ILIRIADA PORTAL

PD koncert pėr fushatėn zgjedhore

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

30052009

Mesazh 

PD koncert pėr fushatėn zgjedhore




Organizatorėt janė kujdesur qė gjithēka tė shkojė mirė

Partia Demokratike do tė hapė zyrtarisht fushatėn zgjedhore pėr zgjedhjet e pėrgjithshme parlamentare tė 28 qershorit nė fillim tė javės sė ardhshme. Organizatorėt e mitingut, qė do tė zhvillohet mbrėmjet e sė hėnės, kanė menduar qė simpatizantėt dhe militantėt e PD-sė tė mos dėgjojnė vetėm fjalime politike, por edhe tė festojnė. Pėr kėtė qėllim nė skenė do tė ngjiten grupe tė njohura muzikore dhe kėngėtarė po aq tė njohur pėr shqiptarėt. Ėshtė menduar qė nė sheshin “Skėnderbej”, ku do tė zhvillohet ky takim elektoral, do tė mbizotėrojė ngjyra blu dhe Pallati i Kulturės do tė mbulohet nga flamuri kombėtar kuqezi dhe nga ai i Partisė Demokratike. Mėsohet se organizatorėt janė kujdesur shumė deri nė detajet mė tė vogla qė gjithēka tė shkojė shumė mirė dhe tė gjithė tė mbeten tė kėnaqur nga performanca si e lidershipit politik tė PD-sė, por edhe tė vetė koncertit festiv qė do tė zhvillohet me rastin e hapjes sė fushatės elektorale. Demokratėt e kanė konceptuar mitingun e hapjes zyrtare tė fushatės elektorale si njė koncert festiv. Organizatorėt kanė menduar qė pas dhėnies sė mesazhit politiko-elektoral nė tribunė tė ngjiten grupe tė ndryshme muzikore, qė do tė ekzekutojnė pjesėt e tyre. Nė kėtė miting me nota festive tė demokratėve do tė japin shfaqje grupi i njohur shqiptar nga Maqedonia, “Elita 5”, kėngėtarja Ēiljeta Xhilaga, Stine, Bojken Lako etj. Pėr demokratėt mitingu mė sė shumti duhet tė jetė njė festė dhe jo thjesht tė takim politik.

Por pa dyshim qė nė kėtė miting njeriu qė do tė jetė nė qendėr tė vėmendjes do tė jetė kreu historik i demokratėve, Kryeministri Sali Berisha. Burimet thonė se ai do t’u drejtojė mbėshtetėsve tė forcės politike qė drejton njė mesazh politik, nė tė cilin do tė mbizotėrojnė arritjet e qeverisė sė tij nė katėr vjetėt e fundit. Mendohet se Berisha do ta vėrė theksin nė anėtarėsimin me tė drejta tė plota tė vendit nė Aleancėn e Atlantikut tė Veriut (NATO), nė hapat e rėndėsishėm tė bėrė drejt integrimit europian, duke nėnvizuar se brenda njė viti shqiptarėt do tė kenė mundėsinė tė lėvizin drejt vendeve tė Bashkimit Europian pa pasur nevojėn e vizave. Nė kėtė miting Berisha do t’u kėrkojė votėn qytetarėve pėr tė vazhduar tė qeverisė vendit dhe pėr tė vazhduar reformat e rėndėsishme, tė cilat do tė bėjnė qė shqiptarėt tė kenė mundėsi tė jetojnė e punojnė si europianė tė vėrtetė.

Mitingu ditėn e fėmijėve

Koicidencė ose jo, mitingu i demokratėve do tė zhvillohet ditėn e hėnė, datė 1 qershor, pikėrisht ditėn qė fėmijėt kanė ditėn e festės. Kėshtu, krerėt mė tė lartė tė demokratėve nga podiumi ku do tė vendosen do tė kenė mundėsi qė pėrveē premtimeve elektorale pėr thellim reformash, pėr rritje investimesh nė arsim dhe shėndetėsi, pėr luftė kundėr korrupsionit dhe varfėrisė, si dhe shumė e shumė premtime tė tjera, t’u dedikojnė edhe fėmijėve njė urim me rastin e festės sė tyre.

Prezantimi i kandidatėve

Kryeministri Sali Berisha, njėherėsh kryetar i Partisė Demokratike, pak ditė mė parė ka bėrė prezantimin e 140 kandidatėve pėr deputetė, tė cilėt do tė garojnė nė zgjedhjet e 28 qershorit. Nė listėn e kandidatėve janė lėnė jashtė shumė figura tė kėsaj partie. Por vetė Berisha gjatė prezantimit u ka kėrkuar ndjesė tė gjithėve. Gjatė prezantimit tė 140 kandidatėve Berisha u premtoi figurave qė mbetėn jashtė listės se gjatė qeverisjes sė vendit nė katėr vjetėt e ardhshėm do tė bashkėpunojė ngushtė me ta.

Koncerti festiv

Partia Demokratike ka konceptuar mitingun e hapjes zyrtare tė fushatės elektorale si njė koncert festiv. Organizatorėt kanė menduar qė pas dhėnies sė mesazhit politiko-elektoral nė tribunė tė ngjiten grupe tė ndryshme muzikore, tė cilėt do tė performojnė pjesėt e tyre. Nė kėtė miting me nota festive tė demokratėve do tė japin shfaqje grupi i njohur shqiptar nga Maqedonia “Elita 5”, kėngėtarja Ēiljeta Xhilaga, Stine, Bojken Lako etj. Pėr demokratėt mitingu mė sė shumti duhet tė jetė njė festė dhe jo thjesht takim politik.
Metropol
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22833
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: diggdeliciousredditstumbleuponslashdotyahoogooglelive

PD koncert pėr fushatėn zgjedhore :: Komentet

avatar

Mesazh prej Tue Jun 02, 2009 4:20 pm nga lidabica

Keshtu i takonte ta bente hapjen e fushates-FESTE Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Jun 02, 2009 4:54 pm nga ADMIN

Na kenaqet zemra kur shofim popullin tone te festoje ,ja pra cfare eshte demokraci jam krejt i sugurte qe te gjithe keta mijra e mijra njerez qe po festojne shkojne aty me deshiren e tyre dhe as edhe nje nuk eshte i detyruar ose i impunuar te festoje,nje mendim shume i bukur qe keshtu te fillojme fushaten e zgjedhjeve drejt demokracise se vertete

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi