ILIRIADA PORTAL

Fushata e PD-sė, miting madhėshtor nė Elbasan

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

03062009

Mesazh 

Fushata e PD-sė, miting madhėshtor nė Elbasan




VALENTINA MADANI
Elbasani i dhuron PD-sė mitingun mė madhėshtor tė zhvilluar ndonjėherė nė kėtė qytet. Mijėra qytetarė tė tij u mblodhėn mbrėmė nė hapjen e fushatės elektorale duke i dhėnė mbėshtetje tė gjerė PD-sė nė prag tė zgjedhjeve parlamentare tė 28 qershorit. Kryeministri Sali Berisha entuziazmoi tė pranishmit nė shesh se pas anėtarėsimit nė NATO, destinacioni i shqiptarėve ėshtė Evropa. Me sigurinė se ēdo votė e tyre mė 28 qershor do tė shkojė pėr vazhdimin e reformave, rritje tė pagave dhe pensioneve, ndėrtimit tė rrugėve, shkollave e spitaleve, ujė dhe drita 24 orė, Berisha ftoi Edi Ramėn tė kthehet nė garėn e 28 qershorit. Kryeministri i bėri atij tė ditur se ėshtė i gatshėm t’i japė kohė, nėse Rama pranon tė kandidojė pėr deputet. “Nga sheshi i Elbasanit, nė emėr tė popullit tė Elbasanit, do t’i kėrkoj zotit Rama, i cili u deklaronte mbrėmė durrsakėve se nuk mund tė hynte nė Parlament, pasi nuk mund tė tradhtonte qytetarėt. Por, a ėshtė tradhti ndaj jush nėse ju votoni drejtuesin tuaj pėr nė Parlament? Ēfarė tradhtie pėrbėn kjo? Sė dyti, zoti Rama, destinacioni i kėtyre qytetarėve, pavarėsisht nga hallet qė kanė, ėshtė vetėm njė, Evropa dhe vetėm Evropa”, - deklaroi z. Berisha. Kryeministri i kujtoi Ramės se asnjė lider partie nė historinė e Evropės demokratike s’e ka nisur forcėn e vet politike drejt zgjedhjeve dhe nuk ėshtė vendosur nė krye tė listės. “Ti, - shtoi Berisha, - nuk e bėn dot kėtė, ndonėse unė, nė emėr tė respektit qė kam pėr socialistėt dhe pėr vendin tim, tė jap ty kohė ta vendosėsh emrin nė krye tė listės, por ti s’e bėn dot kėtė, sepse pėr ty standardi evropian janė lejet e bashkisė dhe lejet e ndėrtimit. Ti nuk e bėn dot kėtė, sepse ti zoti Rama nuk do zgjedhje, do karrige dhe leje ndėrtimi. Kjo ėshtė e vėrteta, thuaja shqiptarėve sepse me ty dhe pa ty, zgjedhjet do tė jenė madhėshtia e demokracisė shqiptare”, - tha z. Berisha. Kryeministri ftoi elbasanasit dhe mbarė shqiptarėt qė mė 28 qershor tė vendosin pėr vazhdimin e ndryshimit pasi e ardhmja e tyre do tė jetė evropiane. Berisha foli pėr arritjet 4-vjeēare tė qeverisė qė ai drejton teksa u fokusua tek projektet e mėdha tė 4 viteve qė vijnė. “Vij para jush pėr t’u zotuar se nė kėtė qytet, pavarėsisht se qeverisin socialistėt, kushdo qė tė jetė nė pushtet, nuk do tė ketė rrugė tė paasfaltuara nė fund tė mandatit tonė tė dytė. Unė vij kėtu tek ju pėr t’u zotuar njėsoj si katėr vite mė parė, se Elbasani evropian dhe Shqipėria evropiane pėr mua do tė thotė qė pensionist e Elbasanit dhe tė mbarė Shqipėrisė tė shpėrblehen jo si tani, qė kemi parakaluar dy vende anėtare tė BE-sė, por tė parakalojmė me paga dhe pensione edhe katėr vende tė tjera. Vij sot kėtu me angazhimin tim tė plotė se punėsimi dhe vetėm punėsimi do tė jetė pėrparėsia ime mė madhore pėr Elbasanin dhe pėr Shqipėrinė”, - u shpreh z. Berisha. “Nė mbi 15 hidrocentrale, - shtoi ai, - ndėr tė cilėt edhe gjigandi i Evropės me 68 km tunel nė kaskadėn e Devollit, do tė punėsohen dhjetėra e mijėra qytetarė tė kėtij qarku”. Berisha garantoi se pėr ndėrtimin e infrastrukturės sė kėtij rrethi do tė punėsohen me mijėra tė tjerė. Njė tjetėr garanci e tij ishte ajo e ngritjes sė parkut industrial, pasi u vendosėn standardet mė tė mira tė mbrojtjes sė mjedisit, nė metalurgjik, ēimento e krom, do tė punėsojė me mijėra e mijėra qytetarė tė Elbasanit. Kreu i qeverisė foli pėr traditat historike dhe kulturore tė popullit tė Elbasanit dhe u kujtoi elbasanasve se tashmė ata janė qytetarė tė njė vendi anėtar tė NATO-s dhe shumė shpejt edhe tė familjes evropiane. “Ne mblidhemi nė kėtė shesh pasi me pėrpjekje tė mėdha ia dolėm qė Shqipėrinė, e cila rėnkonte nėn kthetrat e informalitetit, ta nxjerrim nė krye tė rritjes ekonomike nė Evropė dhe ia dolėm qė vitin e fundit nė qarkun tuaj tė jenė tė projektuara dhe tė firmosura me dhjetėra e dhjetėra vepra energjitike. Unė nuk vij kėtu pėr tė kėrkuar votėn pėr kėto qė kemi bėrė, megjithėse jemi tė bindur se kėto kanė ndryshuar dhe do tė ndryshojnė shumė pėr mbarė jetėn tonė”, - theksoi Kryeministri i vendit.

Standar

neni 55

Numri i postimeve : 575
Reputation : 1
Points : 17488
Registration date : 16/04/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Fushata e PD-sė, miting madhėshtor nė Elbasan :: Komentet

avatar

Mesazh prej Wed Jun 03, 2009 9:33 pm nga ADMIN

Edhe Elbasani demokrat ,shume mire

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Thu Jun 04, 2009 12:29 pm nga lidabica

hajer do te beje Shqiperia

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Thu Jun 04, 2009 4:56 pm nga ADMIN

lidabica shkruajti:hajer do te beje Shqiperia

Po thuaj se i gjithe populli shqiptar po e kupton se nuk ka as nje rruge tjeter pervec demokracise

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi