ILIRIADA PORTAL

Bie deshmitari i radhes, per shpifjet mbi "Gerdecin"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

15052009

Mesazh 

Bie deshmitari i radhes, per shpifjet mbi "Gerdecin"




Ka rende dhe nje tjeter "deshmitar" i radhes, per afera te pretenduara ne media dje, qe lidhen me "Gerdecin".

Rrahman Selmanllari ka dale dje me nje reagim per media, ku pergenjeshtron teresisht pretendimet e ngritura ne nje pjese te shtypit qe kane publikuar faksimile sipas te cilave ai ka terhequr fisheke nga Meico per llogari te kompanise amerikane SAC.

"I bej me dije opinioni publik qe une nuk kam patur kurre asnje kontakt me asnje perfaqesues te kompanise SAC dhe nuk kam kryer kurre asnje veprim si perfaqesues i kesaj kompanie", - sqaron z.Selmanllari. Ai thekson se "ne asnje nga faksimilet e publikuara ku pretendohet se une kam vepruar ne emer apo per llogari te kompanise SAC, nuk figuron firma ime. Qe do te thote se cdo gje qe i eshte servirur publikut, eshte thjesht mashtrim".

Ketu, z.Selmanllari perforcon pohimin e tij: "Une nuk kam terhequr kurre, asgje e aq me pak fisheke ne emer te asnje kompanie. E perseris qe ne procesverbalet e paraqitura nuk figuron firma ime".

Ne kete pike, z.Selmanllari paralajmeron se "mashtrimeve te qellimshme per konsum politik paraelektoral, do t'u pergjigjem ligjerisht qe neser, duke ngritur padi per shpifje ndaj medieve qe i kane publikuar ato".

Reagimi i Selmanllarit erdhi pasi dje ne nje te perditshme u publikua shkrimi se "Kompania amerikane "Southern Ammunition Company", qe demontonte municion ne fabriken e Gerdecit, perfaqesohej ne Shqiperi nga miku i djalit te kryeministrit, Rahman Selmanllari".

***

Me heret, edhe Anjola Agolli, e cilesuar si deshmitare e marre ne pyetje nga grupi hetimor per "Gerdecin". Ne deklaraten per shtyp, ajo pohoi se "marr persiper qe te pergenjeshtroj dokumentet e prokurorise, te pasqyruara ne shkrimet e mesiperme". Kurse shtoi se "detyren e sekretares e kam kryer ne baze te ligjeve dhe rregullores te brendshme te Ministrise se Drejtesise dhe nuk kam pasur asnje lloj problemi". Agolli tha se "organet kompetente kane te drejten te marrin informacion dhe t'i drejtohen per verifikim per cdo shkrese protokollit te Ministrise se Drejtesise". Nderkohe qe sqaroi se "gjate punes se perditshme nuk ka qene detyrimi im qe te fiksoja ne memorien time persona, individe apo shkresa".

Ne lidhje me polemiken e ndezur, ish-ministri i Drejtesise, Aldo Bumci deklaroi dje se po te bente kallezim penal per pretendimet e disa mediave, se ai i kishte cuar me faks nje projektligj perpara se ta kalonte ne qeveri, djalit te kryeministrit, Shkelzen Berishes. Bumci theksoi se ky ishte nje trillim i paster i opozites se drejtuar nga kryetari i PS-se, Edi Rama.



Deklarata e plote

Tirane me 14 maj 2009

Disa te perditshme te kontrolluara nga e njejta dore kane publikuar sot faksimile sipas te cilave une kam terhequr fisheke nga Meico per llogari te kompanise amerikane SAC.

I bej me dije opinioni publik qe une nuk kam pasur kurre asnje kontakt me asnje perfaqesues te kompanise SAC dhe nuk kam kryer kurre asnje veprim si perfaqesues i kesaj kompanie.

Ne asnje nga faksimilet e publikuara ku pretendohet se une kam vepruar ne emer apo per llogari te kompanise SAC, nuk figuron firma ime. Qe do te thote se cdo gje qe i eshte servirur publikut eshte thjesht mashtrim.

Une nuk kam terhequr kurre, asgje e aq me pak fisheke ne emer te asnje kompanie. E perseris qe ne procesverbalet e paraqitura nuk figuron firma ime!

Mashtrimeve te qellimshme per konsum politik paraelektoral do t'u pergjigjem ligjerisht qe neser duke ngritur padi per shpifje ndaj medieve qe i kane publikuar ato.

Rrahman Selmanllari
Koha Jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22438
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi