ILIRIADA PORTAL

Emrat e tė rinjve nė listat e kandidatėve pėr deputetė tė PD, PS e LSI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

19052009

Mesazh 

Emrat e tė rinjve nė listat e kandidatėve pėr deputetė tė PD, PS e LSI




Shkruar nga Altin Sinani

Ja kush do tė jenė deputetėt e rinj nė Parlamentin e ardhshėm
Nė zgjedhjet e 28 qershorit, ajo qė quhet betejė e vėrtetė, ėshtė beteja e emrave qė do jenė nė listėn pėr kandidatė, dhe jo beteja e programeve, siē deklarojnė pothuajse pėrditė Sali Berisha dhe Edi Rama. Deri mė sot asnjė parti nuk e ka bėrė publike listėn pėrfundimtare. Por ama emra tė ndryshėm janė duke u pėrfolur, madje disa prej tyre janė bėrė tė sigurt. Pritet qė tė hėnėn tė bėhen zyrtare tė gjitha emrat e kandidatėve pėr deputetė, duke i dhėnė fund kėshtu ankthit qė i kanė zėnė shumė prej deputetėve aktualė, por edhe ata qė aspirojnė tė ulen pėr herė parė nė karriget e Parlamentit.


Selia blu
Dukė lėnė mėnjanė figurat e larta tė tė tri partive tė mėdha, mė interesante janė prurjet e reja tė politikės. Ia nisim me PD-nė. I sigurt ėshtė Gjergj Bojaxhiu. I sigurt, ndonėse i pakonfirmuar ėshtė edhe Gerti Bogdani, kreu i Forumit Rinor tė PD-sė. Por edhe drejtori i Informacionit nė Kryeministri, Grid Rroji, pritet tė jetė njė ndėr prurjet e reja mė interesante tė Partisė Demokratike. Duke parė pėrgatitjen e tij intelektuale dhe punėn e bėrė nė krye tė Departamentit tė Informacionit, mėsohet se Berisha do t’i japė atij njė vend tė sigurt nė listėn prej 140 kandidatėsh.
Selia rozė
Revolucionin mė tė madh me emra tė rinj pritet ta bėjė Partia Socialiste. Jo mė kot Edi Rama nė tė gjitha fjalimet e tij, kryefjalė ka gjithnjė “politikėn e re”. Disa emra janė ravijėzuar tashmė dhe nuk mund tė quhen surprizė. I pari ėshtė Eduard Shalsi, njė personazh shumė i njohur vitet e fundit, jo thjesht si pasardhėsi i Edi Ramės, por njė njeri qė ka vazhduar punėn e tij dhe ka mbrojtur punėt e bashkisė. Ai ka njė vlerėsim maksimal tė vetė Ramės. Njė tjetėr emėr ėshtė Fidel Ylli, njė personazh i rėndėsishėm i sportit dhe i biznesit, dhe qė tashmė do ketė emrin nė listėn e kandidatėve nė qarkun e Beratit. Ndonėse ende nuk ėshtė zyrtarizuar, njė tjetėr prurje e re selisė rozė pritet tė jetė edhe aktorja e njohur Luiza Xhuvani, e cila do tė kandidojė nė qarkun e Vlorės. Por edhe figura tė tjera interesante si Ditmir Bushati, Olta Xhaēka etj.
LSI
Ndėrsa Lėvizja Socialiste pėr Integrim, jo vetėm qė do ta ketė pjesėn mė tė madhe tė kandidatėve tė saj tė rinj, por ėshtė e vetmja parti e cila tashmė i ka prezantuar pjesėn mė tė madhe tė kandidatėve. Tashmė njė ndėr emrat qė ėshtė publik, ėshtė ai Nasip Naēos, i cili do tė kandidojė nė zonėn e Skraparit. Njė tjetėr emėr interesant, ėshtė ai i Erisa Xhixhos. Kjo e fundit ka spikatur nė detyrėn e saj si kryetare e LRI-sė, gjithashtu ajo tashmė ėshtė bėrė edhe nėnkryetare e LSI-sė. Xhixho ėshtė nė vendin e dytė nė listėn e LSI-sė pėr Tiranėn, pas Ilir Metės. Po ashtu edhe Besjan Pesha do tė kandidojė nė Vlorė. Dy figura tė njohura publike tė LSI-sė qė do kandidojnė pėr herė tė parė si deputetė janė edhe Artur Zheji dhe Lefter Koka, tė cilėt do tė kandidojnė nė Durrės.

PS
Luiza Xhuvani
Ilir Beqja
Ditmir Bushati
Rudina Seseri
Damian Gjiknuri
Lindita Nikolla
Olta Xhaccka
Fidel Ylli
PD
Gerti Bogdani
Juela Meccani
Grid Rrroji
Myqerem Tafaj
Gent Strazimiri
Gjergj Bojaxhiu
LSI
Artur Zheji
Erisa Xhixho
Besjan Pesha
Nasip Naēo
Lefter Koka

Si e kanė nisur fushatėn elektorale PD, PS dhe LSI
Berisha, Rama dhe Meta, mė 28 qershor?!

Ku do kandidojnė liderėt e tri partive tė mėdha?!
Pėr herė tė parė nė zgjedhjet parlamentare pas viteve ‘90, nuk do tė kemi njė pėrballje mes dy liderėve mė tė fuqishėm nė vend. Kjo vjen pėr pasojė se kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama nuk do tė kandidojė pėr deputet, pasi nuk do tė shkelė kontratėn me qytetarėt e Tiranės, tė cilėt e kanė zgjedhur pėr kryebashkiak. Megjithatė zyrtarisht Edi Rama ende nuk ka vendosur nėse do tė ketė emrin nė listėn e kandidatėve pėr deputetė. Rama ka deklaruar nė mėnyrė konfidenciale se nėse PS-ja do tė fitojė zgjedhjet e ardhshme ai do tė jetė edhe kryeministėr edhe kryetar bashkie. Kėtė ide Edi Rama e ka huazuar nga modeli politik i Shteteve tė Bashkuara. Gjithashtu Rama ka shtuar se nė kėtė mėnyrė ai do tė punonte edhe pėr Shqipėrinė, por edhe pėr Tiranėn. Por kjo ide e Ramės ende nuk ėshtė thėnė nga ai nė mėnyrė zyrtare. Por njė gjė ėshtė e sigurt, qė nėse selia rozė fiton zgjedhjet, kandidati i saj pėr kryeministėr ėshtė Edi Rama.
Sali Berisha
Ndėrsa kryeministri Sali Berisha do tė kandidojė nė qarkun e Tiranės, qark i cili pėrfshin edhe qytetin e Kavajės, nė tė cilėn shefi i mazhorancės ka dalė gjithmonė deputet. Kryeministri Berisha ka konsumuar pesė mandate nė Kavajė duke qenė njė nga deputetėt mė stabėl nė njė zonė elektorale. Edhe pse nuk ėshtė vendosur ende zyrtarisht, Berisha pritet ta vendosė emrin nė qarkun e Tiranės, nė krye tė listės, pra duke mos qenė mė vetėm deputet i zonės sė Kavajės. Por nuk ėshtė ēudi, qė emri i tij tė jetė edhe nė ndonjė qark tjetėr. Ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme, ėshtė se Berisha nuk ka asnjė lloj dileme dhe sforcimi, nėse bėhet apo jo deputet. Jo vetėm ligji i ri qė i jep avantazhin e tė qenit nė krye tė listės, por edhe pėrkrahėsit e tij janė tė tillė qė i japin kryetarit tė PD-sė njė siguri qė rrallė e kanė pasur politikanėt e tjerė. Kreu i PD-sė prej ditėsh tashmė e ka nisur fushatėn nė mėnyrėn e tij, duke pėruruar rrugė dhe thumbuar kundėrshtarin e tij Edi Ramėn. Po kėshtu edhe dje Shėnavlash tė Durrėsit ai i ėshtė drejtuar edhe njėherė liderit tė opozitės, Edi Rama tė japė dorėheqjen nga posti i kreut tė bashkisė, pėrpara se tė hyjė nė garė pėr zgjedhjet e 28 qershorit. Brenda dy ditėsh kjo ėshtė e dyta thirrje e Berishės drejtuar Ramės, njėherė nga Kruja dhe dje nga Shėnvlashi. “Zoti Rama ,njė kėrkesė kam, dil nė shesh, bėhu burrė, shkėputu nga karrigia e kryetarit tė bashkisė, jep dorėheqjen, hajde tė bėjmė garėn ballė pėr ballė” theksoi kryeministri. Pėr t’i thėnė edhe njėherė Ramės se humbja e tij do tė jetė e rėndė nė 28 qershor, Berisha pėrdori si simbolikė figurėn e Skėnderbeut. “Do t’ia bėj humbjen mė zi seē ua ka bėrė Skėnderbeu otomanėve, jo me shpata, jo me topa, por me vota tė lira dhe tė ndershme”, tha Berisha.
Ilir Meta
Ka kohė qė kreu i LSI-sė, Ilir Meta ka deklaruar se ėshtė tėrhequr nga Skrapari si kandidat pėr deputet. Ai ka sqaruar muaj mė parė nė njė intervistė pėr “Tirana Observer”, pse nuk do tė jetė mė deputet nė Skrapar, por ka dhėnė dhe arsyet e kėtij largimi. Sipas tij, Kodi i ri Zgjedhor, por edhe impenjimet e tjera kanė bėrė qė Meta tė kalonte nė Tiranė. Ndėrkohė qė premtimi mė i madh i Ilir Metės nuk ėshtė ta mbajė vendin e tretė nė renditjen e partive politike, por ai synon tė dalė edhe partia e parė e sė majtės nė zgjedhjet e 28 qershorit, pasi ai ka deklaruar se synon qė nė kėto zgjedhje LSI tė fitojė 35 deputetė. Ndėrkohė qė dje Ilir Meta ka prezantuar Planin pėr Veprim nė qytetin e Vlorės. Lideri i LSI-sė, Ilir Meta i shoqėruar nga kandidatėt pėr deputetė tė kėsaj partie nė qarkun e Vlorės, kanė zbuluar me detaje, shtyllat e programit elektoral dhe qeverisės tė LSI pėr 4 vitet e ardhshme. Meta garantoi tė gjithė vlonjatėt dhe shqiptarėt, se duke votuar pėr LSI, do tė votojmė pėr realizimin e projekteve mė tė bukura dhe mė pėrrallore tė zhvillimit tė turizmit nė Shqipėri.

Sali Berisha
Edhe pse nuk ėshtė vendosur ende zyrtarisht, Berisha pritet ta vendosė emrin nė qarkun e Tiranės, nė krye tė listės, pra duke mos qenė mė vetėm deputet i zonės sė Kavajės. Por nuk ėshtė ēudi qė emri i tij tė jetė edhe nė ndonjė qark tjetėr. Ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme, ėshtė se Berisha nuk ka asnjė lloj dileme dhe sforcimi, nėse bėhet apo jo deputet, pasi ligji i ri qė i jep avantazhin e tė qenit nė krye tė listės, por gjithashtu ai ka njė pėrkrahje tė madhe nė elektorat.

Edi Rama
Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, nuk do tė kandidojė pėr deputet, pasi nuk do tė shkelė kontratėn me qytetarėt e Tiranės, tė cilėn e kanė zgjedhur pėr kryebashkiak. Megjithatė zyrtarisht Edi Rama ende nuk ka vendosur nėse do tė ketė emrin nė listėn e kandidatėve pėr deputetė. Por njė gjė ėshtė e sigurt qė nėse selia rozė fiton zgjedhjet kandidati i saj pėr kryeministėr ėshtė Edi Rama.

Ilir Meta
Ka kohė qė kreu i LSI-sė, Ilir Meta, ka deklaruar se ėshtė tėrhequr nga Skrapari si kandidat pėr deputet. Ai ka sqaruar muaj mė parė nė njė intervistė pėr “Tirana Observer”, pse nuk do tė jetė mė deputet nė Skrapar, por ka dhėnė dhe arsyet e kėtij largimi. Sipas tij, Kodi i ri Zgjedhor, por edhe impenjimet e tjera kanė bėrė qė Meta tė kalonte nė Tiranė.
Tirana Observer
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22723
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Emrat e tė rinjve nė listat e kandidatėve pėr deputetė tė PD, PS e LSI :: Komentet

Mesazh prej Tue May 19, 2009 3:39 pm nga i persekutuari

te PD dhe LSI nuk jane vetem figura te reja por jane dhe te rinj ne moshe, kurse te PS jan vetem figura te reja nja dy tre prej tyre jo dhe aq te reja.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue May 19, 2009 9:17 pm nga ad

Ne keto momente po degjoj Berishen ndersa po lexon listen e kandidateve per deputet te PD. Asnje emer nuk me tingelloj keq perveē emrit te "Gjeneral" Arben Imamit. Nuk dua ti hy analizes se per ēfare aresye Berisha ka vendosur te rehabilitoje si figure politike Arben Imamin, por per nje gje jam e sigurt; Ai njeri nuk e meriton voten, ashtu siē nuk e ka merituar per asnje ēast vendin e punes qe ka ne kryeministri. Me dridhet mishi kur mendoj se duhet te votoj per nje nga nxitesit e gjakderdhjes te 97. Jo kurre voten time ai njeri nuk e merr.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi