ILIRIADA PORTAL

Na ishte dikur, nje liqen ne Tirane

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

19052009

Mesazh 

Na ishte dikur, nje liqen ne Tirane




Sapo ngjit shkallet perpara te del diga, me pas e gjithe panorama me peme, bar edhe pallate e lokale, te cilat duken pertejmi dhe ne fund uji. E ndersa kete te fundit e mendon te kalter apo blu, ne te vertete kete here ishte jeshil dhe kjo per shkak te bojes ne kete ngjyre, te hedhur ne te. Pavaresisht ketij fakti, tiransit nuk i jane larguar tradites se tyre, per te kaluar nje paradite ne Kodrat e Liqenit Artificial, per te marre pak rreze dielli apo edhe per te peshkuar per hobi. Keshtu paraqiten Kodrat e Liqenit Artificial paraditeve, kurse mbremjeve banoret e metropolit e personin kete zone, per nje shetitje apo edhe per nje vrap, per te mbajtur trupin ne forme apo per ajer te paster.

Situata

Vetem per ajer te paster, se tashme... uji i paster iku. Packa se ka ndodhur nje gje e tille ne kete zone qe cilesohet si mushkeria e kryeqytetit mund te gjesh te moshuar, femije te organizuar nga kopshti, plazhiste, peshkatare, sportiste, prinder, apo dhe gra shtatzena. Te gjithe per te pushuar, apo per te marre pak ajer te paster ne kete zone. E ndersa pak dite me pare specialistet pohuan se kjo zone nuk duhet te popullohet, sepse ndotja do te perhapet me teper, askush nuk duket se e ka marre parasysh kete dhe kjo per vete faktin sepse ai mbetet i vetmi vend qetesie. Aty mund te kalosh disa momente te kendshme, ku mund te ecesh, se tashme per plazh nuk mund ta mendosh. Por ka edhe nga ata qe shfrytezojne vetem njeren ane. "Kam dale te marr rreze dielli, pasi degjova qe liqeni ishte ndotur dhe nuk mund te lahesh ne te. Megjithese jam i pasionuar pas notit, edhe kete "deshire" qe mundja ta realizoja, ma fiken. Tani mund te marr vetem rrezet, kurse notin mbase ndonjehere ne det, sepse mundesine e vetme qe kishim ne Tirane, na e hoqen" tregon Ramadan Ballaj. Por nuk eshte vetem ai qe ka shkuar tek "molla e ndaluar". Edhe ata qe jane te pasionuar pas peshkimit, e kane bere nje gje te tille edhe pse uji ka qene i ndotur, por gjahun e tyre nuk e kane konsumuar si ushqim per vete, por per kafshet. "Kam dale per qejf, te marr pak rreze te shtyj kohen por edhe te kap peshk. Ate nuk e konsumojme ne, por ia hedh maces edhe ne qofte i helmuar per macen eshte", ka pohuar Alberti.

Ndotja

Ajo qe ende nuk dihet eshte shkalla e vertete e gjemes qe mund te kete ndodhur ne liqen. Pjesa e vetme qe shikohet eshte ajo siperfaqesore, nderkohe demi qe mund t'u jete shkaktuar gjallesave nenujore eshte ende per t'u pare. Peshkataret thone se kane hedhur kallamat ne liqen dhe pak prej tyre mund te kene kapur peshk. Me i rrezikuari nga ndotja e madhe mund te jete Karasi, nje peshk i vogel, qe me shume se per mishin e tij, gjuhet per sport, cka mund te sjelle largimin e peshkatareve amatore, nga "oazi" i tyre i vetem i qetesise, Liqeni Artificial. Nje nga peshkataret, rrefen se si kete radhe nje ndotje e tille nuk eshte pare kurre. "Ne liqen ka shume probleme, po si kete here nuk kemi pare. Kane hedhur edhe klor per te larguar peshqit, por qe liqeni te ndotet ne kete mase, kjo eshte hera e pare" thote peshkatari. Deme kane pesuar edhe lokalet qe popullojne bregun e liqenit. Diten e djeshme, vizitore qe zgjedhin liqenin si vendpushimi, kane preferuar te qendrojne larg vendit te tyre te qetesise. Era e rende e materialit te panjohur, te hedhur ne liqen, ka bere qe klientet te nderrojne destinacion. S. Isaku

3 Vjet Nevojiten te pakten qe Liqeni Artificial te permiresohet disi. Nderkohe qe te kthehet ne gjendjen e meparshme, ashtu sikurse ishte para disa ditesh duhet te pakten nje dekade, qe te permiresohet flora dhe fauna.

300 Kilograme Boje hidromat me ngjyre jeshile, mendohet se eshte hedhur ne Liqenin Artificial te kryeqytetit. Kjo sasi kimikati ka shkaktuar demin me te madh, te ndodhur ndonjehere ne kete zone qe kur liqeni eshte krijuar.

Propozimi

Autoriteti Shendetesor Rajonal ne Tirane, ka propozuar qe uji i liqenit te largohet plotesisht, si dhe nje pjese e baltes nen te, me pas te behet furnizimi me uje te paster, nderkohe qe flora e fauna te zhvillohet per vitet ne vazhdim.

Analizat

Pavaresisht se u bene dhjete dite qe kur ka ndodhur ndotja e Liqenit Artificial, asnje nga institucionet pergjegjese nuk ka nxjerre analiza te sakta. Te vetmet analiza jane ato qe cilesuan se ndotja eshte kimike dhe jo bakteriale.
Koha Jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22553
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Na ishte dikur, nje liqen ne Tirane :: Komentet

Mesazh prej Tue May 19, 2009 3:40 pm nga i persekutuari

Edi Rama i vje rrotull edhe ajrit paster

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi