ILIRIADA PORTAL

Engel: Shqipėria do tė zhvillojė zgjedhje tė lira

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

17052009

Mesazh 

Engel: Shqipėria do tė zhvillojė zgjedhje tė lira




Uashington-Ligjvenėsi demokrat nga Nju Jorku, Eliot Engel, shpreh bindjen pėr vazhdimėsinė e angazhimit amerikan pėr Ballkanin. Ai tha nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės se Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, i njeh shumė mirė ēėshtjet e Ballkanit, sidomos ēėshtjet e shqiptarėve.

Vetėm pak ditė mė parė, Engel zhvilloi njė vizitė nė vendin tonė, ku njoh me reformat dhe ndryshimet e mėdha qė ka zhvilluar Shqipėria. Pėr sa i pėrket zgjedhjeve parlamentare, konkresmeni amerikan ka theksuar se ishte i bindur se Shqipėria do tė zhvillonte zgjedhje tė lira dhe tė ndershme.

“Mendoj se Shqipėria do tė ketė zgjedhje tė lira dhe tė drejta. Shqetėsimi im i vetėm pėr zgjedhjet ėshtė ēėshtja e kartave tė identitetit. Me sa duket, ka shumė njerėz qė ende nuk e kanė marrė kartėn. Pata nderin tė flisja nė Parlamentin e Shqipėrisė dhe thashė se ka shumė rėndėsi qė ēdo person i cili dėshiron tė votojė duhet tė lejohet tė votojė prandaj partitė e ndryshme duhet tė inkurajojnė njerėzit e tyre qė tė aplikojnė pėr kartat”-theksoi Engel.
Pėr sa i pėrket ndėrtimit tė rrugės Durrės-Kukės, Engel theksoi se kjo rrugė do tė ketė potencial tė madh ekonomik.

“U gėzova shumė pėr rrugėn, e cila ka potencialin tė kthehet nė njė pėrfitim tė madh ekonomik pėr Shqipėrinė dhe pėr tė hapur Ballkanin sepse do tė vijnė njerėzit nga Kosova. Mė thanė se koha pėr tė shkuar nga Prishtina nė Tiranė do tė shkurtohet tė paktėn pėr gjysmė. Nė fund tė fundit, ajo do tė lidhė tė gjitha vendet e Ballkanit, si Malin e Zi, Maqedoninė dhe madje Serbinė. Kjo rrugė ėshtė njė projekt shumė i mirė pėr Shqipėrinė”-tha mė tej kongresmeni.
Start
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22433
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi