ILIRIADA PORTAL

Zgjedhjet, Berisha bllokon rrjedhjet brenda PD-sė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

18052009

Mesazh 

Zgjedhjet, Berisha bllokon rrjedhjet brenda PD-sė




VALENTINA MADANI
Udhėzim pėr kandidimin vetėm nėn siglėn e PD-sė

Deputetėt nuk mund tė kandidojnė pėr parti tė tjera

Lideri demokrat Sali Berisha bllokon rrjedhjet brenda PD-sė vetėm disa ditė para zgjedhjeve parlamentare tė 28 qershorit. Askush nga deputetėt aktualė nuk mund tė kandidojė tek partitė e tjera. Gjithnjė, nėse ndonjėri prej tyre nuk do figurojė nė listėn e re tė PD-sė. Z. Berisha u ka bėrė parapritė pėrmes njė udhėzimi tė shpėrndarė tė gjithė anėtarėve tė grupit parlamentar, ku ēdo deputet i PD-sė ka firmosur kandidimin nė zgjedhjet e 28 qershorit, vetėm nėn siglėn e kėsaj partie. Nė kėtė mėnyrė, “Dushku” i 3 korrikut tė 2005-s nuk do tė pėrsėritet mė 28 qershor tė 2009-s. Shembullin e parė e jep vetė kryetari i PD-sė, Berisha, ku nė rast tė mospėrfshirjes nė listėn e re tė PD-sė, deputetėt e saj nuk do tė mund tė kandidojnė pėr parti tė tjera. Kjo, pėr shkak se kanė firmosur njė udhėzim, i cili u bėn tė qartė se mė 28 qershor janė kandidatė tė PD-sė. Ky udhėzim u ėshtė shpėrndarė tė gjithė anėtarėve tė grupit parlamentar tė partisė nė pushtet, mbi tė cilin kanė firmosur kandidimin, pavarėsisht se disa prej tyre mund tė mos pėrfshihen nė listėn e kandidatėve tė ardhshėm ose mund tė jenė tė fundit nė listė nė nivel qarqesh. Burime brenda grupit parlamentar demokrat bėjnė tė ditur se njė udhėzim i tillė ka si qėllim pengimin e kandidimit tė tyre nėn njė sigėl tjetėr partie, nėse ata nuk janė pjesė e listės sė re tė 28 qershorit. Kjo, pėr faktin se njė fenomen i tillė ėshtė vėnė re gjatė zgjedhjeve tė 3 korrikut 2005, ku shumė demokratė pasi nuk u futėn nė listėn e PD-sė, kandiduan pėr parti tė tjera aleate. Partia Republikane ishte subjekti politik qė kandidoi mė shumė demokratė nė listėn e saj tė 3 korrikut. Nė njė farė mėnyre, ishte “Dushku” qė favorizoi e majta, atėherė nė pushtet, qė diktoi dhe kėtė mėnyrė kandidimi qė tjetėrsonte identitetet politike tė partive. Por tashmė kryetari i PD-sė, Sali Berisha, ka vendosur qė brenda tė vetėve tė mos pėrsėritet mė njė gjė e tillė. Berisha i ka bėrė parapritė kėsaj lloj gare pikėrisht duke u shpėrndarė deputetėve tė PD-sė udhėzimin pėrkatėsi, i firmosur pa pėrjashtim nga i gjithė grupit parlamentar. Madje, nė kėtė udhėzim kėrkohet jo vetėm emri dhe firma, por edhe adresa pėrkatėse e gjithsecilit deputet. Firma e hedhur nė kėtė shkresė i ndalon ata qė tė hyjnė nė garėn e 28 qershorit nėn emrin e ndonjė partie tjetėr. Pjesa dėrrmuese e deputetėve tė PD-sė janė ende tė pasigurt nėse do tė pėrfshihen nė listėn e 28 qershorit, por prej ditėsh brenda PD-sė kishte zėra se shumė nga ata qė nuk do jenė nė kėtė listė, janė gati tė konkurrojnė pėr partitė e tjera tė koalicionit. Por firma e hedhur mbi udhėzuesin mė tė ri pas seancės parlamentare tė sė premtes, ua ndalon atyre kandidimin jashtė Partisė Demokratike. Gjithsesi, enigma e pėrfshirjes ose jo nė listėn e re, do tė zbardhet nė mbledhjen e kryesisė sė PD-sė, forumi mė i lartė i demokratėve qė miraton emrat qė do tė garojnė pėrballė sė majtės nė zgjedhjet e 28 qershorit. Ditėn e martė, nė orėn 12:00 skadon edhe afati i fundit ligjor pėr dorėzimin e listės sė kandidatėve nga partitė politike. Pikėrisht dy ditė para dorėzimit tė emrave qė do i konfirmojnė PD-sė mandatin e dytė qeverisės, lideri i mazhorancės, Sali Berisha, ka mundur tė bllokojė kandidimin e tė vetėve tek partitė e tjera. Duket se PD-ja do tė shfrytėzojė limitet e fundit tė kohės, pėr tė ēuar nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve listėn e kandidatėve tė saj pėr deputetė nė Kuvendin e ri tė Shqipėrisė. Lideri i PD-sė, Sali Berisha ka paralajmėruar se lista aktuale do tė pėsojė ndryshime, duke lėnė tė kuptohet qartė se do tė ketė prurje tė reja, gjė qė do tė rrisė dhe cilėsinė e Parlamentit tė ri shqiptar. Aktualisht tė sigurt nė kėtė listė janė ministrat, anėtarėt e kryesisė sė PD-sė, tė cilėt janė tė shpėrndarė nė grupe pune nė tė gjitha qarqet e vendit dhe prej kohėsh ata zhvillojnė takime me qytetarėt shqiptarė, para tė cilėve po prezantojnė arritjet e qeverisė “Berisha” dhe projektet pėr mandatin e dytė qeverisės.

Standart
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22438
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Zgjedhjet, Berisha bllokon rrjedhjet brenda PD-sė :: Komentet

avatar

Mesazh prej Mon May 18, 2009 4:38 pm nga emigranti

A nuk ka mundesi qe kjo mase te shkaktoje rrjedhje nga PD drejt partive te tjera me te vogla???????

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi