ILIRIADA PORTAL

Konflikti, Trojka takon Berishen

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

13052009

Mesazh 

Konflikti, Trojka takon Berishen




Trojka Evropiane dje ka qene ne zyren e kryeministrit Berisha, per te diskutuar ne lidhje me ngercin e lindur mes qeverise dhe kryesueses se misionit te vezhguesve te ODIHR-it, Glover. Ceshtja e misionit te ODIHR-it per zgjedhjet e 28 qershorit dhe kundershtimi i drejtueses se ketij misioni, ambasadores Audry Glover nga qeveria, ka bere qe perfaqesuesit nderkombetare te ndermarrin hapa konkrete per zgjidhjen e ngercit te krijuar. "Zeri i Amerikes" ben te ditur se perfaqesuesit e Trojkes Evropiane, ambasadorja ceke ne Tirane, vendi i se ciles ka Presidencen e radhes se Bashkimit Evropian, ambasadorja e Suedise, si vendi qe do te kete kete Presidence ne gjysmen e dyte te vitit, dhe nje perfaqesues i delegacionit te Komisionit Evropian, ishin dje ne zyren e kryeministrit Sali Berisha, per te diskutuar rreth problemit te lindur, dhe per te ushtruar ne nje fare menyre trysni, qe qeveria te terhiqet nga pozicioni i saj. Takimi ka zgjatur me pak se nje ore dhe sipas burimeve te "Zerit te Amerikes" kryeministri ka perseritur qendrimin kundershtues ndaj emerimit te ambasadores Glover me argumentet se raporti per zgjedhjet problematike te 1996, kur ambasadorja Glover ishte drejtuese e ODIHR-it, nuk ka qene plotesisht realist. Megjithate, kryeministri mesohet te mos kete perdorur terma te nje refuzimi kategorik, por megjithate ai ka qene kundershtues. Sidoqofte ende nuk mund te thuhet se ka ndonje rezultat konkret. Perfaqesuesit nderkombetare po ushtrojne trysni, pasi per ata largimi i nje drejtuese misioni vezhgimi per shkak te mospelqimit nga autoritetet, do te krijonte nje precedent shqetesues. Per "Zerin e Amerikes" ambasadorja Glover tha pak dite me pare se, viti 1996 ishte pjese e se kaluares dhe se ajo do te bente pune e saj sic duhet, duke lene qe te jene faktet ato qe do te flasin. Drejtuesja e misionit te vezhguesve ka thuajse nje jave ne Tirane dhe ende ajo, nuk eshte pritur nga autoritetet. Madje edhe nje takim i parashikuar sot me Komisionin Qendror te Zgjedhjeve u anulua. Ambasadorja Glover, megjithate ka nisur takimet me perfaqesues politike. Pasdite ajo bisedoi me kryetarin e Partise Socialiste ,Edi Rama, ku ajo u njoh me shqetesimet qe opozita ka ngritur per procesin zgjedhor.

Ristani, anulon takimin me Glover

Misioni i vezhguesve te OSBE/ODIHR, po has veshtiresi dhe ne takimet me krere te komisionit me te larte zgjedhor. Kryetari i KQZ-se, Arben Ristani, anuloi dje takimin me misionin e ODIHR, pa dhene arsyet e mos pritjes se vezhguesve te huaj. Diten e djeshme, Ristani, anuloi edhe mbledhjen e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, pa dhene argumente per marrjen e ketij vendimi. "Bojkoti" i kryetarit Ristani ndaj eksperteve te huaj te zgjedhjeve, vjen vetem nje dite pas kritikave qe Tirana zyrtare, i beri kryetares se misionit te vezhguesve, Audry Glover. Dy dite me pare, ishte po Ristani, ai i cili u shpreh se qeveria e kundershton, shefen e misionit te ODIHR-it, per shkak te problemeve qe ajo ka pasur vite me pare ne Shqiperi, gjate zgjedhjeve te vitit 1996. Nderkohe qe ai ishte shprehur se mund te ndermerrte nje veprim negociues, mes qeverise dhe Glover.
Koha Jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22833
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: diggdeliciousredditstumbleuponslashdotyahoogooglelive

Konflikti, Trojka takon Berishen :: Komentet

avatar

Mesazh prej Wed May 13, 2009 1:08 pm nga lidabica

Po s'mund te quhet konflikt,mbase do te merret parasysh kundershtimi i qeverise sone per kete perfaqesuese,se jo gjithmone bota e ka me te drejte e?Nuk mund t'e caktohet nje tjeter keshtu Shocked,apo gjithkund si te na thote bota

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Wed May 13, 2009 10:54 pm nga gerrard

Komisioni Evropian reagoi zyrtarisht per kundershtite e qeverise shqiptare ndaj kreut te ODIHR per zgjedhjet.
Ka qene vete zedhenesja e shefit te diplomacise europiane, Havier Solana, e cila theksoi se BE e konsideron te papranueshem qendrimin e qeverise shqiptare per ODIHR-in.

"Qendrimi i qeverise nuk eshte ne perputhje me kriteret e nje vendi qe synon te jete pjese e BE-se", u shpreh zedhenesja e Solanes.

Edhe OSBE tashme e ka dhene qendrimin e saj duke theksuar se qeveria nuk duhet te nderhyje per drejtuesit e nje misioni vezhgues, qe zgjidhet nga nderkombetaret.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi