok e del me derhem

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Fri May 08, 2009 11:06 pm nga lidabica

fare e keqe,pra

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi