ILIRIADA PORTAL

Liberalizimi i vizave, vendimi nė vjeshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

02062009

Mesazh 

Liberalizimi i vizave, vendimi nė vjeshtė




Raporti nė dorė tė vlerėsimit tė vendeve anėtare tė BE-sė

Nė vjeshtėn e kėtij viti Kėshilli i Evropės pritet tė japė vlerėsimin e tij lidhur me propozimin e Komisionit pėr liberalizimin e vizave tė pesė vendeve tė Ballkanit Perėndimor, mes tė cilėve edhe Shqipėria. I sigurt ėshtė fakti se pėr vendin tonė njė rol shumė tė rėndėsishėm do tė luajnė zgjedhjet parlamentare tė 28 qershorit, vendimtare edhe pėr pėrgjigjen e BE-sė pas aplikimit tė Shqipėrisė pėr statusin e vendit kandidat. Ndėrkohė javėn qė vjen pėrfaqėsuesit e vendeve anėtare BE-sė pritet tė reagojnė nė raport me vlerėsimet e Komisionit Evropian pėr ecurinė e kėtyre vendeve tė rajonit. “Komisioni paraqiti qėndrimin mbi zbatimin e udhėrrėfyesit pėr liberalizimin e vizave pėr Bosnjėn, Shqipėrinė, Serbinė, Malin e Zi dhe ish-Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė. Tashmė vendet anėtare duhet tė japin reagimin e tyre, si dhe tė argumentojnė se ku bazohet reagimi i tyre, nė mėnyrė qė ne t’i konsiderojmė tė pėrfunduara kėto raporte. Kjo do tė thotė se pjesėt faktike dhe vlerėsuese qė duhen bėrė nga komisioni do tė quheshin tė pėrfunduara. Nė kėtė fazė raportet do tė dėrgohen ndaj vendeve tė treta tė interesuara”, - ėshtė shprehur pėr “Top-Channel” Michele Cercone, zėdhėnėsi i zv/presidentit tė KE-sė pėr Siguri, Liri e Drejtėsi. Aktualisht Drejtoria e Pėrgjithshme pėr Ēėshtjet e Sigurisė, Lirisė dhe Drejtėsisė nė Komisionin Evropian po merret me pėrpilimin e draftit qė do tė bėjė edhe rekomandimet e mundshme pėr heqjen e vizave ndaj disa vendeve tė Ballkanit. Gjatė hartimit tė kėtij dokumenti, i cili do tė dorėzohet pas njė muaji, do tė merren nė konsideratė dhe sugjerimet e mundshme tė 39 drejtorive tė tė njėjtit nivel nė Komision. Vlerėsimi i komisioneve tė nevojshme parlamentare do shprehet pėr kėtė ēėshtje vetėm pas pushimeve verore, pasi pas zgjedhjeve evropiane parlamenti ka nė axhendėn e punimeve tė tij kryesisht dy mbledhje teknike. Dokumenti do tė pėrmbajė listėn e vendeve pėr tė cilat do tė mbahet regjimi i vizave dhe tė vendeve ku qytetarėt do tė kenė mundėsi tė udhėtojnė dhe qėndrojnė nė Evropė pa viza pėr njė periudhė jo mė shumė se 3 muaj. Kėshilli Evropian nė nivelin e ministrave tė brendshėm e tė drejtėsisė do tė votojė propozimin e Komisionit pėr heqjen e vizave ndaj vendeve tė Ballkanit. Parashikohet qė ky votim tė ndėrmerret nė mbledhjen e 23 tetorit ose 30 nėntorit nė varėsi tė dorėzimit tė opinionit mbi kėtė ēėshtje nga Parlamenti Evropian. Vendimi do tė merret nga 25 shtete pa Irlandėn dhe Britaninė, pasi ato nuk bėjnė pjesė nė zonėn “Shengen”.

Shtyrja

Frank Cermak, njė kėshilltar i zgjerimit, ėshtė shprehur pėr agjencitė e rajonit se mė 15 qershor nuk do tė merret asnjė vendim pėr vizat, siē ishte parashikuar mė parė nė axhendėn e tyre. Sipas disa agjencive tė lajmeve tė rajonit, ēėshtja e liberalizimit tė vizave do tė jetė temė e debatit tė diplomatėve nė mbledhjen e tyre tė 4 dhe 5 korrikut nė Luksemburg, menjėherė pas marrjes sė presidencės sė radhės sė BE-sė nga Suedia.

Progresi

Ministri i Jashtėm Lulzim Basha shprehet optimist pėr liberalizimin sa mė parė tė vizave Shqipėri-BE. “Grupi i ekspertėve tė Komisionit Evropian pas mbi 100 takimeve faktmbledhėse tė zhvilluara nė terren, nė versionin paraprak tė raportit vė nė dukje se Shqipėria ka shėnuar progres tė ndjeshėm nė secilin nga katėr blloqet e udhėrrėfyesit, madje edhe nė krahasim me konkluzionet e raportit paraprak tė nėntorit tė vitit tė kaluar”, - tha ai.
Metropol
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22553
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi