ILIRIADA PORTAL

Berisha akuzon deputetin Balla si trafikant prostitutash

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

17052009

Mesazh 

Berisha akuzon deputetin Balla si trafikant prostitutash




Disponoj dokumente nga policia italiane
Do i kėrkonit ndjesė deputetit Balla?
Ėshtė ndalur nga policia italiane me prostituta nė makinė, ka qenė me tre vajza nė makinė nė Itali. Ai qė trafikon vajzėn e tjetrit, ai trafikon edhe motrėn e tij. Kemi prova me dėshmitarė, i ka pasur nė makinė pėr transport, ai qė ka njė histori tė tėrė me kėtė punė. Mund tė mė hedh po tė dojė pėr shpifje, ai qė merr vajzėn e tjetrit pėr ta shitur ai shet dhjetė herė motrėn e tij. Tani qė po bėj shpjegimin, kjo ėshtė e vėrteta nga burimet zyrtare tė administratės sė Ballės. Nuk mė nxjerrė jashtė moralit tim kurrė.
Pse keni kundėrshtuar ambasadoren Glover nė krye tė misionit PSBE/ODIHR?
Nuk do tė dėgjosh tė bėjė diplomaci megafoni. Nuk refuzoj pėrgjigjen. Pėrsa i pėrket zgjedhjeve tė 26 majit tė vitit 1996, kėto nuk kanė asnjė lidhje me raportin. Sepse nė 96, dy orė para se tė mbylleshin qendrat e votimit, opozita tėrhoqi njė pjesė tė madhe tė komisionerėve. Kam probleme me raportin sepse nė mungesė tė palės tjetėr nuk mund tė pohoj se nė tė gjitha qendrat e votimit ku bėhej numri, ai bėhej nė besim tė plotė. Tė gjitha mendimet e mia i shpreh nė mėnyrėn mė tė qartė. U prish standardi, ikėn komisionerėt. Qendrat e votimit numėrimi i votave ėshtė konceptuar simetrik. Por largimi i 4 mijė e ca numėruesve cenoi rėndė integritetin. Nuk kam gjė me raportin kritik ndaj saj.
Do tė hyni nė zgjedhje pa aleancėn me PBDNJ? Pse u larguan?
Arsye tė thella i di vet lidershipi. Pėr mendimin tim pretendimi i tyre ishte nė kundėrshtim me parimet. Patėn zemėrthyerje pėr partinė e komunitetit ēam, por kjo ėshtė e papranueshme. Komuniteti ēam sikur tė mė kėrkonte, vij nė koalicion po tė mos merret PBDNJ, do t’i thosha ndiq rrugėn tėnde se nuk pranoj. Minoriteti nė Shqipėri ėshtė i pėrgjegjshėm me marrėdhėnie tė shkėlqyera me shumicėn. Mu duk se ky ishte njė pretekst, unė mbetem i vendosur pėr pėrmirėsimin e gjendjes sė minoritetit. Jam i sigurt se nė parlament do tė ketė pėrfaqėsues tė PBDNJ. Nuk po tentoj t’i pėrēajė, sepse jam luajal nė ato qė shpall.
Prefekti i Gjirokastrės deklaroi se do tė jetė nė listat tuaja?
Me PBDNJ kemi qeverisur, nuk ka pasur asnjė vėrejtje publike, jam pėrpjekur tė zbatoj me ta marrėveshjen me seriozitetin mė tė madh, ai ėshtė eksponent kryesor i asaj partie. Tek unė minoriteti ka njė mik dhe avokat tė interesave tė veta. Nė lidhje me Barkėn, sapo tė formulohen listat do tė shohim se ku do jetė.
Qeverisėt me votat e PBDNJ? A do ta dėmtojė PD-nė, nė jug largimi i PBDNJ?
PD-ja nuk ka ardhur nė pushtet me votat e saj por zgjerova spektrin duke i mirėpritur.
Erdha me njė shumicė prej 78 deputetėsh, qė ishin tė mjaftueshėm pėr tė qeverisur. Ata ishin tre deputetė dhe i mirėprita por jo qė qeverisa me votat e tyre, qeverisa me koalicionin tim, bėra koalicion me dy parti tė tjera. PD-ja do t’i fitojė zgjedhjet e 28 qershorit, votat e saj do tė jenė tė larta si nė jug ashtu edhe nė veri. PBDNJ do tė mbetet nė opozitė.
Lufter Xhuveli?
Ėshtė njė praktikė nė koalicionet pėr t’i zbutuar pak, ndėr tė tjera ēėshtjet e mjedisit janė tepėr tė rėndėsishme pėr mua.
Nėse fitoni zgjedhjet ftoni PBDNJ nė koalicion?
Nuk mund tė them as se do tė jetė, as se nuk do tė jetė, sepse nėse kjo parti nuk hyn nė parlament mendoj se nė qeverisje do tė jetė.
Dėshtimet e programit tė qeverisė?
Premtuam 4 mijė apartamente janė disponibėl kreditė pėr 6 mijė apartamente, kjo ėshtė skema mė e pasur. Njė vend qė ka problem korrupsionin, kriterin mė tė parė duhet tė ketė luftėn kundėr tij. Rreth 7200 apartamente, i ndėrtojmė ne apo i blejmė tek ndėrtuesit, ky nuk ėshtė problem. Janė shpėrndarė fondet sipas listave tė bashkisė sė Tiranės. Legalizimi ėshtė njė ndėr ligjet e para, ai bie nė kundėrshtim me Gjykatėn Kushtetuese, vendimi i saj edhe kur nuk ėshtė i drejtė, duhet tė respektohet. Procesi, sot nga ana dokumentare pothuajse ėshtė i pėrfunduar. Kalimi i dokumenteve nga Aluzini tek hipoteka u zgjidhėn disa kundėrshtira qė ekzistonin. Ka filluar tė ndahen tapitė, janė qindra. Ka njė problem me zonat turistike.
A keni borxh ndaj pronarėve?
Nuk mund tė them se ėshtė i pazgjidhur por mund tė kishte ritme tė shpejta. Ēėshtja e pronave ėshtė nė zgjidhje e sipėr. Ēėshtja e pronės nė tėrėsinė do tė marrė zgjidhje tė sigurt gjatė mandatit tė dytė. Prona po ecėn.
Akciza e naftės?
E premtuam, ishte skemė korruptive hoqėm dorė prej saj. Akciza e naftės u hoq, u katėrfishua fondi, tashti kemi dyfishim tė prodhimit tė frutave.
Keni ndėrruar katėr pesė drejtues?
Kam njė kriter, ai qė merr detyrėn biseda ime ėshtė e shkurtėr do tė vlerėsoj mbi bazėn e rezultateve tė punės, i kėrkoj vartėsit vlerėsimin nė bazė tė rezultateve.
Ligji i Lustracionit?
Ėshtė ligj etik pėr shoqėrinė shqiptare. Kėto ligje nė tė gjithė Evropėn tė majtėt i luftojnė tė djathtė i vendosin, kėto ligje kanė qyetetari tė plotė nė Evropė.
Pse ju kundėrshtuan ndėrkombėtarėt?
Pati keqkuptime, e vėrteta ėshtė se ligji do tė bėhet. Nėse Gjykata Kushtetuese mori pėrsipėr tė gjykojė ligjin nė konflikt interesi ka bėrė gabim historik, i cili do tė marrė zgjidhje, sepse nė konflikt interesi nuk ka gjykatė tė gjykojė. Ka marrė njė vendim me pasoja tepėr tė rėnda historike qė do tė zgjidhet nė mėnyrė demokratike dhe me reforma, konflikti i interesit nuk duhet tė ekzistojė mė.
Gjykata e Lartė nuk pranoi tre gjyqtarėt pėr Gėrdecin, ju nuk ndėrhytė?
Kėta zotėrinjtė i kanė dosjet palė-palė dhe nuk kanė ēti thonė shqiptarėve. Ata duhet t’i kėrkonin presidentit, kryetares sė Parlamentit pėr mundėsinė e gjykimit tė ligjit, ishin tė gjitha mundėsitė pėr krijimin jashtė konfliktit tė interesit. Nė tė gjithė karrierėn time politike nuk bėjė diplomacinė e megafonit. Tė jeni tė sigurt se pėrveēse haptazi, ndryshe nuk merr votė me cilindo. Ato qė kam pasur i kam thėnė me qartėsi pėr cilindo.
Ylli Pango do jetė nė listėn pėr deputet?
Nuk mund tė them se do tė jetė nė listėn pėr deputet kam marrė njė qėndrim publik tė sigurt ndaj tij. E kam konsiderua tė nevojshme tė jem i hapur tė marrė pėrsipėr shkarkimin e tij pėr ndodhinė kur shpėrtheu njė furtunė, nga ata qė kishin organizuar kurthin duke shkelur ēdo lloj kodi dhe ligji unė ngrita zėrin tim. Kjo nuk do tė thotė se unė u pendova pėr vendimin e parė. Nuk besoj se do tė jetė.
A do e pranoni rezultatin e zgjedhjeve, nėse humbisni do tė bėni rotacion?
Kam pranuar rezultatin e zgjedhjeve tė 97, nuk mund tė ketė ndryshe qė unė tė pranoj verdiktin, por ka njė problem tė madh se kėto janė zgjedhjet e para asimetrike. Qė t’i besosh Blushit ėshtė tepėr e vėshtirė, ai u zotua nė njė ekran se Rama nuk ka pėr tė dhėnė dorėheqjen. Uroj qė ajo qė tha Blushi tė mos jetė e vėrtetė, sepse me hile ia ka.
Do tė jeni i pari nė Tiranė? Ka kritere tė qarta?
Do tė jem i pari nė listėn e rajonit tim, nuk do tė kandidojė nė zona tė tjera.
SOT
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22553
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Berisha akuzon deputetin Balla si trafikant prostitutash :: Komentet

avatar

Mesazh prej Sun May 17, 2009 10:41 am nga lidabica

ky balla ka nje cinizem te papare dhe mir ja ben Berisha ketij kelyshi....
Kur i paska me fakte nga shteti italian mire ja ben qe ja nxjerr sidomos tani duhet t'ja beje publike neper shtyp ,qe ta marrin vesh edhe ata te majtet,leqe e dine ata ,por s'ju ben pershtypje.Gjysma apo me shume se gjysma e tyre me pislliqe te formave te ndryshme jane mare dhe meren ende.hajde PS,hajde,PS=trafikante dhe bandite

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sun May 17, 2009 2:44 pm nga bulqizaku

Me than at tdrejten or nard ki Balla e krujti ene hala e kru. Si ta krush ta krujn or lum mejku.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi