ILIRIADA PORTAL

Ambasada Amerikane: Si duhet tė aplikoni pėr viza

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

14052009

Mesazh 

Ambasada Amerikane: Si duhet tė aplikoni pėr viza




Ambasada Amerikane: Si duhet tė aplikoni pėr viza

Ndryshon procedura. Jo mė kėrkesa me e-mail, faks ose postė


Ambasada e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Tiranė ka vendosur qė tė ndryshojė mėnyrėn e aplikimit pėr vizat jo-emigruese drejt kėtij vendi. Kėrkesat pėr viza jo-emigruese nė SHBA do tė bėhen vetėm nė faqen e internetit tė ambasadės dhe jo sikundėr deri tani, pėrmes e-mail-it apo postės dhe faksit.

Afati

Pėrfaqėsuesit zyrtarė tė kėsaj ambasade sqarojnė se ndryshimet nė aplikim do tė fillojnė tė bėhen faktike qė prej 15 qershorit 2009. Nisur qė nga kjo ditė, metodat e vjetra tė aplikimit apo paraqitjes sė kėrkesės pėr t‘u paraqitur me njė vizė jo-emigruese pėr nė SHBA nuk do tė kenė mė vlerė.

"Duke filluar nga data 15 qershor 2009, ju do tė caktoni takimin tuaj pėr vizė jo-emigrimi (pėr shembull: biznes, turist, vizitor, student, punė etj.) sipas udhėzimeve tė paraqitura nė faqen tonė tė internetit: http://tirana.usembassy.gov/how_to_apply.html theksojnė pėrfaqėsuesit zyrtarė tė ambasadės amerikane nė Tiranė.

Ata bėjnė tė qartė pėr tė gjithė tė interesuarit se caktimi i takimeve nė internet nė dhe mbas kėsaj date (15 qershorit) ėshtė i detyrueshėm. "Ne nuk do tė pranojmė mė kėrkesa tė dėrguara me e-mail, faks apo postė. Ju lutemi lexoni udhėzimet me vėmendje, nė mėnyrė qė tė shmangni ngatėrrimet", orientojnė mė tej pėrfaqėsuesit e kėsaj pėrfaqėsie diplomatike.

Sipas tyre, me kėto rregulla tė reja tė vendosura, vetėm aplikantėt me takime tė caktuara do tė lejohen tė hyjnė nė Seksionin Konsullor.


Dokumentacioni

Mes tė tjerash, nė qėndrimin zyrtar tė ambasadės amerikane lidhur me aplikimin pėr viza jo-emigruese drejt SHBA-sė, tė gjithė tė interesuarve u kujtohet gjithashtu fakti se: pasi tė kenė caktuar njė takim interviste, nuk duhet tė dėrgojnė pasaportat, pagesat e vizave ose dokumentacionin mbėshtetės me postė, faks ose e-mail. Ata sqarojnė se dokumentacioni mbėshtetės duhet tė paraqitet nė kohėn e intervistimit pėr vizė.

Po kėshtu, bėhet e ditur se pagesat e vizave do tė mblidhen ditėn e intervistės. Pagesa aktuale e aplikimit pėr vizė jo-emigrimi nė ambasadėn e SHBA-ve nė Tiranė ėshtė 131 dollarė, ose e barasvlershme nė lekė sipas kursit tė shkėmbimit tė Ambasadės Amerikane nė Tiranė, e paguar me para nė dorė. Kjo shumė ėshtė e pakthyeshme.

Pasi caktohet takimi, aplikantėt duhet tė mbėrrijnė nė seksionin konsullor tė Ambasadės Amerikane nė Tiranė nė orėn 08:00 paradite. Orari i intervistave fillon nė orėn 09:00 paradite dhe vazhdon deri nė drekė. Pikėrisht pėr shkak tė kėtyre orareve qė janė tė pandryshueshme, pėrfaqėsuesit e ambasadės kėrkojnė nga tė gjithė aplikuesit qė tė planifikojnė kohėn nė pėrputhje me kėto rrethana.
avatar
ADMIN

Numri i postimeve : 3205
Age : 47
Reputation : 17
Points : 17185
Registration date : 19/10/2008

Shiko profilin e anėtarit http://ILIRIALIVE.COM

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi