ILIRIADA PORTAL

"Gerdeci", Ina Rama shkaterroi procesin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

16052009

Mesazh 

"Gerdeci", Ina Rama shkaterroi procesin




Fatjona Mejdini
Kryeministri Berisha deklaroi dje se Prokuroria e Pergjithshme, Ina Rama e ka nxjerre ne nje pazar te turpshem dosjen e rendesishme te Gerdecit, duke shkaterruar teresisht procesin nepermjet keqperdorimit te hetimeve dhe akuzave false. Ne emisionin politik "Ora e Debatit", e gazetarit Alfred Peza, kreu i qeverise, Berisha e akuzoi prokurorine se nuk ka pasur si qellim hetimin e ngjarjes tragjike, por berjen e pazarit politik me te. "Dosja e rendesishme e "Gerdecit" eshte nxjerre ne pazar te turpshem dhe nuk eshte punuar per hetuar, por per te bere pazare me te. Vrasja per here te dyte per viktimat eshte bere nga trajtimi i dosjes", deklaroi kryeministri Berisha ne lidhje me hetimet e Gerdecit. Kreu i qeverise i konsideroi si shpikje dhe falsifikime akuzat ne media te ndryshme ne lidhje me perfshirjen e djalit te tij, Shkelzen Berishes ne fabriken e demontimit te armeve ne Gerdec. Sipas Berishes, djali i tij goditet per ceshtje politike si pasoje e vete kryeministrit dhe ne mijera dokumentet e hetuara nga prokuroria nuk eshte gjetur asnje fakt se Shkelzen Berisha ka qene i perfshire ne kete afere. "Nese keta zoterinjte te cilet kane me mijera faqe deponime, le te nxjerrin qofte edhe deponimin me minimal te implikimit me minimal dhe une do te shpreh mirenjohjen me te thelle publike", deklaroi Berisha, duke u shprehu se nje dokument i tille nuk eksiton per shkak se djali i tij nuk ka pasur asnje lidhje me kete ceshtje. Kreu i qeverise i konsideroi te falsifikuara deshmite dhe provat mbi nje shkrese me emrin e Shkelzen Berishes. "Ata nxjerrin nje fakt te falsifikuar me shkrime te falsifikuara, nuk kane deponime se do t'i kishin nxjerre. Sekretarja eshte e paditur dhe ajo ka thene se eshte e ministrit dhe le ta provoje prokuroria se e kujt eshte dora qe ka bere shkrimin. Sekretarja ka bere gabim fatal qe ka bere nje deshmi te tille ", deklaroi Berisha. Sipas tij, "telefonatat e djalit me ministra te kabinetit jane normale per shkak te njohjeve, moshes dhe simpatise per Partine Demokratike. Kane qene ne mitingje dhe greva urie". Sipas tij, "Trebickes 600 mije euro dhe ne krye te listes per te deshmuar ate qe nuk ishte. Te sulmosh djalin se s'kane cfare t'i bejne te atit, eshte absurde". Po keshtu kryeministri Berisha deklaroi diten e djeshme se ne rast te nje mandati te dyte qeverises, mazhoranca ne kete vitet e ardhshme do te perfundoje reformat e nisura ne shendetesi dhe pronesi. Berisha foli per arritjet e qeverise se tij ne keto kater vite dhe foli edhe per programin qe mazhoranca u paraqiste qytetareve per te marr nje mandat te dyte qeveritar. Per here te pare Berisha ka sqaruar marredheniet e tij me kreun e misionit vezhgues te ODIHR-it, Glover, duke pranuar faktin se peng ishte pyetja vetem e njeres pale per zgjedhjet e 1996. Per te, opozita bojkotoi zgjedhjet, por sipas tij s'eshte pa faj as mazhoranca e atehershme. Sipas Berishes, keto reforma mund te konsiderohen si me te veshtirat dhe ndonese kete fakt, ato kane nisur te marrin rruge ne vitet e fundit te qeverise qe ai drejton. Duke u fokusuar te reforma ne sistemin e drejtesise, kryeministri Berisha deklaroi se nuk mohonte faktin qe ne kete sistem mund te vazhdonte te kishte korrupsion, por sipas tij permiresimit ishin te ndjeshme per cdo qytetare. Sipas Berishes, kjo reforme ishte nisur me rritjen e konsiderueshme te pagave te infermiereve dhe mjekeve. Ne lidhje me ceshtjen e pronesise, Berisha deklaroi se reformen e plote eshte penguar nga muret e korrupsionit.
Koha Jone
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24571
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: diggdeliciousredditstumbleuponslashdotyahoogooglelive

"Gerdeci", Ina Rama shkaterroi procesin :: Komentet

avatar

Mesazh prej Sat May 16, 2009 5:22 pm nga nardlushnja

Ina Rama e ka nxjerre ne nje pazar te turpshem dosjen e rendesishme te Gerdecit,

Ne qofte se me te vertete je i paster ti dhe djali yt atehere lereni te qete drejtesine te beje punen e saj dhe mos nderhyni me budallalleqe(si gjithmon)
Sekretarja ka bere gabim fatal qe ka bere nje deshmi te tille
Sekretarja eshte e pergjegjshme per ato qe deklaron,sepse nuk besoj se mbani sekretare budallacka.Shprehja juaj ngjan me kercenim

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sat May 16, 2009 6:13 pm nga shqiptari

Ku e dim se kush e ka thirr ish sekretaren ne zyr?????? Nshqipri ēfar nuk bohet. Vetem atje mos te ta rreje menja se po gjen drejtsi. Pse per ēfar kujtoni ju se e moren nen hetim bisnesmenin boshnjak????? se ju dogj zemra prokuroris per drejtsi???? Jo or jo po se ishte gjah i mir. Prokuroria jone e ka qef te kapet me biznesmen se ato e kan xhepin plot ......

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sun May 17, 2009 10:29 am nga lidabica

dhe keshtu e mbylli ket muhabet,Ina Rama

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi