ILIRIADA PORTAL

Bamir Topi dekoron vėllain e tij Flamurin me urdhrin “Mjeshtėr i Madh”

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

30052009

Mesazh 

Bamir Topi dekoron vėllain e tij Flamurin me urdhrin “Mjeshtėr i Madh”




Presidenti Bamir Topi ka dekoruar vėllain e tij, Flamur Topi me urdhrin “Mjeshtėr i Madh”. Ky urdhėr i ėshtė dhėnė doktorit pėr kontributin e tij tė ēmuar nė edukimin shėndetėsor dhe informimin shkencor mjekėsor tė publikut, si drejtues i emisionit “Trupi dhe Shėndeti”, qė transmetohet nė televizionin publik, ku ai mbushi kėtė vit plot 40 vjet nė ekran. Pėr kėtė arsye, me propozim tė drejtorisė sė Televizionit Publik, presidenti i Republikės Bamir Topi, i cili ėshtė edhe vėllai i doktor Topit, e dekoroi atė me urdhėrin “Mjeshtėr i Madh”. Njė vendim, qė siē dėshmuan tė pranishmit gjatė ceremonisė nė studion e emisionit, nuk ka qenė i lehtė pėr presidentin e Republikės. Por, pavarėsisht lidhjes familjare, 40 vjet nė televizion pėr doktor Flamur Topin, e bėjnė emisionin “Trupi dhe Shėndeti” emisionin mė jetėgjatė nė historinė shqiptare tė televizioneve. Motivacioni i urdhrit “Mjeshtėr i Madh” vinte nė dukje pikėrisht punėn e pėrkushtuar shumėvjeēare e plot pasion e profesionalizėm tė doktor Topit, qė duke dhėnė njė kontribut tė ēmuar nė edukimin shėndetėsor dhe informimin shkencor-mjekėsor tė publikut, e bėri atė njė figurė tė njohur e tė dashur pėr ēdo shqiptar. Flamur Topi ėshtė mjek i pėrgjithshėm dhe gjatė kėtyre 40 viteve nė emisionin e tij ai ka trajtuar probleme nga mė tė ndryshmet tė shėndetit.
Gjithashtu ai ėshtė autori i librit "Gara e jetės”, libėr me tregime dhe novela fantastiko-shkencore. Ndėrkohė ditėn e djeshme, presidenti Bamir Topi ka dekretuar edhe disa ligje tė tjera tė rėndėsishme. Njė tjetėr ligj i dekretuar ka qenė edhe ai pėr “Titujt e pronėsisė mbi tokat bujqėsore”. Ky ka qenė i vetmi ligj, pėr tė cilin nė seancėn e fundit parlamentare janė dhėnė disa sqarime nga mazhoranca. Ministri i Bujqėsisė, Jemin Gjana, garantoi se verifikimi i titujve tė ndara nė fillim tė 1990-s nuk ka pėr qėllim ndėshkimin, por kthimin e sė drejtės tek individi. Miratimi i ligjit mori maksimumin e votave, duke legjitimuar zgjatjen e afatit pėr verifikimin e titujve tė pronėsisė, tė ndara sipas Ligjit 7501.
Gjithashtu, presidenti Topi ka dekretuar dhe disa ligje tė tjera, ndėr tė cilat; “Pėr miratimin e aktit normativ, me fuqinė e ligjit, nr, 2, datė 08.04.2009, tė Kėshillit tė Ministrave “Pėr ratifikimin e memorandumit tė mirėkuptimit ndėrmjet Kėshillit tė Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė dhe Kombeve tė Bashkuara, pėr kontributin e burimeve pėr misionin e Kombeve tė Bashkuara nė Republikėn e Ēadit (Minurcat)”, “Pėr shėndetin publik”, ligjin “Pėr njė trajtim tė veēantė financiar tė pilotėve fluturues, nė pension”, ligjin “Pėr krijimin e Qendrės sė Panaireve dhe tė Ekspozitave Tregtare”, ligjin “Pėr patrullimin e hapėsirės ajrore tė Republikės sė Shqipėrisė”, ligjin “Pėr shėrbimin postar nė Republikėn e Shqipėrisė”, tė ndryshuar, ligjin “Pėr Fondin Shqiptar tė Zhvillimit”, ligjin “Pėr gjendjen civile”, si dhe ligjin “Pėr tregtinė elektronike”.
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22733
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Bamir Topi dekoron vėllain e tij Flamurin me urdhrin “Mjeshtėr i Madh” :: Komentet

avatar

Mesazh prej Sat May 30, 2009 11:42 pm nga lidabica

Po pse eshte president,Bamiri dhe duhet te dekoroje te vellane???
Dhe na paska drejtuar me [profesionalizem nje emision dhe te dekorohet???Aman ore c'eshte keshtu???
Shume njeri i mire eshte dr.Flamuri ,por nuk arrin edhe me te qenurit i tille ,qe te dekorohesh.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sun May 31, 2009 1:09 pm nga nardlushnja

Shume mire beri.
Nuk kishim lindur akoma ne kur dr. Flamuri informonte njerezit e thjeshte per shendetin e tyre.Te mos ishte i suksesshem nuk do te kishte 40 vjete ky emision ne transmetim.
Propozimin per dekorate nuk e beri presidenti,por drejtoria e televizionit.
Vendimi i presidentit ishte shume i drejte.


Pse keni mahnine qe ti nxini gjerat?????

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Jun 01, 2009 10:28 am nga lidabica

nardlushnja shkruajti:


Pse keni mahnine qe ti nxini gjerat?????
Jo ,nuk me ke kuptuar,nuk kam mani per t'i nxire gjerat,por menoj se qe te dekorohet nje njeri duhet te kete bere nje pune me klas apo ndonje studim apo,ndonje kontribut me te madh ne mjekesi.Te drejtosh nje emision ne TV,per kaq vjet nuk eshte ndonje specifike per t'u dekoruar,hajde te dekorojme te gjithe qe jane prej vitesh ne nje drejtim emisionesh TV-ve.
Atehere duhet te dekorojme edhe znj.Tefta Radi,qe per shume vjet ka dhene lajmet ne TV,apo ndjese paste z.Petrit,qe na jepte motin per shume vite ,ēdo nate ne TV.
Qofte edhe per ne mjekesi,ke shume mjeke te nderuar ,qe kane bere stuydime dhe jane me tituj ,fale punes se tyre dhe nuk kam degjuar ndonje dekorim per ta.Ke mjeke qe shpetojne ēdo dite jete ,me vetmohim dhe ne krye te detyres,zoteri .por nuk kam degjuar te dekorohet njeri. Shocked
e kam thene ,qe nuk kam asgje me Flamur Topin,pasi e njoh dhe eshte nje njeri shume xhentil dhe i mire ,por nuk eshte mjaft kjo per ta dekoruar.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi