ILIRIADA PORTAL

Sondazhi: PD fituese ndaj PS ne Tirane

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

22052009

Mesazh 

Sondazhi: PD fituese ndaj PS ne Tirane




Rozeta Rapushi
Nese zgjedhjet do te zhvilloheshin kete te diel, ne kryeqytet do te dilte fituese Partia Demokratike me 47% te votave, e pasuar nga Partia Socialiste me 44.2%. Keshtu rezulton nga sondazhi i kryer nga fondacioni "Gani Bobi", i bere publik dje ne televizionin "Klan" me marzhin e gabimit me te ulet per nje sondazh, 1.5%. Sondazhi eshte kryer vetem per Qarkun e Tiranes, i cili perfshin edhe Kavajen si dhe Rrogozhinen dhe per te, jane anketuar 2000 persona. Nga sondazhi, del ne pah se LSI ne Tirane ne rast se zgjedhjet do te zhvilloheshin kete te diel, do te merrte 3.9% te votave, G99 1.5% dhe me pas 2.3% do ta merrnin partite e tjera te djathta politike dhe 0.5% partite e tjera te majta politike. E perkthyer ndryshe ne mandate, perafersisht sipas ketij rezultati te nxjerre nga anketimi i personave per Qarkun e Tiranes, PD do te fitonte 16 deputete ne Kuvend, PS 14 dhe LSI vetem dy mandate. Me perqindjen e nxjerre nga sondazhi, rezulton se G99 nuk merr asnje vend ne Kuvend, per Qarkun e Tiranes, po keshtu dhe forcat e tjera politike, qofshin keto te majta apo te djathta. Drejtori i Fondacionit "Gani Bobi", Shkelzen Maliqi, tha dje se 2/3 e te anketuarve jane perzgjedhur ne Tirane, pjesa tjeter 1/3 ne zonat e tjera qe perfshijne qarkun e Tiranes. "Eshte sondazhi me marzhin me te ulet te gabimit, sepse kampioni prej 2000 te anketuarve u perzgjodh ne baze te perqindjes se votuesve", u shpreh Maliqi. Nga te dhenat me te detajuara te sondazhit mbi kahet politike ate te majte dhe te djathte, gjithnje vetem per kryeqytetin, del ne pah se partite e medha do te kene numrin me te larte te deputeteve. Ndersa partite e vogla rezultojne se nuk fitojne mandate ne Tirane, ne baze te perqindjeve. Per kampin e djathte, PD ka 47% te votave, PR 0.8%, LZHK 0.6% dhe me radhe 0.3%. Nje rezultat qe tregon haptazi se partite e vogla kane shume pak shanse te fitojne mandate ne Tirane. Ndersa per sa i perket kampit te majte, vetem LSI rezulton se merr nje mandat ne kryeqytet pas selise roze. Nga pergjigjet e te anketuarve, PS ne Tirane merr 44.2%, LSI 3.9%, G99 1.5% dhe partite e tjera te majta, 01%. Qendra e studimeve humanistike, "Gani Bobi", me seli ne Prishtine dhe e mbeshtetur nga nje agjenci amerikane e specializuar ne fushen e sondazheve, jep perqindjen pasi i ka perseritur tre here te njejten pyetje, nese zgjedhjet do te mbaheshin te dielen e ardhshme, per ke do te votonit. Puna ne terren eshte kryer nga nje ekip i studenteve qe i ka perzgjedhur Qeveria Studentore e Shqiperise. Trajnimi i anketuesve eshte bere nge ekspertet e Qendres per Studime Humanitare "Gani Bobi".



Sondazhi

Fondacioni "Gani Bobi", do te beje publike, te enjten e ardhshme rezultatet e sondazhit se cila parti politike rezulton fituese ne Qarkun e Elbasanit. Gjithnje nese zgjedhjet do te zhvilloheshin kete te diel. Per kete jane pyetur 1.600 persona.



Tabela



Rezultati i partive

47% PD

44.2% PS

3.9% LSI

1.5% G99

2.3% Te tjera te djathta

0.5% Te tjera te majta



Standardi i jeteses 2004-2009



Me i mire

60.8% PD

19.2% PS

2.2% LSI

I njejte

34.8% PD

34.3% PS

2.1% LSI

Me i keq

2.1% PD

15.2% PS

3.3% LSI



Dokumenti i identifikimit?

70.3% Po

3.4% Jo por kane aplikuar

21.1% Jo dhe s'kane aplikuar

5.3% Nuk pergjigjen



Keni karta per votim?

46.3% Po

22.3% Jo, por kam aplikuar

28.1% Jo, nuk kam aplikuar

3.3% Pa pergjigje



Zgjidhja e dyte politike?

3.1% PD

6.3% PS

13.8% LSI

33.2 Nuk e dine

Koha Jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22553
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Sondazhi: PD fituese ndaj PS ne Tirane :: Komentet

avatar

Mesazh prej Fri May 22, 2009 10:06 pm nga gerrard

Kam frike se keto sondazhet do te jene shume te demshme per rezultatin e zgjedhjeve dhe mbarvajtjen e tyre.
Sondazhet vlejne shume pak dhe shpesh here gabojne ne parashikimet e tyre. Mua personalisht nuk me pelqejne, jo vetem ne Shqiperi por as ne Europe. Nuk mund te konsiderohen te bindeshem edhe nga menyra se si punojne dhe nga njerzit qe i drejtojne.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sun Jul 05, 2009 11:51 am nga gerrard

gerrard shkruajti:Kam frike se keto sondazhet do te jene shume te demshme per rezultatin e zgjedhjeve dhe mbarvajtjen e tyre.
Sondazhet vlejne shume pak dhe shpesh here gabojne ne parashikimet e tyre. Mua personalisht nuk me pelqejne, jo vetem ne Shqiperi por as ne Europe. Nuk mund te konsiderohen te bindeshem edhe nga menyra se si punojne dhe nga njerzit qe i drejtojne.
Kyte koment une e kam bere me 22 Maj, besoj se kam qene largpames.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sun Jul 05, 2009 11:56 am nga nardlushnja

Sigurisht qe ke te drejte .
Asnjehere sondazhet nuk kane dale te sakta sepse ato sondazhe investohen nga forca politike dhe u sherbejne forcave politike

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Jul 07, 2009 11:14 am nga lidabica

Edhe qe sondazhi i ZOGBY,u investua nga te majtet,ai e nxorri humbese Partine Socialiste,dhe keshtu doli.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi