ILIRIADA PORTAL

"BE, heqje vizash per tere Ballkanin"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

23052009

Mesazh 

"BE, heqje vizash per tere Ballkanin"




Albana Isufi
Komisioni Evropian pritet te diskutoje te henen e ardhshme (25 maj), me vendet anetare te BE-se raportet me te reja mbi arritjet qe vendet e rajonit kane bere ne lidhje me regjimin e lire te vizave. Iniciativa Evropiane per Stabilitet (ESI), vlereson se kjo eshte koha kur duhet te merren vendime konkrete sa i perket udhetimit te lire pa viza ne BE per te gjithe qytetaret e shteteve te Ballkanit perendimor, ku perfshihen Shqiperia dhe Kosova.

Kjo iniciative serish kerkon nga Bashkimi Evropian qe te mundesoje nje udhetim pa viza per vendet e Ballkanit. "U mbetet vendeve anetare qe te vendosin nese do te dergojne sinjal pozitiv. Dergimi i ketij sinjali te Maqedonia dhe mbase edhe ne Serbi e Mal te Zi, nuk duhet t'ua mbylle deren shteteve tjera qe kane mbetur prapa. Te gjitha vendet ne rajon duhet ta kuptojne se Evropa eshte dicka e arritshme", thote Verena Knaus, analiste nga Iniciativa Evropiane per Stabilitet.

Me heret, Komisioni Evropian ka bere te ditur se nga vendet e rajonit spikat Maqedonia ajo qe i ka permbushur kriteret per liberalizim vizash. Duke shtuar se Shqiperia, Bosnja, Serbia dhe Mali i Zi duhet te bejne edhe pak perpjekje. Kurse, per shkak se Kosova nuk njihet nga 5 vende anetare te BE-se, ajo as qe eshte e perfshire ne kete proces. Keshilltari i Ministrise se Puneve te Brendshme, Fisnik Rexhepi, thote se edhe pse jo ne diskutimet formale, ne ato joformale do te ze vend dhe Kosova. "Kosova, per arsye te njohura, nuk do jete pjese e ketij raporti, e as e diskutimeve formale, qe do te zhvillohen ne lidhje me progresin qe eshte arritur ne secilin vend anetar. Por, nga informatat qe ne kemi, nje pjese e diskutimeve joformale do te jene edhe per Kosoven, ku Komisioni Evropian do t'i informoje vendet anetare se Kosova ka filluar ne menyre te njeanshme qe t'i zbatoje kriteret dhe ka pergatitur udherrefyesin", tha Rexhepi.

Kosova ka disa jave qe ka nisur njeanshem te beje pergatitjet per liberalizim vizash. Vitin e ardhshem do te nise leshimin e pasaportave biometrike, nderkohe qe po pergatitet te arrije edhe kriteret tjera. Te pakten keshtu pohon Fisnik Rexhepi.

"Ministri Pajaziti ka rekomanduar qe per ceshtje te zbatimit te kritereve, te hartohet nje plan veprimi, qe do ta koordinoje MPB-ja. Nje pjese shume e rendesishme eshte lobimi te vendet anetare. Komisioni Evropian vetem jep rekomandim nese nje vend i ka permbushur ose jo kriteret. Vendimmarrja u takon vendeve anetare. Pra, i takon Ministrise se Puneve te Jashtme, por edhe krereve institucionale, qe te fillojne te lobojne intensivisht te vendet e Ballkanit, ne menyre qe kur te pergatitet raporti i Komisionit Evropian, edhe Kosova te marre driten e gjelber", tha Rexhepi.

Iniciativa Evropiane per Stabilitet alarmon se Kosova rrezikon te lihet anash si nje enklave e izoluar ne rajon. Kjo organizate hamendet se pse Komisioni Evropian nuk deshiron qe edhe Kosova te ndjeke politiken e forcimit te sundimit te ligjit, kontrollimit te kufijve dhe kriteret tjera.

Sidoqofte, kosovaret, sipas Verena Knausit, duhet te ecin rruges qe kane nisur. "Ajo qe duhet bere, eshte mu ajo qe eshte duke bere tash Qeveria e Kosoves. Te mos pritet qe Komisioni Evropian dhe BE-ja te dergojne edhe zyrtarisht ftesen, sepse kjo nuk mund te ndodhe tash, per shkak te mosnjohjes, pra per shkaqe politike, por te bejne ate qe bejne edhe vendet tjera, ne menyre qe te permbushen kerkesat per udhetim pa viza", u shpreh Knaus.



Pasaportat

Viti 2011 shihet si afat final nga ana e Ministrise se Puneve te Brendshme, kur kosovaret do te udhetojne ne Evrope vetem me pasaporte. Vitin e ardhshem, kjo ministri do te leshoje pasaportat biometrike, nderkohe ata qe tashme jane pajisur me pasaportat e reja te Republikes se Kosoves, nuk kane nevoje qe menjehere t'i zevendesojne ato.
koha jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22733
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi