ILIRIADA PORTAL

Liqeni artificial i Tiranės nė agoni

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

19052009

Mesazh 

Liqeni artificial i Tiranės nė agoni




Erisa Xhixho

Kam vite qė mė ka ikur ndjesia se jetoj nė Tiranėn time. Nė fillim humbi ajo gjuha e bukur, pak nazelie, gjuha tironse. Nuk dėgjohej mė as rrugėve, as bareve, as pallateve e buzė trotuareve. U zėvendėsua nga gjuhė tė rėnda, tė ashpra e tė prera. Mė pas u zhduk gjelbėrimi. Pemė tė tėra u prenė pa mėshirė. Hapėsira tė pamata me ngjyrė tė gjelbėr, u zėvendėsuan njė herė me kurthe-kioskat, e mė pas me beton, vetėm beton, i cili nuk mund tė lėvizė mė me njė ekskavator. Ikėn dhe ato shtėpitė me qerpiē. Ishin vėrtet tė vjetra, mezi mbaheshin nė kėmbė, por se ē’tė jepnin ndjesinė se ende jetoje nė Tiranė dhe jo nė njė rrėmujė tajlandeze. Por kishte mbetur “diēka” nga Tirana jonė. Vėrtet i rrethuar dhe i shtrėnguar, por ende i paasgjėsuar. Liqeni. Liqeni i Tiranės, ku shpeshherė shkonim dhe ēmalleshim, ku qėndronim dhe frymonim lirisht, duke nxjerrė jashtė tymrat e rrugės nga erdhėm e duke thithur me pėrgjėrim oksigjenin e munguar.
Ky liqen, kodrat rreth tij, pylli, pemėt, lulet e egra, zogjtė, insektet, gjethet e rėna, monopatet e vegjėl, tė pėrhershmit peshkatarė, varkat e prishura, ishin gjithēka qė kishte mbetur nga Tirana e dikurshme. Por natyrisht, vlerat nostalgjike dhe emocionale nuk shėnohen nė asnjė raport, nė asnjė shėnim, nė asnjė tender. Por vlerat mjedisore qė pėrfaqėson sipėrfaqja gjigande e liqenit dhe zona pėrreth tij, po. Shėnohen dhe mbahen mend mirė. Sepse po shkatėrrohet mushkėria e Tiranės.
Prej 18 vjetėsh pa mėshirė, nga zona e Farkės, janė prerė mijėra pemė dhe janė zėvendėsuar me beton dhe ēelik, pa pikė shije gjithsesi. Dhe ē’ėshtė mė e rėndėsishmja, pa njė metėr katror gjelbėrim. Por liqeni dhe zona e tij u sulmuan pa mėshirė edhe nga krahu i qytetit, duke u zvogėluar gjithnjė e mė shumė nė sipėrfaqe, e akoma mė shumė nė brendėsinė e tij, me pemė tė shkulura e tė prera, tė zėvendėsuara jo pak herė me lokale e ndėrtime.
I gjendur nė kėtė kurth gjigand, liqeni dhe pylli ende vazhdonin tė emetonin oksigjen pėr qytetin e tyre, ende vazhdonin t’u jepnin kėnaqėsi banorėve qė i vizitonin. Deri pak ditė mė parė. Kur njė dorė e panjohur bėri atė qė nuk ishte bėrė as nė ditėt mė tė vėshtira tė Tiranės, shkatėrroi liqenin duke hedhur nė tė me qindra kilogramė mbetje kimike. Oazit tė vetėm tė kryeqytetit, aty ku fundjavave me mijėra njerėz vinin dhe merrnin energji pėr njė javė tė re mes pluhurit gri, iu bė atentat. Nuk u qėllua me plumba, nuk e mbulua nga gjaku, nuk u shtri nė sallėn e operacionit, por ishte vėrtet mė shumė se kaq. Me mijėra janė njerėzit qė nuk mund tė shkojnė mė “nga liqeni”, sepse rrezikojnė nga era e rėndė. Me dhjetėra janė njerėzit qė nuk mund tė prekin mė liqenin se rrezikojnė nga uji i ndotur. Me qindra janė gjallesat nė liqen qė tashmė nuk jetojnė mė. Me vite duhet qė liqeni tė rikthehet siē ishte.
Tashmė Tirana, ajo siē e njihnim, nuk ekziston mė. Ne qė jemi rritur nė kėtė zonė, qė liqenin e kemi pasur si “oborrin para shtėpisė”, ku kemi kujtime tė mrekullueshme qė nga fėminia e hershme, kur dilnim me karroca qė shtyheshin nga mamatė apo gjyshet tona e deri nė adoleshencė e mė tej, kemi njė dėshpėrim rrėnues, por edhe njė revoltė tė brendshme shumė tė madhe.
Ku e kemi shtetin? Ku e kemi qeverisjen qendrore d.m.th qeverinė? Ku e kemi qeverisjen vendore? Ku i kemi mbrojtėsit? Ku e kemi prokurorinė? Njė ngjarje e tillė nė njė vend evropian do tė kishte tronditur tė gjithė shoqėrinė, kurse kėtu ka vetėm disa zėra tė largėt e vetmitarė. Po asfiksohet jo vetėm natyra, por dhe njė shoqėri e tėrė.
Njė pasuri, me vlera tė mėdha, e krijuar me punė kolosale, e cila zor se mund tė pėrsėritet mė, lihet nė dorė tė disa varrmihėsve, nė dorė tė disa degraduesve, nė dorė tė tė papėrgjegjshmėve. Si ėshtė kaq e lehtė vallė tė shkatėrrosh njė hapėsirė kaq tė madhe, pa pasur frikė nga ligji, frikė nga shteti? Kjo ėshtė vrasje. Liqeni ėshtė vrarė dhe askush nga qeveritarėt, qendrorė apo lokalė, nuk ndihet. Janė pėrfshirė nė ato premtimet boshe tė tyre nė fshatrat e largėt dhe po harrojnė kryeqytetin. Apo mė realisht, shkatėrruan me indiferencėn e tyre (mė e pakta) kryeqytetin dhe tashmė po i hedhin sytė nga tė tjera vende.
Ju zotėrinj, ju tė qeverisė qendrore e vendore, qė mallėngjeheni orė e ēast pėr tė mirėn e banorėve tė Tiranės, jeni bashkėpėrgjegjėsit e kėtij turpi. Ju ia morėt frymėn dalėngadalė liqenit tonė, ju i ngushtuat kodrat tona, ju e rralluat pyllin tonė me betonin dhe ēelikun tuaj. Dhe sė fundmi, ju nuk lėvizni as gishtin pėr tė voglėn detyrė, gjetjen e njeriut dhe njerėzve qė shkatėrruan liqenin.
Ky indiferentizėm i mbrapshtė, i mbuluar me fjalė tė bukura, por pa vlerė po na vret, po na mbyt ngadalė, e do ta ndjejmė pas disa vitesh, kur ata qė do tė shkojnė pėr rreze kobalti nė spital do tė shumėfishohen. Dhe do tė kujtohemi pėr liqenin dhe pyllin rreth tij. Do tė kujtohemi edhe pėr kėta qė e shkatėrruan. Do tė kujtohemi edhe pėr ata qė prej vitesh po e ngrenė zėrin pėr mbrojtjen e hapėsirave tė gjelbėrta. Por rrezikojmė tė jemi shumė vonė.
Panorama
avatar
bulqizaku

Numri i postimeve : 1292
Reputation : 20
Points : 17886
Registration date : 18/05/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: diggdeliciousredditstumbleuponslashdotyahoogooglelive

Liqeni artificial i Tiranės nė agoni :: Komentet

avatar

Mesazh prej Wed May 20, 2009 11:28 pm nga lidabica

moj po kjo erisa xhixho,kandidatja per deputete ,pse nuk e pyet edhe Ilir meten,se pse e hapi porten e liqenit Blendi Gonxhja dhe permbyti familje te tera te Tiranes se Re,dhe ēau ferren e iku ,mos ka qene gje Ilir meta kryeminister???

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Wed May 20, 2009 11:58 pm nga gerrard

Si eshte e mundur qe mediat apo qeveria jane kujtuar vetem tani per gjendjen e keqe te Liqenit Artificial?

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Fri May 22, 2009 12:57 pm nga lidabica

mbase,mbase ka qene nje strategji e bashkise per ta kthyer kete park ne shesh ndertimi,ndryshe s'ka pse te mos e ruante dhe ta mirembante kjo Bashki kaq q dalluar Laughing

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Fri May 22, 2009 10:00 pm nga gerrard

Po edhe kyte e thoni Lida Bica......nuk kam gje per te thene.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sat May 23, 2009 2:06 pm nga lidabica

ore,zoteri njehere i hapi portat,Blendi Gonxhja me urdher te Edi rames,tani e ka nen juridiksionin e vete dhe e la ne dore te fatit Liqenin e Tiranes???Po pse te mos mendoj se behet me qellim te caktuar??dhe i vetmi qellim eshte te kthehet ne sheshs ndertim-perfitim ne kurrizin e ketij mileti qe e paguan edhe rrogen e rojeve.Pse nuk punesoi roje ku grykes???Po pse kaq budallenj jemi sa te mos mendojme kete me tere keto ynere te kryebashkiakut tone "te nderuar".Mos more, se ky eshte psikopat por edhe ata qe i binden nuk jane me pak psikopate se ky,m.gj.a. do te shprehet drejtesia me siguri per kete krim ekologjik . Mad Mad Mad

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi