ILIRIADA PORTAL

BE: Heqja e vizave, 100% e sigurt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

20052009

Mesazh 

BE: Heqja e vizave, 100% e sigurt




BRUKSEL - "Jam 100 per qind i sigurt se procesi i liberalizimit te vizave do te ece perpara". Kete pohim ka bere ne nje konference te posacme per shtyp, Tomas Pojar, Zevendesminister i Puneve te Jashtme te Republikes Ceke. Se bashku me ministrin shqiptar te Puneve te Jashtme, Lulzim Basha, Pojar doli para gazetareve ne Bruksel, duke iu pergjigjur pyetjeve qe kishin lidhje me liberalizimin e vizave dhe procesin e pritshem zgjedhor.

Konferenca per shtyp u zhvillua mbremjen e se henes, menjehere pas takimit te pare te Keshillit te Stabilizimit dhe Asociimit BE-Shqiperi ne Bruksel.

Nje pyetje e rendesishme, e parashtruar per z.Pojar dhe per z.Basha, ishte ajo per heqjen e vizave mes Shqiperise dhe vendeve te Bashkimit Evropian. Pojar pranoi se ka mendime te ndryshme mes anetareve te BE-se per procesin e liberalizimit te vizave. Kurse theksoi se "eshte e drejte dhe duhet te permendet se Shqiperia ka bere progres por jo te gjitha vendet e kane nisur nga e njejta pike". Ketu, Pojar u shpreh se ai eshte "100 per qind i sigurt se procesi i liberalizimit te vizave do te ece perpara", - duke shtuar se "jam po ashtu, 100 per qind i sigurt se ne do te vleresojme progresin e secilit vend por tani eshte shume shpejt per te folur se cili do te jete vendimi i Keshillit".

Nje tjeter pyetje ne kuadrin e vizave ishte ajo per ministrin shqiptar: "Nese Shqiperia nuk do te jete ne rekomandimin e Komisionit Evropian persa i perket liberalizimit te vizave, kush do te jete pergjegjes, kujt do t'i adresohet pergjegjesia per kete ceshtje, qeverise apo BE-se?".

Basha u pergjigj se procesi i pajisjes me pasaporta biometrike eshte nje tjeter kriter qe ne kemi plotesuar persa i perket udherrefyesit per liberalizimin e vizave. "Ju e degjuat ZvPresidentin e Komisionit ne Tirane, degjuat disa ministra te tjere te jashtem te BE-se qe thane se Shqiperia ka plotesuar shumicen e kritereve dhe eshte ne rruge te mbare ne plotesimin e pjeses se mbetur", citoi z.Basha. Ai shtoi se nje gje eshte e sigurt, "ne jemi te vendosur per te bere cdo gje qe duhet per te plotesuar cdo kriter te mundshem qe t'i mundesojme Shqiperise marreveshjen me Bashkimin Evropian per liberalizimin e vizave". Basha qartesoi se "ne nuk kemi asnje arsye, absolutisht asnje arsye te mendojme a te besojme, ne baze te cdo informacioni te mundshem apo edhe te mbledhjes se sotme, se ka dicka qe nuk shkon mire ne kete proces. Eshte e kunderta, procesi po ecen perpara, dhe une personalisht jam shume optimist dhe i mbahem opinionit se ne jemi ne rruge te mbare per te siguruar levizjen e lire te shqiptareve ne te gjithe zonen e Shengenit, ne nje te ardhme te shpejte".

Zgjedhjet, Pojar: Proces shume i rendesishem

Argumenti i zgjedhjeve ishte gjithashtu i rendesishem ne konferencen per shtyp dhe fillimisht iu pergjigj z.Pojar. Ecuria e procesit zgjedhor, u demonstrua qarte ne Bruksel se eshte shume e rendesishme per integrimin e vendit tone. Z.Pojar kujtoi faktin se "e kam thene edhe disa here te tjera se mbarevajtja e zgjedhjeve eshte shume thelbesore, jo vetem per qytetaret shqiptare, por edhe qeverine dhe opoziten dhe cdo pale tjeter te perfshire".

Kurse paralajmeroi se "sigurisht qe Bashkimi Evropian do te monitoroje me kujdes dhe nga afer procesin parazgjedhor dhe vete zgjedhjet apo edhe formimin e qeverise se re pas zgjedhjeve". Ketu ai u shpreh se eshte "100% i bindur dhe i sigurt qe eshte bere nje progres i madh gjate ketyre viteve te fundit ne cdo front te mundshem ne rrugen drejt integrimit me Bashkimit Evropian qe do te vazhdoje pavaresisht ndryshimit ose jo te qeverise pas zgjedhjeve". Pojar tregoi dhe se "diskutuam lidhur me ceshtjen e leshimit te kartave te identitetit dhe, sigurisht, diskutuam rendesine e bashkepunimin me misionin vezhgues, rendesine e bashkepunimit mes ODHIR dhe autoriteteve shqiptare". Kurse beri te qarte se "eshte ne interesin vital te BE-se qe ky bashkepunim te ece perpara dhe ne pame dhe vleresuam sukses dhe mirekuptim te arritur gjate diteve te fundit dhe shpresojme se kjo do te vazhdoje ne kete proces ne te njejtin drejtim qe e kemi pare gjate diteve te fundit. Jam i bindur qe do te vazhdoje".

Basha: "28 qershori", me infrastrukture moderne

Per argumentin e zgjedhjeve ka folur dhe z.Basha. Ai tha se Qeveria eshte e angazhuar per zgjedhje te lira e te drejta ne Shqiperi. Punuam se bashku me opoziten per te ndryshuar kushtetuten dhe kodin. "Po i implementojme keto ndryshime nepermjet funksionimit te KQZ-se. Kemi vene ne jete infrastrukturen me moderne, te gatshme sot per sot ne Evrope, per regjistrin kombetar civil dhe per kartat e identitetit te votuesve", - deklaroi Basha. Ai nenvizoi se "kemi bere bashke nje pakete per te stimuluar shqiptaret qe te aplikojne per keto karta identiteti dhe procesi po ecen shume mire dhe une informova sot Keshillin lidhur me keto zhvillime". Po ashtu Basha tregoi se Qeveria kerkoi vitin e kaluar numrin me te larte te vezhguesve, te vezhgojne zgjedhjet sepse eshte po aq e rendesishme per Shqiperine, qe keto zgjedhje te jene te lira e te drejta dhe te takojne standardet evropiane, e po ashtu te jene te certifikuara si te tilla nga vezhguesit elektorale. Ne lidhje me kete, - tha Basha, - ne kemi bere thirrje dhe mirepresim misionin me te madh vezhgues ne Shqiperi, te vezhgimit te zgjedhjeve dhe t'i garantojme dhe ofrojme ketij misioni kushtet me te mira per punen e tij.

Aksesi

Basha tha se Qeveria e Shqiperise do te jape gjithe ndihmen e nevojshme ne kete proces dhe presim qe ky grup i vezhgimit te zgjedhjeve me 28 qershor dhe nje dite me pas te certifikoje ato qe ne presim te jene zgjedhje te standardeve te plota evropiane, duke mbyllur nje kapitull e duke arritur nje tjeter hap te rendesishem ne rrugen e Shqiperise drejt BE-se.

Progresi

Diplomati cek shprehu mendimin se eshte ne interesin jetesor te Shqiperise dhe Bashkimit Evropian", - duke shtuar se - "Shqiperia ka bere shume progrese". Pojar renditi edhe faktin se MSA eshte ratifikuar dhe ka hyre ne fuqi, kurse theksoi faktin tjeter se "kemi kete takim sot ketu, Shqiperia eshte anetare e NATO-s".

Detyrat

Zyrtari cek, theksoi se "ka edhe detyra te tjera per t'u permbushur ne te njejtet binare me te cilet eshte arritur deri ketu". "Ka shume pune per t'u bere, por kam besim se Shqiperia edhe pas zgjedhjeve do te vazhdoje te ece ne te njejtin drejtim", - deklaroi z.Pojar.
Koha Jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22438
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

BE: Heqja e vizave, 100% e sigurt :: Komentet

avatar

Mesazh prej Wed May 20, 2009 10:34 am nga lidabica

"Shqiperia ka bere shume progrese".
cheers cheers cheers

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Wed May 20, 2009 8:26 pm nga nardlushnja

cheers

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Wed May 20, 2009 9:19 pm nga gerrard

Eshte lajmi qe te gjithe shqiptaret e presin. Pastaj nder te tjera zvendes ministri i jashtem ēek deklaron se "asnje vendim nuk eshte marre ende", dhe besoj se mendoj se nuk ka vend per triupfalizma, e vetmja gje qe te jep shprese eshte kur thote se "pozicioni i secilit vend do te vlersohet ne menyre te veēante, sepse jo te gjitha vendet ka punuar njilloj apo jane ndisur nga e njejta pike"

Edituar pėr herė tė fundit nga gerrard nė Wed May 20, 2009 9:26 pm, edituar 1 herė gjithsej

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Wed May 20, 2009 9:22 pm nga ad

Lajmet e mira i deshirojne te gjithe shqiptaret pavarsisht nga vijne.Gjithashtu edhe punet e mira i deshiron ēdo shqiptar pavarsisht se kush i ben.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi