ILIRIADA PORTAL

Zbulohet dokumenti sekret, Enver Hoxha shpalli “Hero i Kombit” dy gjeneralė tė Titos

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

25052009

Mesazh 

Zbulohet dokumenti sekret, Enver Hoxha shpalli “Hero i Kombit” dy gjeneralė tė Titos




AFRIM IMAJ

Yjet e para “Heroi i Kombit” pėr gjeneralėt e Titos! Fill pas luftės Enver Hoxha dekoron emisarėt e Beogradit. Madje me urdhrin mė tė lartė tė kohės.Nė njė dokument tė panjohur tė vitit 1945 zbulohet lista me emrat e 22 ushtarakėve dhe politikanėve tė lartė tė Jugosllavisė tė dekoruar nga lidershipi komunist i Tiranės. Vendimi i ideuar nga “Kryeministri dhe komandanti i Pėrgjithshėm gjeneral kolonel Enver Hoxha”, bėn tė ditur nderimet e larta pėr “personalitete tė huaj dhe tė vendeve aleate” nė emėr “tė mirėnjohjes sė qeverisė dhe popullit shqiptar pėr kontributin nė luftėn antifashiste nacionalēlirimtare”. I shpallur me bujė dhe solemnitet nė periudhėn e dashurisė me Beogradin, akti i dekorimit, u harrua e burgos nė kasafortat sekrete menjėherė pas divorcit me Titon. Madje, nė vitin ‘49 dikush nė kupolėn e lartė u kujtua pėr ta shfuqizuar ligjėrisht me vendim zyrtar. Po nė ē’rrethana u dekoruan gjeneralėt e Jugosllavisė, cili ishte kontributi real i tyre, kush e krijoi listėn me emrat pėrkatės dhe pse u futėn nė tė disa nga atdhetarėt shqiptarė. Studiuesi Filip Rrumbullaku, ish-sekretari i pėrgjithshėm i Presidencės, autor i monografis pėr historikun e dekorimeve tė shtetit shqiptar, argumenton pėr gazetėn “Panorama” tė vėrtetat e kėtij gjesti nėnshtrimi dhe servilizmi, tė cilin e ndoqi fati i njė metamorfoze…
Zoti Filip! Kemi mėsuar se jeni duke pėrfunduar njė studim mbi historinė e dekorimeve nė Shqipėri, qė ėshtė i pari i kėtij lloji. Gazeta ka zbuluar njė dokument, sipas tė cilit, nė shkurt tė vitit 1945 me dekret tė veēantė janė dekoruar rreth 20 gjeneralė jugosllavė. Cila ėshtė e vėrteta dhe nė ēfarė rrethanash Tirana u ka dhėnė yjet e heroit tė kombit zyrtarėve tė Titos?
Sė pari, mė lejoni tė bėj disa saktėsime tė vogla. Informacioni tė cilit ju i referoheni, nuk ka tė bėjė me njė dekret, por me njė vendim tė kryesisė sė Kėshillit tė Pėrgjithshėm Antifashist Nacionalēlirimtar, i cili kishte atribute legjislative deri nė krijimin e kuvendit pas zgjedhjeve tė para nė fund tė dhjetorit 1945. Ky vendim nuk ėshtė marrė nė shkurt, por nė shtator tė atij viti. Ai ka numrin 117, ėshtė i datės 5 shtator 1945 dhe ėshtė botuar nė fletoren zyrtare me datė 20 shtator 1945.
Pra, bėhet fjalė pėr dekoratat pas ēlirimit…
Kriteret dhe procedurat e reja pėr dekorimet janė ndėr vendimet e para tė organeve mė tė larta tė shtetit shqiptar pas Luftės sė Dytė Botėrore. Kuptohet qė shteti i ri nuk mund tė operonte me dekoratat e mėparshme, me urdhrat kalorėsiakė tė mbretėrisė shqiptare. Nė kushtet e reja diktohej institucionalizimi i dekoratave tė reja, tashmė jo si urdhra kalorėsiakė, por si urdhra merite. Sipas dokumenteve tė kohės vendimet pėr dekoratat e reja janė marrė nė muajin korrik tė vitit 1945. Me anėn e tyre u krijuan katėr urdhra dhe njė medalje: urdhri i Heroit Kombėtar, i Flamurit, i Yllit Partizan, i Trimėrisė dhe medalja e Kujtimit. Dy prej kėtyre urdhrave, i Yllit Partizan dhe i Skėnderbeut ishin me tre klasė, kurse urdhri i Trimėrisė shoqėrohej edhe nga medalja me tė njėjtin emėr. Urdhrat dhe medaljet e tjera u krijuan mė vonė.
Ju keni studiuar tė gjithė dokumentacionin zyrtar tė dekorimeve. A mund tė na thoni kush ishin tė dekoruarit e parė tė shtetit komunist shqiptar?
Vendimi i parė i Kryesisė sė Kėshillit Antifashist Nacionalēlirimtar ėshtė nėnshkruar nė gusht tė vitit ‘45. Nė tė zyrtarizohet dekorimi i Kryeministrit dhe Komandantit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė, Gjeneral, kolonel Enver Hoxhės me tre dekorata tė larta: urdhrin “Ylli Partizan” i klasit tė parė, Urdhri i Flamurit dhe Medalja e Kujtimit. Kjo e fundit ka qenė njė medalje shumė e rėndėsishme me anėn e tė cilės vėrtetohet pjesėmarrja dhe kontributi nė luftėn Antifashiste NĒl. Nė tė njėjtin dokument janė dhe dy vendimet e tjera, qė pėrmbajnė listėn e dekorimit tė rreth 200 personaliteteve tė luftės me Urdhrin e Flamurit dhe Medaljen e Kujtimit…
A janė nė kėtė listė emrat e gjeneralėve tė Titos?
Dokumenti tė cilit i referoheni ju, ka tė bėjė me njė vendim tjetėr, qė mund quhet edhe vendimi i katėrt nė serinė e vendimeve pėr dekorime. Ai siē e sqarova mė lart, i pėrket shtatorit tė vitit 1945.
Pra ka pasur njė vendim tė veēantė pėr dekorimin e zyrtarėve jugosllavė…
Pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė se nė kėtė vendim nuk pėrfshihet vetėm dekorimi i figurave tė njohura jugosllave, por edhe i disa personaliteteve tė tjera. Kjo duket nga motivacioni, sipas tė cilit, kryesia e kėshillit tė pėrgjithshėm antifashist nacionalēlirimtar vendosi tė dekorojė “shumė personalitete tė huaja tė vendeve aleate”, tė cilat gjatė LANĒ-it tė popullit tonė “kanė kontribuar dhe ndihmuar me tė gjitha mjetet nė luftėn e popullit shqiptar - qoftė brenda nė Shqipėri krah pėr krah me ushtrinė tonė, qoftė jashtė Shqipėrisė - pėr tė shfaqur mirėnjohjen dhe pėr ta shpėrblyer e nderuar veprimtarinė e tyre nė dobi tė atdheut e tė popullit shqiptar”. Pra, nė motivacionin e vendimit bėhet fjalė pėr dekorimin e “Shumė personaliteteve tė huaja tė vendeve aleate”, ēka duket qartė edhe nga lista emėrore ku bėjnė pjesė 55 persona. Analiza e kėsaj liste emėrore lejon mundėsi pėr interpretim. Kėtu ju kini tė drejtė.
Sidoqoftė, “bashin” e vendit tė kėsaj liste e zėnė emisarėt e Beogradit…
Sikurse shihet nga lista dhe kėtu e kam fjalėn sidomos pėr ata qė e njohin sadopak historinė e luftės dhe tė marrėdhėnieve tė ngushta shqiptaro-jugosllave tė asaj kohe, me anėn e kėtij vendimi ėshtė dekoruar thuajse e tėrė udhėheqja jugosllave, ose, ajo pjesė e saj, e cila mbante lidhje tė ngushta me udhėheqjen komuniste shqiptare. Eduard Kardel, Aleksandėr Rankoviē, Milovan Gjilas, Vukmanoviē Tempo, pa folur pėr Miladin Popoviēin, Dushan Mugoshėn, Velimir Stoiniēin, Njazi Dizdareviēin etj., bėnin pjesė nė rrethin mė tė ngushtė tė udhėheqėsit jugosllav Tito jo vetėm nė vitet e Luftės sė Dytė Botėrore, por edhe pėr shumė vjet tė tjera mė pas. Nė listėn me 55 persona janė 22 emra tė zyrtarėve jugosllavė, apo rreth 40 pėr qind e tėrė tė dekoruarve; 16 emra ose 30 pėr qind e listės u pėrkasin oficerėve tė misioneve angleze dhe amerikane, fare pak janė rusė. Pra, nga mėnyra e listimit dhe e vendit qė zėnė emrat nė kėtė listė mund tė nxjerrim edhe pėrfundimin se deri nė mesin e vitit 1945, vendi i parė aleat ishte Jugosllavia, pastaj vinin Anglia, SHBA e mė pas Rusia. Por, ėshtė disi e pashpjegueshme, e papritur, dhe nuk mund tė mos na bėjė pėrshtypje fakti qė bashkė me personalitetet e huaja jugosllave, angleze, amerikane dhe ruse tė renditen edhe 16 emra tė personaliteteve kosovare tė atyre viteve. Ēuditėrisht midis tyre ndodhet edhe emri i Bije Vokshit, e cila jetonte nė mes tė qytetit tė Tiranės..
Tė ndalojmė pak te ky moment: A mendoni se njė fakt i tillė ėshtė shprehje e nėnshtrimit politik, apo…
Shqyrtimi i kėtij argumenti ėshtė shumė kompleks. Mendoj se ka nevojė tė shihen dokumentet edhe mė tej, duke filluar qė nga ideja fillestare pėr kėto dekorime, koha kur ėshtė bėrė ky propozim nga Enver Hoxha, “rekomandimet” apo “sugjerimet” qė mund tė ketė pasur nga ambasadori “mik”, nga kush e si ėshtė hartuar motivacioni dhe lista e tė dekoruarve, ē’dekoratė do t’i jepet njėrit apo tjetrit, etj. Sepse nuk mund tė mos pyesėsh: pėrse janė dekoruar me urdhrin e Heroit Kombėtar dy gjeneralė jugosllavė? Kanė pasur kontribute apo dekoratat janė dhėnė vetėm pėr hir tė miqėsisė midis dy vendeve? A duhet tė kesh merita tė veēanta nė shėrbim tė popullit pėr tė merituar kėto dekorata apo ato mund tė jepen edhe pėr tė nderuar njė mik? Mund tė shtrohen edhe pyetje tė tjera. Megjithatė, tani pėr tani njė gjė mund tė thuhet jo pa siguri: ne nuk tregohemi rigorozė nė respektimin e procedurave, nxitohemi, e kam fjalėn jo vetėm pėr atė kohė, por edhe sot dhe ky nxitim, ky mosrespektim procedurash, krijon hapėsira pėr ndikime politike, klanore, qėndrime subjektive e interesa personale. Dhe, nėse kthehemi te vendimi dhe lista e mėsipėrme, mund tė thuhet se vendosja nė tė njėjtėn listė me personalitetet e huaja edhe e emrave tė personaliteteve shqiptare nga Kosova ėshtė njė absurditet i madh.
Meqė ėshtė rasti, a ka pasur absurditete tė tilla nė tė kaluarėn nė dekorimet ndaj tė huajve?
Ka ndodhur jo rrallė qė dekoratat e akorduara figurave zyrtare pėr shkak tė miqėsisė politike mes dy vendeve tė jenė hequr kur janė prishur kėto marrėdhėnie e kjo miqėsi; por nuk ka ndodhur ndonjėherė anulimi i dekorimeve tė personaliteteve intelektuale kur ato janė bėrė pėr merita e vlera nė fusha tė caktuara. Pėrkundrazi, ka ndodhur qė njė personalitetet i shquar tė kthejė dekoratėn, qė i ėshtė akorduar nga njė kryetar shteti. Pėrmend kėtu Edit Durhamin, e cila i ktheu dekoratėn mbretit tė Malit tė Zi shumė shpejt pasi e kishte marrė atė, me arsyetimin se, “unė vetė isha habitur shpesh me ata persona qė kishin pranuar dekorata nga Abdyl Hamiti dhe, tani qė unė mėsova se ai ishte mė mizor se Sulltani turk, unė nuk mund tė mbaja mė medaljen e tij”.
Dhe, pėr t’iu pėrgjigjur pyetjes suaj, mund tė thuhet se, ka pasur edhe absurditete nga mė tė ndryshmet. P.sh., nė fund tė vitit 1930, sikurse del nga libri “Mbreti Zog dhe pėrpjekja pėr stabilitet nė Shqipėri”, ėshtė dekoruar njė mashtrues i njohur ndėrkombėtar me kombėsi amerikane, njėfarė John Dekay, i cili hiqej si filantropist i madh. Ai mbėrriti nė Tiranė me njė rekomandim tė konsullit shqiptar Saraēi, i shoqėruar prej njė sekretari privat dhe e paraqiti veten si njė pėrfaqėsues tė njė sindikate tė fuqishme, qė i kishte ngarkuar atij si mision tė bisedonte me qeverinė shqiptare pėr marrjen e koncesioneve nė fushėn e ndėrtimeve publike. Ai fitoi shumė shpejt simpatinė e shqiptarėve, duke i dhėnė Kryqit tė Kuq shqiptar njė ēek prej katėr mijė sterlinash e duke deklaruar njėkohėsisht se ishte i gatshėm t’i ēlironte shqiptarėt prej detyrimeve financiare ndaj Italisė.
Sipas studiuesit Bernd Fisher, me gjithė paralajmėrimet e shumta tė ministrit fuqiplotė amerikan nė Tiranė, Dekay u hyri nė zemėr shqiptarėve, veēanėrisht Mehdi Bej Frashėrit, ministrit tė Punėve Botėrore, i cili ra krejtėsisht nėn magjepsjen e tij. Dekay u prit madje edhe nga mbreti Zog, i cili e dekoroi atė me Urdhrin e Skėnderbeut. Pas disa ditėsh qėndrimi nė Tiranė, ai u nis pėr nė Durrės, pasi kishte futur nė xhep njė marrėveshje pėr kryerjen e njė liste tė gjatė ndėrtimesh publike nė Shqipėri. Largimi i tij nga Shqipėria, pas njė dehjeje tė fortė gjatė njė orgjie nė njė restorant tė Durrėsit, koincidoi me marrjen e informacionit prej qeverisė shqiptare se John Dekay ishte kokė e kėmbė njė mashtrues. Nėse heqim paralele mes kėtij fakti tė tetėdhjetė viteve mė parė me kohėn tonė, se si priten nga shteti shqiptar disa tė huaj qė medemek paraqiten se do tė bėjnė investime tė mėdha nė Shqipėri dhe nuk bėjnė asgjė, atėherė mund tė thuhet se “saga” John Dekay vazhdon. Por ka edhe absurde tė tjera.
Meqė pėrmendėt punimin qė kini nė dorė, edhe njė pyetje: Kur kanė filluar dekorimet e para nga shteti shqiptar pas luftės?
Mė sipėr kemi pėrmendur dekretin e muajit shtator 1945 pėr dekorimin e disa zyrtarėve tė lartė politikė e ushtarakė jugosllavė. Njė vit mė pas, maj e korrik 1946, me propozimin e kryetarit tė qeverisė, d.m.th., tė Enver Hoxhės, presidiumi i Kuvendit popullor nxjerr dy dekrete, me nr. 58 e 93. Me dekretin e parė dekorohen 10 ushtarakė jugosllavė me Urdhrin Ylli Partizan tė klasit tė parė, tė dytė e tė tretė; me dekretin tjetėr tė muajit korrik 1946, dekorohen rreth 60 funksionarė mė tė lartė ushtarakė e politikė jugosllavė me urdhrat e Lirisė, tė Yllit Partizan, tė Flamurit dhe tė Trimėrisė. Midis tyre janė mbi 12 gjeneralė si Svetkozar Vukmanoviē, Ivan Gosnjak, Vllado Rukovina, Danilo Lekiē, Hamoviē, Juriē, Rade Zhigiē, Mihal Kupreshan, Boshko Ligeguviē, Velko Kovaēeviē, Gjeorgjie Jovanoviē, Save Oroviē, Vuko Lepetiē, Koēa Popoviē etj.
Gjeneralėt e dekoruar me dekretin e vitit ‘46, janė dekoruar edhe me vendimin e Kryesisė sė Kėshillit Antifashist Nacionalēlirimtar tė shtatorit ‘45. Cila ėshtė domethėnia e njė veprimi tė tillė?
Ėshtė e vėrtetė qė njė pjesė e madhe e gjeneralėve dhe udhėheqėsve jugosllave, tė cilėt u dekoruan me dekretin e presidiumit tė Kuvendit Popullor tė korrikut ‘46, ishin dekoruar edhe nė shtator 1945 me vendim tė veēantė tė kryesisė sė Kėshillit Antifashist Nacionalēlirimtar. Paradoksale, por gjithsesi vėrtetė. Cila ishte domethėnia e njė marrėzie tė tillė. Servilizmi politik dhe asgjė tjetėr. Politika shqiptare e atyre momenteve nuk mund tė shikonte pėrtej syzeve tė Titos. Kjo deri sa tė mbaronte periudha e mjaltit. Do tė vinte mė tej divorci dhe ēdo gjė do tė rrokullisej nė kahun tjetėr…
Si u operua me gjeneralėt e dekoruar pas prishjes sė marrėdhėnieve me Titon dhe Jugosllavinė?
Nė dokumentet e kohės dėshmohet se tė gjitha dekoratat e pėrmendura nė vendimin e mėsipėrm pėr zyrtarėt dhe autoritetet jugosllave, janė hequr me njė vendim tjetėr tė presidiumit tė Kuvendit popullor nė vitin 1949. Nga ky moment nuk bėhej mė fjalė pėr Heronj tė Kombit, por pėr tradhtarė e agjentė, pėr kriminelė dhe genocidistė etj. E njėjta histori ndodhi edhe aleatėt sovjetikė e mė vonė edhe me ata kinezė. Nė njė farė kuptimi linja e dekorimit zbulon fizionominė dhe fytyrėn e shtetit…
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22553
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Zbulohet dokumenti sekret, Enver Hoxha shpalli “Hero i Kombit” dy gjeneralė tė Titos :: Komentet

avatar

Mesazh prej Mon May 25, 2009 1:31 pm nga ILIRI

Lista e dekorimeve

VENDIM
Nr. 117, datė 5-9-1945
Mbi dhėnie dekoratash
DEKORATA PĖR PERSONALITETE TĖ HUAJA
Nė bazė tė propozimit tė kryetarit tė Qeverisė Demokratike dhe komandant i Pėrgjithshėm i Ushtrisė Kombėtare.
Duke marrė parasysh se shumė personalitete tė huaja tė vendeve aleate, gjatė Luftės NĒl tė popullit tonė kanė kontribuar dhe ndihmuar me tė gjitha mjetet dhe pėr tė shfaqur mirėnjohjen e pėr ta shpėrblyer e nderuar veprimtarinė e tyre nė dobi tė atdheut e tė popullit shqiptar,
Kryesia e Kėshillit Antifashist Nacional-Ēlirimtar
Vendosi:
Tė dekorohen me dekoratat, personat qė pėrmenden nė listėn qė vijon:
1. Gjeneral Ivan Milutinoviē, me Urdhrin “Hero Kombėtar”
2. “Lolo Ribar, me Urdhrin “Hero Kombėtar”
3. “Ramiz Sadiku, me Urdhrin”Hero Kombėtar”
4. “Ivan Ribar, me Urdhrin e “Flamurit”
5. “Eduard Kardjel, me Urdhrin e “Flamurit”
6. Bllazho Jovanoviē, me Urdhrin e “Flamurit”
7. Radovan Zogoviē, me Urdhrin e “Flamurit”
8. Dėshmori Miladin Popoviē, me Urdhrin e “Flamurit” dhe “Medaljen e Kujtimit”
9. Dushan Mugosha, me Urdhrin e “Flamurit” dhe “Medaljen e Kujtimit”
10. Gjen. Lt. Arso Jovanoviē, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I.
11. Aleksandėr Rankoviē, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I.
12. Milovan Gjilas, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I
13.Gjen. Lt. Peko Dapēeviē, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I
14. Brigadier E. F. Davies, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I
15. “T. Churchill, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I
16.Kolonel Velimir Stoiniē, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I
17.Lt. Kolonel C. A. S. Palmer, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I
18.Major Ivanov Konstantin, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I
19.Kapiten Thomas Stefan, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I
20. Gjen.maj. Svetkozar Vukmanoviē, urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II dhe Medaljen e “Kujtimit”
21.Gjen. Terziē Velimir, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II
22. Kolonel Vojo Todoroviē me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II, me urdhrin e “Trimėrisė” dhe “Medaljen e Kujtimit”
23. Fadil Hoxha, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II, dhe Med. e “Kujtimit”
24. Kiler Peter, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II
25. Obrat Cicmil, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II
26. N/kol. Mijat Vuletiē, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II
27. Major Savo Stonoju, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II
28. “H. W. Tilman, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II
29. G. W. Seymour, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,
30. “Ė. V. G. Smith, me urdhrin “Ylli Parti.”,kl. II
31. “J. K. H. Shaw, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,
32. “M. J. Thornton, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,
33. “V. Robinson, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,
34. “E. Nordthrop, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,
35. Kapiten J. M. Lyon, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,
36. Toger Tjurin Vladimir, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,
37. “John O’Keefe, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,
38. Major Tomishek Teodor, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III,
39. “Viktor Kobol, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III,
40. Kapiten Niazi Dizdareviē, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III,
41. Toger Nick Cooky, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III,
42. Kaporal George Routsis, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III,
43. Kapiten G. S. Duffy, me urdhrin e “Trimėrisė”.
44. Bije Vokshi, me urdhrin e “Trimėrisė”
45. Hajdar Dusha, me urdhrin e “Trimėrisė”
46. Emin Duraku, me urdhrin e “Trimėrisė”
47. Xhevdet Doda, me urdhrin e “Trimėrisė”
48. Vaso Strugari, me urdhrin e “Trimėrisė”
49. Michel Popoviē, me urdhrin e “Trimėrisė”
50. Xhafer Vokshi, me Medaljen e “Kujtimit”
51. Elhami Numani, me Medaljen e “Kujtimit”
52. Xhavid Numani, me Medaljen e “Kujtimit”
53. Safete Numani, me Medaljen e “Kujtimit”
54. Ymer Pula, me Medaljen e “Kujtimit”
55. Mehmet Hoxha, me Medaljen e “Kujtimit”.

Ky vendim hyn nė fuqi menjėherė.
Pėr Kryesinė e Kėshillit Antifashist N. Ēl
SEKRETARI: KRYETARI:
Koēo Tashko d.v. Dr. Omer Nishani d.v

Tiranė, mė 5-9-1945.

panorama

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi