ILIRIADA PORTAL

Qetsori dhe Adi, nga “Big Brother” nė listat e deputetėve tė PDK e G99

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

19052009

Mesazh 

Qetsori dhe Adi, nga “Big Brother” nė listat e deputetėve tė PDK e G99




ADI SHKEMBI

Dy prej personazheve mė tė njohur tė edicionit tė dytė tė “Big Brother” pėrfshihen nė politikė, duke u angazhuar nė fushatėn e zgjedhjeve tė 28 qershorit.
Bėhet fjalė pėr Qetsorin, konkurrentin qė fitoi kėtė edicion tė kėtij spektakli dhe finalistin tjetėr Adi. Pas publikimit tė lajmit pak ditė mė parė, se Partia Demokristiane do tė pėrfshinte nė listėn e saj pėr nė qarkun e Vlorės edhe Qetsorin, pas daljes sė tij nga “Big Brother” ėshtė bėrė e mundur edhe arritja e marrėveshjes mes tij dhe PDK-sė. Dje nė mesditė fituesi i “Big Brother” ishte nė selinė e demokristianėve, ku pas njė takimi me kreun e PDK-sė, Nard Ndoka, nėnshkroi edhe marrėveshjen ku pranon tė jetė nė listėn e kėsaj partie. “Njė nga personazhet mė tė njohur pėr publikun, falė edhe spektaklit televiziv ‘Big Brother’, Qetsor Feruni, ka zgjedhur PDK-nė pėr tė kandiduar si deputet pėr Qarkun e Vlorės. Vendimi i Qetsorit u bė zyrtarisht publik pas njė takimi qė ai zhvilloi me kryetarin e PDK-sė, Nard Ndoka, menjėherė pas mbylljes sė spektaklit televiziv ‘Big Brother’”, thuhet nė njoftimin pėr shtyp. Sipas zyrės sė Ndokės, kandidimi i tij pėr deputet nė zgjedhjet e 28 qershorit mbėshtetet nga strukturat drejtuese tė saj, teksa shton se vendosja e emrit tė tij nė listė pėrbėn njė pėrpjekje pėr tė marrė tashmė pėrgjegjėsi jo vetėm nė spektakėl, por edhe nė politikė. “Partia Demokristiane dhe e gjithė anėtarėsia e saj mbėshtesin kėtė kandidaturė, e cila edhe gjatė spektaklit prezantoi vlerat mė tė mira tė qytetarisė shqiptare. PDK vlerėson se sfida e tij pėr tė pėrfaqėsuar nė Parlament zgjedhėsit e qarkut tė Vlorės pėrbėn njė pėrpjekje dinjitoze pėr tė marrė pėrsipėr pėrgjegjėsi, tashmė jo si lojtar spektakli, por njė lojtar i fortė politik”, thuhet nė njoftimin e PDK-sė nė pėrfundim tė nėnshkrimit tė marrėveshjes me Qetsor Ferunin. Mė pas Qetsori ėshtė nisur pėr nė Itali dhe pritet tė kthehet gjatė ditės sė sotme. Burime pranė kėsaj partie bėjnė tė ditur pėr gazetėn se Qetsori do tė jetė i dyti nė listėn e PDK-sė pėr qarkun e Vlorės. Por megjithėse listat janė tė mbyllura, pra qė nuk mund tė ndryshohen, mėsohet se tre kandidatėt e parė tė PDK-sė do tė jenė nė garė me njėri-tjetrin. Kjo do tė thotė qė pėr qarkun e Vlorės, nėse PDK merr numrin e nevojshėm tė votave pėr deputet dhe nėse Qetsori, i cili do tė bėjė fushatė nė zonat pėrreth qytetit, Dukat, Dhėrmi, Himarė, merr mė shumė vota se Baki Jaze, i cili renditet i pari nė listė, ky i fundit do tė tėrhiqet dhe do t’i hapė rrugėn Qetsorit pėr t’u bėrė deputet. Kjo marrėveshje e noterizuar mėsohet tė jetė nėnshkruar nė zyrat e PDK-sė. Sipas kėsaj skeme shtohet mundėsia qė kjo forcė tė nxjerrė deputet, pėr shkak se kandidatėt vihen nė garė me njėri-tjetrin pėr tė marrė mė shumė vota. Nė qarkun e Vlorės do tė jenė 12 deputetė, ēka kėrkon qė PDK-ja tė marrė 8.5% tė votave pėr tė nxjerrė njė deputet. Por nuk ėshtė vetėm Qetsori, personazhi i “Big Brother”, i cili do tė kandidojė nė zgjedhjet e 28 qershorit. Njė tjetėr finalist i kėtij spektakli, Ardian Pojana, i njohur si Adi, do tė jetė nė listėn e G99 nė kryeqytet. Ai renditet nė kėtė listė i pesti. Lėvizja G99 prezantoi dje listėn e 32 kandidatėve pėr deputetė pėr qarkun e Tiranės. Erion Veliaj, kreu i G99, kryeson listėn pėr gjithė vendin, kurse Arbi Mazniku pason emrin e Veliaj nė Tiranė. Nė 5 emrat e parė tė kandidatėve pėr deputetė pėr Tiranėn, G99 ka pėrzgjedhur edhe njė tetraplegjike. Veliaj theksoi se ekipi qė partia qė ai kryeson do tė ofrojė ėshtė mė i miri. “Mė nė fund, pas 18 vitesh kemi sot mundėsinė t’i ofrojmė shqiptarėve njė nga ekipet mė tė mira qė ėshtė ofruar ndonjėherė nė shėrbim tė ēėshtjeve publike nė Shqipėri, dhe unė jam krenarė pėr tė gjithė ata qė nuk kanė pranuar tė bėhen deputetė, por t’i shėrbejnė Shqipėrisė”, u shpreh Veliaj. “Kėta njerėz qė kanė marrė pėrsipėr tė kandidojnė pėr G99 nė qarkun e Tiranės dhe tė gjithė bashkėpunėtorėt tanė nė tė gjithė Shqipėrinė nuk janė njerėz tė papunė dhe qė e shohin politikėn si tė vetmin vend ku mund tė punėsohen”, deklaroi Veliaj, teksa u shpreh se rrugėtimi i gjatė do tė pėrfundojė pas 40 ditėsh. Nė krye tė qarqeve nė listat e G99 dallohen tė rinj, por dhe intelektualė tė njohur. Njė nga kėto, Milva Ikonomi, ish-drejtoresha e INSTAT, e cila drejton listėn e kandidatėve tė G99 pėr qarkun e Durrėsit. Sipas Veliajt, “ka akoma njė lajm tė mirė; kėsaj qeverie i kanė mbetur vetėm 40 ditė, ndaj sot na duhen dhe vetėm 40 ditė kurajo, 40 ditė shprese dhe 40 ditė durimi, deri nė momentin e ndryshimit tė madh pėr Shqipėrinė”.

Lista e PDS

Qarku Tiranė
Paskal Milo
Artur Duēkallari
Xhevdet Kacani
Lavdije Ruci
Florian Pullazi
Piro Milkani
Qarku Vlorė
Paskal Milo
Qarku Fier
Leonard Strati
Qarku Berat
Dritan Devole
Qarku Korēė
Silvana Xuhano
Qarku Elbasan
Paskal Milo
Qarku Durrės
Fadil Hoxha
Qarku Lezhė
Petraq Kalemi
Qarku Shkodėr
Pashuk Masmalaj
Qarku Dibėr
Paskal Milo
Qarku Kukės
Gėzim Bushati

Lista e LZHK

Tiranė
Aleksandėr Meksi
Dashamir Shehi
Afėrdita Numani
Durrės
Agim Toro
Shkodėr
Gilman Bakalli
Fier
Ibrahim Morina
Korēė
Koēo Bode
Dibėr
Agim Cani
Kukės
Zenun Meshi
Berat
Edmond Shyti
Vlorė
Gėzim Bocari
Lezhė
Teuta Sulaj
Gjirokastėr
Sokol Halili
Elbasan
Ndriēim Allaj

Lista e PDK

Shkodėr
Nard Ndoka
Lezhė
Ndue Shpani
Tiranė
Jak Ndoka
Fier
Vladimir Beja
Elbasan
Ymer Tola
Dibėr
Edmond Stojku
Kukės
Kreshnik Lusha
Gjirokastėr
Aida Joanidhi
Vlorė
Baki Jaze
Durrės
Apollon Baēe
Korēė
Tefik Doko
Berat
Lorenc Mato


Lista e G99

Nė krye tė qarqeve
Milva Ikonomi (Durrės)
Maklen Misha (Korēė)
Gent Elezi (Elbasan)
Genc Kojdheli (Vlorė)
Roland Ilia (Shkodėr)
Orgen Hasanbega (Gjirokastėr)
Plarent Ndreca (Lezhė)

Qarku i Tiranės
1 Erion Veliaj
2 Arbjan Mazniku
3 Juliana Hoxha
4 Bardhylka Kospiri
5 Ardian Pojana
6 Jetona Myteveli
7 Olsi Abazi
8 Mentor Mosho
9 Ened Mato
10 Silvana Xheka
11 Taulant Tusha
12 Gjergji Trola
13 Alketa Berzani
14 Dritan Subashi
15 Gjergji Gace
16 Astrit Alushi
17 Alban Bengasi
18 Leonard Bishtaja
19 Kostandina Keruti
20 Artan Greva
21 Sokol Xhunga
22 Erion Kurti
23 Andi Pogaži
24 Denis Prifti
25 Migena Jance
26 Jola Foto
27 Rudina Berani
28 Joniada Hito
29 Saimir Qejalliu
30 Remir Gjoligaj
31 Qemal Saraēi
32 Endri Gjata

Lista e PLL

Tiranė- Ekrem Spahia; Artan Pojani; Agim Doēi; Zhaneta Ndėrgjoni; Luan Kaceli; Hysen Sinani; Gerta Toptani; Ilir Kacdeda; Bahri Kollēaku

Durrės- Kastriot Goci;
Hysen Myshketa; Enver Kaloshi

Dibėr- Gazmend Lita; Besnik Murati

Kukės- Sulejman Gjana

Elbasan- Murat Basha

Panorama

i persekutuari

Numri i postimeve : 168
Reputation : 4
Points : 17919
Registration date : 18/01/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Qetsori dhe Adi, nga “Big Brother” nė listat e deputetėve tė PDK e G99 :: Komentet

avatar

Mesazh prej Tue May 19, 2009 3:55 pm nga bulqizaku

Sa per Diber paskalit mos tja rreje menia se merr vota, LZHK(Diber) - Agim Cani, cane ka shum shumica jan komunist, PDK (Diber) - Edmond Stojku Rolling Eyes , Stojket dihet publikisht ne Diber se jan komunista dhe se nuk e ndrrojn rrugen, qe do marre vota do marre po qe do rrije me PDK..bo vaki ene rri Rolling Eyes , kurse ky Lita i PLL mund te jete me PLL ama Litet su meret vesh e ndrrojn sa me nji parti (partit e djathta) me nji tjeter.Kurse ky 99 paska mush listen kot mkot.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sat May 23, 2009 5:20 pm nga dini

Qetsori ku tjeter perveq nga BB nė GAY 99.Korelacioni shumė i qarte Very Happy Very Happy Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi