ILIRIADA PORTAL

Largimi i Dules ndryshon qeverinė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

15052009

Mesazh 

Largimi i Dules ndryshon qeverinė




Largimi i Dules ndryshon qeverinė

Kreu i PBDNJ-sė rrėfehet nė "Top Story": Berisha ka vendosur tė hakmerret ndaj nesh

Erjon Ajazi

Ndryshon sėrish qeveria "Berisha" vetėm 45 ditė pėrpara zgjedhjeve tė pėrgjithshme elektorale. Surpriza e fundit e PBDNJ-sė pėr tė braktisur Partinė Demokratike, duke bėrė fushatė bashkė me tė majtėn, ka sjellė zyrtarisht edhe largimin e ministrit Anastas Duro nga kabineti. Vetėm pak orė nga vendimi i Kryesisė sė PBDNJ-sė pėr tė kaluar majtas, ministri i Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta, Anastas Duro, i ka dorėzuar Kryeministrit Sali Berisha dorėheqjen nga posti qė mbante. Dorėheqja e ministrit Duro ėshtė zyrtarizuar paraditen e djeshme dhe ėshtė pranuar edhe nga kreu i qeverisė, i cili ka emėruar menjėherė nė postin ministrit tė Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta njė tjetėr anėtar tė kabinetit tė tij, zėvendėsministrin e Drejtėsisė, Viktor Gumi. Kryeministri Berisha ka dorėzuar menjėherė nė presidencė emrin e ministrit tė ri tė qeverisė sė tij, dhe kreu i shtetit, Bamir Topi, brenda 2 orėve ka dekretuar anėtarin e ri tė qeverisė. Shefi i mazhorancės i propozoi Kėshillit tė Ministrave emėrimin e Doktores sė Shkencave Juridike, pedagoge pranė Fakultetit tė Drejtėsisė nė Universitetin e Shkodrės, Paulina Hoti, nė detyrėn e zėvendėsministres sė Drejtėsisė. "Opinioni publik ėshtė informuar nė lidhje me vendimin e PBDNJ-sė, qė nė zgjedhjet parlamentare tė 28 qershorit do tė garojė nė koalicionin opozitar ‘Bashkimi pėr Ndryshim‘. Nė kėto kushte, si rrjedhim logjik i situatės politike tė krijuar, si ministėr i propozuar dhe pėrfaqėsues i PBDNJ-sė nė qeverinė Berisha, nuk mund tė vazhdoja ta mbaja mė kėtė funksion", u shpreh Anastas Duro. I paraqita Kryeministrit Berisha propozimin pėr dorėheqjen time nga detyra e ministrit, tha ai, duke shprehur njėkohėsisht edhe konsideratėn time mė tė lartė pėr bashkėpunimin dhe vlerėsimet e larta qė kam pasur pėr periudhėn gjatė sė cilės kam mbajtur postin e Ministrit tė Punės nė kabinetin Berisha. Pyetjes nėse ka qenė dakord me vendimin e PBDNJ-sė pėr tė kaluar nė koalicionin e PS-sė, Duro i ėshtė pėrgjigjur se, edhe pse pėr shkak tė impenjimeve nuk ndodhej nė mbledhjen nė tė cilėn ėshtė marrė vendimi, por si anėtar i kryesisė, nė zbatim edhe tė parimeve tė demokracisė, i bindet vendimmarrjes sė shumicės.

PBDNJ ėshtė pėrfaqėsuar nė koalicionin qeverisės pėr katėr vjet me Ministrinė e Punės. Nė njė deklaratė pėr shtyp, zėdhėnėsja e Kryeministrit Berisha, Juela Meēani, ka bėrė publik vendimin pėr dorėheqjen e ministrit Duro dhe emėrimin nė kėtė post tė Viktor Gumit. "Kryeministri i Republikės sė Shqipėrisė, Sali Berisha, priti ministrin e Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta, Anastas Duro, i cili, duke i shprehur Kryeministrit Berisha vlerėsimin mė tė lartė pėr bashkėpunimin me Kryeministrin dhe qeverinė shqiptare, paraqiti dorėheqjen e tij, pas faktit se Partia Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut u nda nga koalicioni qeveritar dhe kaloi nė koalicionin opozitar", tha Meēani.

Si lėvizėn mandatet e PBDNJ-sė nga vitet 1991-2005


Lėvizja e Dules

garanton tre

deputetė nė qershor


Favorizimi brenda sė majtės nė tre qarqe


Partia Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut kėrkon tė paktėn tre deputetė nga zgjedhjet e 28 qershorit. Kapėrcimi i PBDNJ-sė nė kampin e majtė e favorizon kėtė parti nė tre qarqet e jugut. Nė Korēė, Vlorė dhe Gjirokastėr, aty ku tė qenit brenda tė majtės do tė ndihmojė partinė e Vangjel Dules tė marrė nga njė deputet. Duket qartė se kjo ka qenė arsyeja qė ka joshur PBDNJ-nė pėr tė braktisur Partinė Demokratike dhe pėr t‘iu bashkuar koalicionit "Bashkimi pėr fitore". PBDNJ-ja pritet qė nė zgjedhjet e ardhshme tė synojė mė shumė se tre deputetė, ku tė parin nė listėn e saj pėr Qarkun e Tiranės ka edhe ish-ministrin e Shėndetėsisė, Leonard Solis. "U larguam nga PD pėr disa arsye politike dhe u afruam nė koalicionin e majtė pėr qėllime matematike. Formula tė detyron tė shkosh nė njė koalicion, sepse vetėm nė Tiranė minimumi qė duhet tė marrė njė kandidat pėr t‘u bėrė deputet ėshtė 9700 vota, kurse me koalicion kjo shifėr ulet dhe pritet tė kalojė nė 6 mijė", tha Solis. Ndėrsa kreu i PBDNJ-sė, Vangjel Dule, theksoi se ishte nė dijeni tė vendimit tė dorėheqjes sė ministrit tė Punės dhe se nė PBDNJ nuk ka asnjė pėrplasje nė lidhje me vendimin e kryesisė pėr koalicion me tė majtėn. Pėr gjashtė legjislaturash, Partia Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut ėshtė pėrfaqėsuar nė Kuvendin e Shqipėrisė me njė numėr mė tė madh deputetėsh sesa katėr vitet e fundit. Nė zgjedhjet e 31 marsit tė vitit 1991, organizata "Omonia" ka fituar pesė karrige deputetėsh nė Parlament. Andrea Zarballa, Jani Gjyzeli, Jani Jani, Panajot Barka dhe Thoma Miēo pėrfaqėsuan deri nė zgjedhjet e 22 marsit tė 1992-shit minoritetin nė Kuvendin e Shqipėrisė. Pas zgjedhjeve tė vitit 1992, me fitoren e Partisė Demokratike, PBDNJ mori dy vende nė Kuvend, duke u pėrfaqėsuar nga Kosta Makariadhi dhe Thoma Miēo. Nė legjislaturėn e 14-tė, pas zgjedhjeve tė 26 majit 1996, PBDNJ siguroi nga votat e elektoratit 3 deputetė, ku njėri prej tyre hyri nga lista shumemėrore. Mes tre deputetėve, futet nė Parlament edhe kryetari i PBDNJ-sė, Vangjel Dule. Pas zgjedhjeve tė 29 qershorit tė 1997-ės, PBDNJ fiton katėr mandate deputetėsh, dhe pėrfaqėsohet nė Parlament me Vasil Melon, Kristo Goēin, Ligoraq Karamelon dhe Ziso Llucin. Nė legjislaturėn e 16-tė, partia e minoritetit grek fiton sėrish 4 vende nė Kuvend dhe pėrfaqėsohet nga Kristo Goēi, Ligoraq Karamelo, Vangjel Dule dhe Vasil Melo. Nga zgjedhjet e 2005-ės, Partia Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut ēon nė Kuvend Vangjel Dulen dhe Leonard Solis, tė cilėve u bashkohet edhe deputeti i pavarur, Spiro Peēi.

Rezultatet nė zgjedhje


31 marsi 1991

Andrea Zarballa

Jani Gjyzeli

Jani Jani

Panajot Barka

Thoma Miēo


22 marsi 1992

Kosta Makariadhi

Thoma Miēo


26 maji 1996

Thoma Miēo

Vangjel Dule

Vasil Melo


29 qershori 1997

Vasil Melo

Kristo Goēi

Ligoraq Karamelo

Ziso Lluci


24 qershori 2001

Kristo Goēi

Ligoraq Karamelo

Vangjel Dule

Vasil Melo


3 korriku 2005

Vangjel Dule

Leonard Solis

Spiro Peēi




Reagimi


Largohet edhe Ziso Lluci


Prefekti Spiro Ksera

tėrhiqet nga lista


Dorėhiqet nga kandidimi pėr deputet nėn siglėn e PBDNJ-sė Spiro Ksera. Vendimi mė i fundit duket se ėshtė marrė i diktuar nga zhvillimet e ndodhura kėto dy ditė nė gjirin e PBDNJ-sė dhe "Omonia"-s. Po dje, Ziso Lluci, kryetar i Komunės Finiq nė Delvinė, anėtar i Kryesisė sė PBDNJ-sė, i ka dorėzuar Dules dorėheqjen. Ksera, si njė ndėr kundėrshtarėt potencialė tė aleancės parazgjedhore tė PBDNJ-sė me koalicionin e majtė nė zgjedhjet e 28 qershorit, ka ndėrmarrė kėtė hap nė kushtet e njė polemike tė theksuar mes tij dhe Vangjel Dules gjatė mbledhjes sė djeshme tė kryesisė sė kėsaj partie nė Tiranė, ku me shumicė votash u vendos pėr daljen nė njė grupim politik me subjektet opozitare. Si kryetar i OMONIA-s dhe PBDNJ-sė pėr Gjirokastrėn, Ksera ka mbledhur me urgjencė kryetarėt e grupseksioneve tė komunave minoritare, si dhe tė zgjedhurit nė njėsitė vendore, duke i njohur ata me vendimin e dorėheqjes nga kandidimi. Zoti Ksera fill pas kėtij takimi tė zhvilluar nė orėt e drekės sė tė enjtes, i cili zgjati mė tepėr se 120 minuta, ka denoncuar vendimin e lidershipit tė PBDNJ-sė, i cili sipas tij ka qenė absurd pėr daljen nė njė koalicion tė vetėm me forcat e majta politike. "Nuk ėshtė marrė nė konsideratė vendimi unanim i OMONIA-s, qė kjo forcė politike tė dilte e vetme nė zgjedhjet parlamentare", u shpreh zoti Ksera, teksa nėnvizoi se kjo organizatė ka mbėshtetje tė gjerė nė qarqet e Gjirokastrės dhe Vlorės. Prefekti i Gjirokastrės, gjatė deklarimit tė tij ėshtė shprehur indirekt se do tė kandidojė pėr deputet nė listėn e njė subjekti tjetėr politik, nėse kjo sipas tij do tė kėrkohet nga strukturat e bazės sė "Omonia"-s nė Gjirokastėr. "Vendimi qė mora ėshtė tėrėsisht moral, ndaj dhe vendosa qė kėsaj here edhe nė bazė tė mbėshtetjes qė kam nga strukturat e ‘Omonia‘-s dhe PBDNJ-sė tė jetė i pakthyeshėm", theksoi Ksera. Sipas tij, strukturat e bazės sė "Omonia"-s dhe PBDNJ-sė kanė shprehur pakėnaqėsinė pėr vendimin mė tė fundit tė PBDNJ-sė pėr koalicion me socialistėt dhe kjo ėshtė e faktuar me sms-tė e shumta tė ardhur nė celularin e tij nga anėtarėt e thjeshtė. Ai shtoi se gjatė dy ditėve nė vijim do tė marrė kontakte me anėtarėsinė pėr tė njohur opinionet e tyre rreth vendimit mė tė fundit. Prefekti i Gjirokastrės nuk e ka fshehur opinionin e tij pozitiv pėr bashkėpunimin me PD-nė gjatė katėr viteve tė fundit nė qeverisje, duke e quajtur tė suksesshėm. Sipas tij, janė gjetur hapėsirat e duhura qoftė nė investimet e shumta nė infrastrukturėn e zonės sė minoritetit, si dhe nė investimin intelektual. "Vendimet politike tė liderit tė PBDNJ-sė, Vangjel Dule, shpresoj tė analizohen mė datė 29 qershor, njė ditė pas zgjedhjeve", pohon Ksera.
avatar
ADMIN

Numri i postimeve : 3205
Age : 47
Reputation : 17
Points : 17475
Registration date : 19/10/2008

Shiko profilin e anėtarit http://ILIRIALIVE.COM

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Largimi i Dules ndryshon qeverinė :: Komentet

avatar

Mesazh prej Fri May 15, 2009 1:30 pm nga bulqizaku

gjith shqiptarve u ka ra le... mtok se dulja shkoi ke ramja ... ka shku me vu vetlla ka me qit ene sėt .....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Fri May 15, 2009 4:49 pm nga ADMIN

bulqizaku shkruajti:gjith shqiptarve u ka ra le... mtok se dulja shkoi ke ramja ... ka shku me vu vetlla ka me qit ene sėt .....

Hahahaha ,o bulqezak po perse i kthen temat serjoze ne lojna ,hahaha je i madh

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Fri May 15, 2009 8:20 pm nga lidabica

une,keta te PBDNJ-se,gjithmone nuk i kam pelqyer ne koalicionin e djathte

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Fri May 15, 2009 9:08 pm nga Drini

e lush i ka pelqyer Neutral

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi