ILIRIADA PORTAL

Ilir Meta: Unė kandidat pėr kryeministėr,Rama ėshtė kryebashkiak

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

03062009

Mesazh 

Ilir Meta: Unė kandidat pėr kryeministėr,Rama ėshtė kryebashkiak




Kreu i LSI-sė Ilir Meta, i ftuar nė emisionin “Opinion” tė gazetarit Blendi Fevziu nė Tv Klan, prezantoi prioritetet dhe epėrsitė e programit qeverisės tė kėsaj partie. Meta u ndal dhe nė problematikėn e aleancave paszgjedhore por dhe nė ēėshtjen e kartave tė identitetit.
Pas zgjedhjeve ju keni thėnė se do tė bėni aleancė me PS. Do tė jeni nė bashkėpunim me zotin Rama kryeministėr apo kjo ēėshtje do tė jetė njė kusht pėr aleancėn?
Se cili do jetė Kryeministri ėshtė gjėja mė e parėndėsishme pėr elektoratin opozitar. Qėllimi ėshtė standarti i zgjedhjeve dhe largimi i Berishės. Ėshtė vota ajo qė pėrcakton Kryeministrin. LSI pavarėsisht se ka kandidatin pėr Kryeministėr, nuk vė kushte pėr kėtė ēėshtje. Kushtet do tė jenė programore. Ēėshtja e Kryeministrit do tė varet nga sasia e votave qė do tė marrė ēdo parti. Kush merr 71 deputetė bėhet Kryeministėr. Nėse zoti Rama merr 71 deputetė nė zgjedhje, bėhet ai kryeministėr. Nėse LSI merr nė 28 qershor 71 deputetė, unė mė 29 qershor hyj nė zyrė dhe nis punėn si Kryeministėr pėr tė nxjerrė vendin nga kjo krizė. Mė 29 qershor unė filloj punėn si Obama.
Nėse as Rama dhe as Berisha dhe as ju nuk merrni 71 vota, cili do tė jetė pozicionimi juaj?
Nuk ėshtė e ndershme se sa vota do marrė njėri apo tjetri. Nėse do tė flasim pėr moral dhe transparencė para shqiptarėve, ne duhet tė ballafaqohemi para votuesve nė njė debat ku tė jetė prezent dhe zoti Ramėn dhe zoti Berisha. Shqiptarėt tė na vlerėsojnė dhe gjykojnė se cili ka programin mė tė mirė, kush ka programin mė tė qartė se mund tė nxjerrė vendin nga kriza dhe kush mund ta fusė vendin mė thellė nė krizė. Nėse merrni me sondazhet e Zogbit dhe Bobit, bėni gabim profesional. Mė 28 qershor ose do falimentojė Bobi me Zogbin, ose do falimentoj unė si politikan. Unė jam i hapur nė kėtė garė. Por mos harroni se ne do t’i njohim shqiptarėt me manipulimet qė kėrkojnė tė bėjnė palėt. Sepse ata duan t’i bėjnė pėr budallenj shqiptarėt dhe duan t’u imponojnė ato pėrpjekje dhe ato rezultate tė porositėsve tė sondazheve tėrėsisht jo profesionale dhe me kėto pėrpjekje do tė ndėshkohen mė 28 qershor. 28 qershori po vjen dhe unė e pres me shumė dėshirė.
Nėse PS nuk merr 71 vota dhe do t’i duheshin votat e LSI pėr krijimin e qeverisė, ju do tė pranoni qė tė jetė zoti Rama Kryeministėr?
Ju flisni sikur zoti Rama ėshtė i papunė. Ai ėshtė kryetar bashkie, ēfarė meraku keni pėr tė?! Nėse bėhet fjalė pėr moral dhe transparencė unė e ftoj kandidatin e PS zotin Rama, ftoj Kryeministrin qė jam i bindur se ėshtė nė largim, zotin Berisha, tė shpalosim programet tona dhe tė vlerėsojnė shqiptarėt se cili vlen, kush mund ta nxjerrė vendin nga kriza dhe cili mund ta fusė mė shumė nė krizė. E kemi bėrė tė qartė se jemi tė hapur tė bėjmė koalicion me PS pas zgjedhjeve mbi pikat e programit, pasi ne jemi parti e majtė progresiste.
Procesi parazgjedhor ėshtė nė krizė, pėr shkak tė kartave. Jemi nė njė moment delikat pėr sa i pėrket zgjedhjeve, e kam fjalėn nė luftėn PS, Ministri e Brendshme pėr kartat e identitetit. Si i gjykoni pretendimet e PS-sė pėr kartat. Ku e shikoni tė vėrtetėn dhe gėnjeshtrėn nė mes tė kėtyre deklaratave?
Debati pėr kartat ėshtė njė ēėshtje aspak serioze. Jo se nuk ka probleme me pajisjen me karta identiteti. Ka probleme me kartat, ne kemi kėrkuar qė kodi tė bėhej qė njė vit mė parė para samitit tė Bukureshtit, qė njerėzit tė pajiseshin me karta. Jo se nuk ka tendenca te njerėzit e qeverisė pėr tė krijuar pengesa te njerėzit pėr pajisjen me karta. Ajo qė nuk ėshtė serioze ėshtė se ne kemi kėrkuar njė konsensus, ulje nė tavolinė tė tė gjithė palėve pėr tė gjetur zgjidhje nė bashkėpunim me OCBE-ODIHR, pėr tė mos e kontaminuar mė tej kėtė klimė zgjedhore qė nuk ėshtė pa probleme gjithashtu. Unė i kam kėrkuar OSBE-ODIHR dhe zonjės Glover qė tė mbajė njė qėndrim tani pėr kėtė ēėshtje dhe jo pas zgjedhjeve pėrmes njė raporti.
Zoti Meta, ju e pėrjashtoni veten nga i gjithė ky diskutim. Cili ėshtė roli juaj, pse nuk bėni ndėrmjetėsin?
Ne kemi apeluar prej kohėsh, pėr kartat kemi dalė qė nė janar dhe kemi kėrkuar karta falas pėr ata shtetas qė kanė probleme ekonomike. Nuk kanė vullnet tė dy liderat qė tė ketė zgjedhje tė lira dhe tė hapura. Sali Berisha ka frikė se nuk i fiton zgjedhjet, sepse ka problemet e tij, ndėrsa zoti Rama ka probleme me rezultatin e zgjedhjeve dhe nė ēdo rast kėrkon tė gjejė shkak pėr tė kontestuar rezultatin e tyre.
Do tė jeni pjesė e kėsaj pėrpjekjeje pėr tė zgjidhur kėtė problem?
Jemi pjesė e ēdo pėrpjekje pėr tė zgjidhur kėtė ēėshtje. Kemi qė nė shtator 2005 qė tė miratonim njė kod elektoral qė do t’i hapte rrugė tė gjitha proceseve tė tjera. PD-PS kėtė praktikė kanė ndjekur, kodin e kanė miratuar minutėn e fundit nė mėnyrė tė sforcuar.


Programi qeverisės i LSI

Punėsimi

Nė katėr vitet e ardhshme LSI do hapė 100 mijė vendeve tė reja pune tė qėndrueshme
Do hiqen pagat e referencės
Pėrjashtim nga tatim fitimi pėr 3 vjet tė tė gjitha bizneseve tė reja qė punėsojnė mbi 5 punėtorė

Politikat fiskale
Zero tatim mbi tė ardhurat pėr pagat deri nė 25 mijė lekė tė reja
Ulje e TVSH nga 20 nė 10 % pėr ushqimet bazė
Subvencionim deri nė 50% tė sigurimeve shoqėrore pėr punėdhėnėsit fasonė deri nė dhjetor 2011
Heqje tatim fitimi pėr fasonėt deri nė 2010

Bujqėsia
Dyfishim i buxhetit pėr bujqėsinė brenda 2010
Subvencionim nga 25-50% tė imputeve bujqėsore
Subvencionim direkt fermerėt pėr produktin deri nė 20%
Krijimin e fondit tė garancisė pėr kreditimin e fermerėve
Krijimin e njė porti peshkimi nė Durrės
Dhėnien e certifikatės sė pronėsisė tė gjithė fermerėve tė paregjistruar

Arsimi
Dyfishim i buxhetit pėr arsimin, nga 3.5% qė ėshtė sot nė 5% tė GDP
Asnjė shkollė pa ngrohje dhe standarde tė mėsimdhėnies
Dhėnia e statusit tė mėsuesit dhe Profesorit
Dyfishim i pagės sė mėsuesit

Shėndetėsia
Do sigurohet pėrmbysja e situatės aktuale tė shėndetėsisė
Nga 2.2% tė GDP nė 09 do tė shkojė nė 4.4% tė GDP deri nė 2013
Barna tė sigurta dhe tė shumėllojshme
Shėrbim shėndetėsor dhe nė fshatrat mė tė largėt
Kontroll sanitar dhe epidemiologjik qė garanton jetė tė shėndetshme tė qytetarėve

Mbrojtja sociale
Do miratojė ligjin pėr Moshėn e Tretė
Do dyfishohen pensionet brenda katėr viteve
Do miratohet statusi i ish-ushtarakut, minatorit dhe naftėtarit

Lėvizja e lirė e shqiptarėve nė BE brenda njė viti


Turizmi
Kryetari i KDK sė LSI-sė shpalosi pjesėn e programit qė ka tė bėjė me turizmin. “Pėr turizmin ne kemi tė njėjtėn formulė dhe skemė si bujqėsia, do garantojmė rritjen e volumit tė tij i cili do rrisė dhe punėsimin. Bėhet fjalė pėr njė koncept tė ri menaxhimi i integruar i turizmit. Turizmi tė mos bėhet me agjenci rajonale apo projekte e masterplane qė janė larg njėri-tjetrit. Tė gjitha investimet duhen parė si zhvillime brenda njė zone, kultura, bujqėsia, infrastruktura tė shihen nė funksion tė turizmit.

Durrės-Kukės
Kreu i LSI-sė u shpreh dje se do respektojė pavarėsinė e drejtėsisė. “Ne kemi nxitur drejt qė kur prokuroria ka nisur hetimin pėr rrugėn Durrės-Kukės dhe jemi dakord qė ta thonė fjalėn e tyre si pėr Berishėn dhe Bashėn, por rruga nuk ka nisur nė kohėn e Berishės por ka nisur pėrpara, nuk ėshtė vetėm e Berishės. Mos harrojmė se kemi marrė njė borxh tė jashtėzakonshėm prandaj duhet tė pėrfundojė, prandaj jemi nė krah tė prokurorisė si pėr ēėshtjen e Gėrdecit, ashtu edhe pėr Durrės-Kukės”, tha Meta.
Panorama

i persekutuari

Numri i postimeve : 168
Reputation : 4
Points : 17914
Registration date : 18/01/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Ilir Meta: Unė kandidat pėr kryeministėr,Rama ėshtė kryebashkiak :: Komentet

avatar

Mesazh prej Wed Jun 03, 2009 4:03 pm nga lidabica

aman ky si ka fytyre dhe do perseri te jete kryeminister,
po ku e ēove floririn e shqiptareve o lumemadh kur ish ti kryemisnister ,more hajdut-klasi.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Wed Jun 03, 2009 9:20 pm nga neni 55

po rruget??????????!!!!!!!!!!! po hidroēentralet????????!!!!!!!!!!!!! po shkollat?????????!!!!!!!!!!! po.......

Edituar pėr herė tė fundit nga neni 55 nė Thu Jun 04, 2009 12:59 pm, edituar 1 herė gjithsej

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Thu Jun 04, 2009 12:33 pm nga lidabica

po tamam,se po na e shpifin fare,nuk i shohim dhe degjojme dot ,mashtrusit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi