ILIRIADA PORTAL

Listat, PD perfshihet ne debat

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

21052009

Mesazh 

Listat, PD perfshihet ne debat




Fatjona Mejdini
Partia Demokratike eshte perfshire nga debat e brendshme, pas publikimit te listave te kandidateve nga vete kryeministri Berisha, dy dite me pare. Debatet dhe polemikat ne partine me te madhe te mazhorances, kane ardhur si rezultat i mosperfshirjes se emrit, renditjes se papershtatshme apo ndryshimit te qarkut zgjedhor, per figura te caktuara kontribuuese ne PD. Deputeti i PD-se, Aleksander Biberaj, njekohesit anetar i kryesise qendrore te demokrateve, deklaroi se listat e kandidateve jane hartuar mbi baza klienteliste dhe klanore. "Mendoj se lista ka nje fryme te theksuar klienteliste dhe klanore, pasi me sa duket lidershipi i PD-se eshte kujdesur me shume per te mbajtur nen kontroll grupin dhe partine pas zgjedhjeve, sido qe te jete rezultati, se sa per te pasur nje liste perfaqesuese dhe dinjitoze, ne menyre qe te fitoje zgjedhjet e 28 qershorit", deklaroi Biberaj, pas mosperfshirjes se emrit te tij ne asnje nga 12 qarqet e vendit. Sipas deputetit te qarkut te Kuksit, hartimi i listes ishte bere i pakonsultuar me asnje nga strukturat baze te Partise Demokratike. Por pavaresisht pakenaqesise se tij ne lidhje me listen, deputeti Biberaj deklaroi se ai nuk kishte ndermend te largohej nga Partia Demokratike, pasi nuk ishte futur aty per t'u perfshire ne ndonje liste deputetesh. Po dje, deputeti aktual i Durresit, Sami Gjergji i njohur gjithashtu edhe si nga biznesmenet e suksesshem ne vend dhe mbeshtetes i presidentit, Bamir Topit deklaroi se po terhiqej nga gara per deputet pasi nuk ishte i kenaqur duke qene i kandiduar i 9-ti ne qarkun e Durresit. "Duke pare zhvillimet me te fundit politike, por edhe garimet brenda radheve te PD-se ku nuk jam ndjere i vleresuar, pasi kontributi im ne kete parti ka qene ne shkallen me te larte, per kete arsye deklaroj se kam marre vendimin per t'u larguar nga kjo gare politike", deklaroi Sami Gjergji. Po keshtu nga pakenaqesia per nderrimin e qarkut edhe deputeti demokrat Prec Zogaj konfirmoi zyrtarisht largimin drejt partise se Spartak Ngjeles, per Ligj dhe Drejtesi. Sipas Zogajt, Berisha me propozimin e kandidimit te tij ne qarkun e Shkodres kishte injoruar lidhjet e tij te fuqishme njerezore, shpirterore dhe politike me Lezhen si dhe kontributin tim si deputet i zgjedhur i PD-se ne kete rreth.

Marredheniet

Deputeti i vjeter i Partise Demokratike, Prec Zogaj theksoi se marredheniet mes tij dhe kryeministrit Berisha jane karakterizuar pergjithesisht nga luhatje te ndjeshme. Por sipas Zogaj, nuk mund te flitej per nje nderprerje perfundimtare te marredhenieve.
Koha Jone
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24176
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Listat, PD perfshihet ne debat :: Komentet

avatar

Mesazh prej Thu May 21, 2009 10:14 am nga anonymus

Ta themi drejt; BERISHA JA KA FUT PORDHES me heqjen e disa emrave nga lista.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi