ILIRIADA PORTAL

Zgjedhjet, 3 emrat per kreun e PD se Tiranes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

18052009

Mesazh 

Zgjedhjet, 3 emrat per kreun e PD se Tiranes




F.Mejdini
Kryesia e vogel e Partise Demokratike, vendosi dje qe kandidaturat te cilat do te perballen sot, per kryetarin e PD-se ne Tirane, te jene deputetet Aldo Bumci dhe Lajla Pernaska, si dhe drejtori aktual i KESH-it, Gjergji Bojaxhi. Ky vendim u mor dje ne mbledhjen e asaj qe njihet si "Kryesia e vogel" dhe qe perbehet nga figurat kryesore te PD-se, te drejtuar nga kryeministri Sali Berisha, njekohesisht kryetari i PD-se. Ne kete Kryesi bejne pjese nenkryetaret e PD, Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi, sekretari i Pergjithshem i PD, Ridvan Bode dhe ministri i Jashtem Lulzim Basha.

Burimet prane kesaj partie bene te ditur per "Koha Jone", se kjo kryesi, vendosi te eliminonte nga kandidimi vetem deputetin demokrat, Edi Paloken dhe te kaloje sot per votim, tre kandidatura per t'u paraqitur perpara Kuvendit te Tiranes. Burimet nuk sqaruan shkaqet qe cuan ne heqjen e emrit te Palokes kurse jozyrtarisht mesohet se ish-drejtori i Agjencise Telegrafike Shqiptare, aktualisht deputet i forces me te madhe politike ne vend, nuk plotesoi kriteret e nevojshme per kete kandidim.

Me heret, paraditen e se dieles, edhe Besnik Mustafaj, deputet aktual i PD dhe ish-minister i Jashtem, deklaroi terheqjen nga gara per kreun e partise ku deri dje aderonte. Po ashtu lajmeroi largimin nga PD dhe teresisht nga politika, te pakten per kater vitet e ardhshme. Mustafaj la te hapur mundesine e rikthimit te tij ne politike dhe rivalitet drejtimi vetem ne vitin 2013.

Ne keto kushte, Bumci, Pernaska dhe Bojaxhi jane tre emrat qe do te votohen sot nga rreth 800 delegatet e Tiranes. Keta, do te vendosin se kush prej tre rivaleve, do te marre numrin me te madh te votave, per t'u shpallur kryetar i deges me te madhe ne vend, te Partise Demokratike.

Mbledhja e Kuvendit te PD-se, do te behet sot ne mjediset e Teatrit te Operes dhe Baletit ne oren 12.00 dhe pritet te zgjase deri ne oret e vona te pasdites. Ne Kuvendin e sotem te Tiranes, pritet te mbaje fjalen e rastit dhe kryetari i PD-se, njekohesisht kryeministri Sali Berisha. Zgjedhja e kryetarit te ri te demokrateve ne Tirane, mbyll edhe ciklin e zgjedhjes se te gjithe kryetareve te degeve demokratike, ne te gjithe vendin.

Prej muajsh brenda partise me te madhe te mazhorances, eshte zhvilluar edhe nje gare e brendshme per sa i perket zgjedhjes se krereve te rinj ne cdo dege te Partise Demokratike. PD-ja e Tiranes, eshte konsideruar si dega me e rendesishme dhe per pasoje eshte lene qe ajo te mbyllte ciklin e zgjedhjes se kryetareve te rinj.

Olldashi

Kryetari aktual i Partise Demokratike ne Tirane, Sokol Olldashi, i cili eshte edhe ministri i Transporteve pritet t'i dorezoj sot, te zgjedhurit te Kuvendit, kete post. Vete Olldashi, ka deklaruar se nuk do te merrte pjese ne garen per PD-ne e Tiranes.
Koha Jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22438
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Zgjedhjet, 3 emrat per kreun e PD se Tiranes :: Komentet

avatar

Mesazh prej Mon May 18, 2009 4:41 pm nga emigranti

Un jam per Lejla Pernasken. Do te ishte ne nderin e deges Tiranes qe ta zgjidhte Lejla Pernasken ne krye te deges per Tiranen.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon May 18, 2009 4:50 pm nga ad

Po zonja Pernaska perfaqeson ate grup politikanesh qe per shkak te integritetit dhe rreputacionit te tyre jane shpresa e moderimit te politikes Shqiptare.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon May 18, 2009 9:26 pm nga anonymus

ndermjet tre kandidaturave vetem Pernaska nuk esht perfol per asgje

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi