ILIRIADA PORTAL

Vizat, KE shtyn Shqiperine

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

24052009

Mesazh 

Vizat, KE shtyn Shqiperine




Vleresimi i dyte i Komisionit Evropian dhe eksperteve te vendeve anetare per ecurine e Shqiperise mbi udherrefyesin per liberalizimin e vizave, paraqet ne menyre te detajuar fushat ne te cilat qeveria ka bere perparime, por nenvizohet, qe ne faqen e pare te raportit, se Shqiperia nuk i ka permbushur ende kriteret e kerkuara per dokumentat e identifikimit.
“Nuk ka ende nje vleresim mbi nxjerrjen ne qarkullim te pasaportave biometrike me procedure te sigurte te personalizuar, me gjithe rifreskimin e te dhenave” nga raporti i pare i komisionit.
“Ka nisur procesi i aplikimeve, por nuk ka shperndarje te konsiderueshme te pasaportave, ndaj nevojiten verifikime te metejshme ne kete drejtim, si dhe kerkohen me shume perpjekje per integritetin dhe sigurine e procedurave te personalizimit dhe shperndarjes, programe kunder korrupsionit e trajnime per zyrtaret qe do te merren me pasaportat dhe vizat, si dhe forcim te metejshem te bashkepunimit me INTERPOL per te deklaruar pasaportat e humbura apo te vjedhura”, cilesohet ne raport.
Persa i takon bllokut te dyte te udherrefyesit, rezulton se Shqiperia nuk i ka permbushur po ashtu kriteret, megjithese njihet vullneti politik per te bashkepunuar me autoritetet evropiane ne kete drejtim.
Bashkimi Evropian vlereson se nevojitet progres ne kontrollin e kufijve dhe emigracionin ilegal.
“Strategjia kombetare e emigracionit nuk u drejtohet ne menyre te kenaqshme ceshtjeve me te rendesishme te menaxhimit te kufijve”, sipas vleresimit te eksperteve evropiane.
Vendi ka bere njefare progresi ne fushen e rendit publik dhe sigurise, por edhe ne kete bllok te udherrefyesit, nuk jane permbushur kriteret.
Sipas raportit, “zbatimi i strategjive thelbesore mbi luften ndaj krimit te organizuar mbeten sfide kyce per vendin. Nuk eshte miratuar strategjia mbi pastrimin e parave. Duhen forcuar kapacitetet e nevojshme administrative per luften kunder korrupsionit. Bashkepunimi nderinstitucional eshte i dobet, ndersa investigimi mbetet peng nga fuqizimi i nje ligji efikas per kete sistem”.
Mbi te drejtat themelore e marredheniet me jashte, ekspertet vleresojne se Shqiperia eshte ne drejtimin e duhur per te arritur standardet ne kete bllok, por kerkohen me shume perpjekje persa i takon mbrojtjes se te drejtave te minoriteteve dhe luftes ndaj diskriminimit.
Ekspertet e vendeve anetare qe do te diskutojne gjate kesaj jave mbi ecurine e deritanishme te secilit vend te rajonit, tregojne se Shqiperia dhe Bosnja nuk kane permbushur kriteret e udherrefyesit, ndaj nuk mund te behen pjese e analizave mbi heqjen e regjimit te vizave “Schengen” ne janar 2010.
Fjala e fundit u mbetet gjithsesi 27 ministrave te Brendshem, qe vleresohen nga komisioni si ministrat me strikt mbi kete ceshtje.
Burimet diplomatike prane Keshillit te Bashkimit Evropian vleresojne se vendet e rajonit mashtrohen nese mendojne qe me lobing politik mund te evitohen problemet teknike per liberalizimin e vizave.
Ne fund te muajit qershor Komisioni pritet te rekomandoje heqjen e vizave per Maqedonine, qe i permbush tashme te gjitha kriteret dhe Serbine e Malin e Zi, qe kane gjasa te arrijne ne kohe kushtet e nevojshme.
Shqiperia dhe Bosnja do te merren ne konsiderate kur te vleresohen rezultate te prekshme ne permbushjen e udherrefyesit per liberalizimin e vizave.
avatar
gerrard

Numri i postimeve : 280
Reputation : 5
Points : 16155
Registration date : 02/02/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Vizat, KE shtyn Shqiperine :: Komentet

avatar

Mesazh prej Sun May 24, 2009 11:26 pm nga gerrard

Duket se Europa e mendon pak ndryshe nga Berisha, dhe me te vertete qe eshte nje zhgenjim. Te gjithe kemi jetuar me shpresen se kyte vit o se shumti ne fillimin e vitit te ardhshem shqiptaret do te mund te levizin pa viza, por ja qe e verteta na paraqitet krejt ndryshe.
Me hyrjen ne NATO te gjithe patem nje iluzion se papritmas Shqiperia eshte bere si Zvicerra, por harruam se ne NATO na futi Amerika kush e di se per ēfare motivi.
Ne jemi si ai fshatari qe zbriti ne qytet dhe takoi nje mikun e tije dhe i tregoi nje genjeshter, me vone pasi beri pazarin qe kishte per te bere arriti ne anen tjeter te qytetit, dhe degjoi se te gjithe flisnin per genjeshtren e tije, dhe flitej aq shume dhe me aq pasjon nga te gjithe sa qe, e besoi edhe ai vete.
Politika shqiptare mundohet te mashtroje shqiptaret me propaganden elektorale, duke sjellur ne Shqiperi nje kongresman amerikan qe askush nuk e njeh per t'i bere lavderata qeverise, ndersa nga ana tjeter vendi zhytet ne varferi ē'do dite dhe me shume. Kemi me shume te papune sot se ne vitet 90.
Edhe Maqedonia Mali i Z dhe Serbia do te levizin pa viza vetem ne dhe Bosnia kemi mbetur jashte, ne islamt e Europes.
Sa turp!!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon May 25, 2009 7:04 am nga nardlushnja

Burimet diplomatike prane Keshillit te Bashkimit Evropian vleresojne se vendet e rajonit mashtrohen nese mendojne qe me lobing politik mund te evitohen problemet teknike per liberalizimin e vizave.

BE e njeh me mire politiken e Sali Berishes.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon May 25, 2009 2:33 pm nga flutura

Vizat ose do liberalizohen per gjith ballkanin ose nuk do liberalizohen fare.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi