ILIRIADA PORTAL

Gjermani mbėshtetje Shqipėrisė pėr integrimin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

19052009

Mesazh 

Gjermani mbėshtetje Shqipėrisė pėr integrimin




Tiranė - Presidenti i Republikės Bamir Topi priti nė mjediset e Pallatit tė Brigadave njė delegacion deputetėsh tė Parlamentit tė Republikės Federale tė Gjermanisė, tė cilėt shoqėroheshin nga Ambasadori gjerman nė Tiranė, z. Bernard Borhard. Presidenti Topi shprehu mirėnjohjen pėr mbėshtetjen e vazhdueshme tė dhėnė nga Gjermania pėr proceset demokratizuese dhe integruese tė vendit tonė, duke nėnvizuar sidomos rėndėsinė e ratifikimit tė protokollit tė anėtarėsimit nė NATO, atė tė Marrėveshjes sė Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Europian si dhe qėndrimin nė mbėshtetje tė ēėshtjes sė Kosovės.

Presidenti Topi bėri njė pėrshkrim tė shkurtėr tė reformave tė ndėrmarra nė vend si reforma nė drejtėsi, ajo ekonomike, zgjedhore, etj., me synim pėrmbushjen e standardeve integruese. Nė kėtė pikė, Presidenti Topi theksoi “rėndėsinė e madhe tė zgjedhjeve tė ardhshme parlamentare tė 28 qershorit, tė cilat duhet tė jenė tė lira, tė drejta e tė pakontestuara, nė mėnyrė qė tė kapėrcehet me sukses edhe ky gur prove i plotėsimit tė standardeve integruese”.

Ne takim u diskutua edhe situata nė rajonin e Ballkanit, duke vėnė theksin nė ndryshimin e realitetit gjeo-politik, pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės dhe krijimit tė njė shteti tė ri demokratik e shumėetnik, dhe vendosjes sė njė klime tė re dialogu politik e bashkėpunimi ekonomik me qėllim integrimin e gjithė vendeve tė rajonit nė strukturat euro-atlantike.

Deputetėt e Parlamentit gjerman, zotėrinjtė Valter Kolbov dhe Martin Vajs, pasi shprehėn mirėnjohjen pėr pritjen e rezervuar nga Kreu i shtetit shqiptar dhe urimet mė tė sinqerta pėr futjen e Shqipėrisė nė NATO, “nė kėtė bashkėsi vlerash tė pėrbashkėta dhe zgjidhjesh ushtarake”, duke e siguruar Presidentin Topi se mbėshtetja e Gjermanisė ndaj plotėsimit tė aspiratave integruese tė vendit tonė do tė vazhdojė tė jetė intensive dhe e palėkundur.

Parlamentarėt gjermanė vlerėsuan arritjet dhe transformimin e madh tė pėsuar nga vendi ynė gjatė viteve tė fundit, dhe shprehėn vullnetin pėr fuqizimin e mėtejshėm tė marrėdhėnieve dypalėshe nė tė gjitha fushat si pėrsa i pėrket rritjes sė dialogut politik dhe bashkėpunimit ndėrparlamentar, ashtu edhe shkėmbimeve ekonomike, nė fushėn e kulturės, kėrkimeve shkencore, etj.
Start
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22733
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi