ILIRIADA PORTAL

Eliot Engėll nė sallėn e parlamentit shqiptar: Ju lutem vazhdoni ta orientoni Shqipėrinė nė kėtė rrugė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

12052009

Mesazh 

Eliot Engėll nė sallėn e parlamentit shqiptar: Ju lutem vazhdoni ta orientoni Shqipėrinė nė kėtė rrugė




Kongresmeni i Nju-Jorkut, i njohur si mik i madh i shqiptarėve, gjatė pėrshėndetjes qė bėri dje nė sallėn e seancave plenare tė Kuvendit tė Shqipėrisė, e vuri theksin tek miqėsia shqiptaro-amerikane, por edhe tek domosdoshmėria qė lidershipi tė mos i ndėrpriste reformat, pasi ato janė rruga e duhur pėr integrimin nė BE

TIRANE - I njohur si njė politikan qė ka lobuar nė Kongresin Amerikan pėr ēėshtjen shqiptare, Kongresmeni amerikan Eliot Engel, e konsideroi privilegj qė pėr herė tė parė i drejtohej parlamentit shqiptar. Duke vėnė nė dukje pėrpjekjet e tij, pas viteve ‘90, pėr tė krijuar lidhje dhe afruar Shqipėrinė me SHBA-nė ai kujtoi se “nė vizitat e mia tė para kam qenė dėshmitar i ndjenjės dashamirėse qė shqiptarėt kishin ndaj SHBA-sė”. “Shqipėria ėshtė vendi mė pro amerikan nė Evropė dhe ndoshta nė tė gjithė planetin. Miqtė mė tė mirė qė Amerika ka nė botė janė miqtė shqiptarė”, u shpreh Kongresmeni Engel.
Pasi vuri nė dukje ndryshimet qė Shqipėria ka pėsuar gjatė viteve tė fundit, Kongresmeni amerikan foli pėr mbresat e tij nga vizita nė autostradėn Durrės-Kukės, njė rrugė qė, siē u shpreh ai, “do ta sjellė mė pranė rajonin duke e bėrė Shqipėrinė njė lider ekonomik nė Ballkan”.
Duke shprehur urimet pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO, ai vlerėsoi se “vendi juaj po tregon pjekuri nė rritje me dėshirėn pėr tė mbajtur peshėn si anėtar i Aleancės”. Mė pas, ai u ndal tek suksesi i reformave shqiptare, duke pėrmendur luftėn kundėr korrupsionit. “Shqipėria ka bėrė hapa tė mėdhenj pėrpara nė luftėn kundėr korrupsionit, nė luftėn kundėr trafikimit tė drogės dhe krimit; ka bėrė hapa tė mėdhenj pėrpara nė drejtim tė vendosjes sė njė rendi mė tė fortė publik. Ju lutem vazhdoni ta orientoni Shqipėrinė nė kėtė rrugė. E di se Shqipėria ka pėrditėsuar dhe pėrmirėsuar kodin ligjor dhe ka ndjekur penalisht disa keqbėrės. Shtetet e Bashkuara ju kanė mbėshtetur nė kėtė pėrpjekje tuajėn pėrmes grantit fillestar nė Millenium Challenge Corporation. Megjithatė, ndėrsa ka pasur mjaft pėrmirėsim teknik, ju duhet tė vazhdoni pėrpjekjet tuaja tė guximshme pė tė zhdukur krejtėsisht ndikimin e korrupsionit”, theksoi ai.
Kongresmeni Engel, njėkohėsisht anėtar i Komitetit tė Punėve tė Jashtme dhe Kryetar i Nėnkomitetit pėr Evropėn, gjatė fjalės pėrshėndetėse qė mbajti tė hėnėn pasdite nė Kuvendin e Shqipėrisė, theksoi se zgjedhjet e 28 qershorit janė hapi i radhės drejt Evropės dhe SHBA-sė. Kongresmeni Engel e cilėsoi procesin zgjedhor si shumė tė rėndėsishėm dhe siē sugjeroi ai votuesit duhen inkurajuar qė tė shkojnė nė votime.
“Qytetarėt duhet tė shkojnė nė votime. Votuesit duhen inkurajuar qė tė aplikojnė pėr karta identiteti, qė ēdokush qė dėshiron tė marrė njė dokument tė tillė ta bėjė atė para zgjedhjeve, tha zyrtari amerikan, duke theksuar se, zgjedhjet janė mundėsia e parė qė Shqipėria ta tregojė veten si anėtare e re e NATO-s”.
Kėto zgjedhje, vijoi ai, janė njė pėrgjegjėsi dhe Shqipėria duhet tė tregojė se ky proces ėshtė hapi i radhės drejt Evropės dhe SHBA-sė.
Kongresmeni Engel ka nisur pak ditė mė parė njė vizitė nė Shqipėri, gjatė sė cilės ėshtė njohur me ecurinė e punimeve nė rrugėn Durrės-Kukės, me qytetin e Shkodrės, etj, si dhe ka zhvilluar takime me autoritete tė larta tė shtetit.
55
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22428
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi