ILIRIADA PORTAL

“Prehri i nėnės ėshtė akademia mė e madhe e botės”

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

10052009

Mesazh 

“Prehri i nėnės ėshtė akademia mė e madhe e botės”




Kryetarja e Kuvendit pret qindra nėna nė mjediset e Kuvendit tė Shqipėrisė me rastin e 9 Majit, ditės sė Nėnės

TIRANE - Ndryshe nga asnjė herė tjetėr, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka mbledhur dje nė mjediset e Kryesisė sė Kuvendit qindra nėna, artiste tė mirėnjohura, kėngėtare, shkrimtare e mėsuese me rastin e 9 Majit, ditės ndėrkombėtare tė Nėnės.
Nė njė atmosferė krejtėsisht tė veēantė e festive Kryetarja e Kuvendit u pėrcolli urimet mė tė mira nga zemra nėnave dhe fėmijėve tė tyre, miqve mė tė veēantė nė Kuvendin e Shqipėrisė.
Duke iu drejtuar qindra grave tė cilat kishin ardhur nga tė gjitha rrethet e Shqipėrisė, Kryetarja e Kuvendit u shpreh se “Sot ėshtė njė festė krejt ndryshe nga festat e tjera. Ėshtė festa mė e bukur, ėshtė festa mė e ėmbėl, ėshtė festa mė madhėshtore. Ėshtė dita e nėnave tona. Gėzuar festėn tė dashura nėna!”.
Duke ua adresuar kėtė urim edhe fėmijėve tė kėtyre nėnave, Kryetarja e Kuvendit vlerėsoi se “Prehri i nėnės ėshtė akademia mė e madhe e botės. Unė kėtė e besoj plotėsisht”, tha Topalli. Duke vijuar mė tej, Kryetarja e Kuvendit shprehu gjykimin se “Fėmijėt tanė mendojnė se ne jemi tė forta, tė hekurta, sepse ne nuk mėrzitemi kurrė, nuk dorėzohemi kurrė”.
Sipas Topallit kjo ndodh “Sepse edhe kur qajmė, edhe ku mėrzitemi, edhe kur qeshim ne themi: Do tė vazhdojmė pėrsėri. Do tė vazhdojmė dhe do tė vazhdojmė”.
“Edhe nė momentet mė tė vėshtira, edhe kur qesh, edhe kur nuk qesh, edhe kur bashkėshortin e ka nė emigracion, edhe kur ėshtė nėnė me fėmijė, ajo ėshtė timoniere. Nuk dorėzohet kurrė”, theksoi Topalli.
Sipas Kryetares sė Kuvendit, nėnat edhe pse mund tė jenė tė ndryshme nga njėra-tjetra, kanė njė gjė tė pėrbashkėt, gjuhėn e amėsisė qė lidh nėnėn me fėmijėn. Pėr tė bėrė njė diferencim, mes burrave dhe grave, Kryetarja e Kuvendit u shpreh se “burrat mund tė jenė tė majtė dhe tė djathtė, gratė janė demokrate, demokrate dhe vetėm demokrate!”.
55
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22423
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

“Prehri i nėnės ėshtė akademia mė e madhe e botės” :: Komentet

avatar

Mesazh prej Sun May 10, 2009 11:19 am nga ad

Sipas Topallit kjo ndodh “Sepse edhe kur qajmė, edhe ku mėrzitemi, edhe kur qeshim ne themi: Do tė vazhdojmė pėrsėri. Do tė vazhdojmė dhe do tė vazhdojmė”.
“Edhe nė momentet mė tė vėshtira, edhe kur qesh, edhe kur nuk qesh, edhe kur bashkėshortin e ka nė emigracion, edhe kur ėshtė nėnė me fėmijė, ajo ėshtė timoniere. Nuk dorėzohet kurrė”, theksoi Topalli.
Sigurisht qe keto fjale kane brenda nje te vertete te padiskutueshme. Me vjen mire qe me se fundi politika me hir ose pahir po ben progres ne drejtim te integrimit te grave ne politike dhe vendimarrje. Mendoj se ne kete drejtim eshte shoqeria ajo qe ka rrolin kryesor. Eshte shoqeria shqiptare ajo qe duhet ti jape mbeshtetjen maksimale integrimit te gruas ne jeten shoqerore e politike te vendit. Projektet, nismat, iniciativat ngado qe te vijne jane te destinuara, (per te mos thene te deshtojne)te mos japin suksesin e duhur. Nese do ta ilustrojme me rastin e zgjedhjeve, sado emra grash qe te vihen ne listat e kandidateve per deputet te forcave te ndryshme, ne qoftese keto zonja nuk do te mbeshteten nga shoqeria duke i votuar ato atehere si shoqeri kemi bere dy gabime te medha; e para do ti shkaktojme nje handikap diversitetit gjinor duke favorizuar ne nje menyre ose tjeter diskriminim gjinor, dhe e dyta i kemi dhen ne dore politikaneve konservator ne kete drejtim, mjetin per tu justifikuar perballe opinionit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sun May 10, 2009 6:36 pm nga bulqizaku

kjo cuca mejr foli per ditn e nans mejrpo mu duk pak sikur rrecitote

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi