ILIRIADA PORTAL

SHBA paralajmėron: Kujdes me zgjedhjet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

05062009

Mesazh 

SHBA paralajmėron: Kujdes me zgjedhjet




SHBA paralajmėron: Kujdes me zgjedhjet

Seancė e posaēme e Komisionit tė Helsinkit: Pėr tė ardhur keq qė Shqipėria ende ka probleme. Tani duhet tė matet me standardet e vendeve tė NATO-s


Komisioni i Helsinkit nė SHBA zhvilloi njė seancė diskutimi pėr zgjedhjet nė Shqipėri. Paneli drejtohej nga kryetari i kėtij komiteti, kongresmeni Alcee Hasting. Tė ftuar pėr tė folur rreth zgjedhjeve parlamentare 2009 ishin: kongresmeni demokrat Eliot Engel, kongresmeni Robert Aderhold, drejtori rajonal pėr Evropėn dhe Azinė i Zėrit tė Amerikės, Elez Biberaj, drejtori pėr Evropėn Qendrore dhe Lindore i NDI, Robert Benjamin, si dhe drejtori rajonal pėr Evropėn Qendrore dhe Jugore i Institutit Shoqėria e Hapur, Jonas Rolett. Bashkėbiseduesit shprehėn bindjen e tyre pėr rėndėsinė qė paraqesin kėto zgjedhje pėr shoqėrinė e njė vendi tashmė tė anėtarėsuar nė Aleancėn e Atlantikut tė Veriut, si dhe pėr aspiratėn pėr anėtarėsimin nė Bashkimin Evropian. Diskutuesit ishin figura tė cilat i kanė njohur dhe ndjekur prej kohėsh diskutimet dhe zhvillimet politike nė Shqipėri. Mes tyre ishin edhe kongresmeni amerikan, Eliot Engels, Elez Biberaj etj. Ndonėse diskutuesit theksojnė rėndėsinė e kėtyre zgjedhjeve, ata ngrenė edhe shqetėsime pėr faktin se Shqipėria, deri mė sot, nuk ka zhvilluar asnjėherė zgjedhje nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare. Anėtarėt e kėtij komisioni theksuan se ėshtė pėr tė ardhur keq pėr vetė faktin qė ende ekzistojnė probleme me zgjedhjet, gjė qė mund tė dėmtojnė imazhin demokratik tė Shqipėrisė. Analisti Elez Biberaj theksoi se tani qė Shqipėria ėshtė nė NATO, vendi duhet tė matet me standarde edhe mė tė larta sesa ē‘ėshtė matur deri tani. Nėse Shqipėria, theksoi mė tej ai, nuk do zhvillojė kėtė herė zgjedhje me standarde ndėrkombėtare, kjo do tė kishte njė ndikim tė thellė nė kredibilitetin politik tė vendit. "Do tė zbrazte karriget politike dhe ekonomike tė deritanishme, do tė pakėsonte mbėshtetjen ndėrkombėtare pėr Shqipėrinė, por edhe pėr shqiptarėt e Kosovės, Maqedonisė dhe do tė shtynte pafundėsisht anėtarėsimin e Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian", u shpreh Biberaj. Pikėpamjen e qeverisė pėr kėto zgjedhje e ka paraqitur ambasadori shqiptar, Aleksandėr Sallabanda, i cili theksoi se qeveria e Shqipėrisė ėshtė e angazhuar plotėsisht qė zgjedhjet tė jenė tė lira dhe tė drejta nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare. Ēėshtja e kartave tė identitetit vazhdon tė jetė njė problem shqetėsues dhe kjo u shpreh edhe nga folėsit nė kėtė seancė diskutimi. Sipas ambasadorit Sallabanda, nga 700 mijė shqiptarė pa pasaportė, 450 mijė prej tyre kanė paraqitur kėrkesė dhe njė pjesė e mirė jetojnė jashtė vendit. Por, dhjetėra mijėra votues janė ende pa dokumente votimi dhe ky shqetėsim ėshtė theksuar nga drejtori i zyrės sė Institutit Demokratik pėr Evropėn Qendrore dhe Lindore. Ai deklaroi se "ndonėse nuk ka tė dhėna konkrete, me gjithė akuzat qė janė bėrė qė procesi i kartave tė identitetit po shfrytėzohet pėr qėllime partiake, vetė fakti qė qytetarėt duhet tė shkojnė disa herė pėr tė marrė kartėn, kjo i vendos pėrballė njė situate tė padrejtė pėr tė ushtruar njė tė drejtė bazė siē ėshtė ajo e votimit". Sakaq, ai iu bėri thirrje zyrtarėve shqiptarė qė tė marrin tė gjitha masat pėr tė pajisur shtetasit me karta. Mendimi i bashkėbiseduesve ishte se Shqipėria ka njė shans tė mirė pėr tė treguar pėr punėn e mirė qė ka bėrė nė lidhje me realizimin e reformave. Tryeza e Komisionit Amerikan tė Helsinkit ėshtė traditė tanimė e zakonshme pėrpara proceseve elektorale nė Shqipėri. Nė vijimėsi ėshtė diskutuar dhe janė lėshuar mesazhe pėr faktorėt politikė nė Shqipėri.


avatar
ADMIN

Numri i postimeve : 3205
Age : 47
Reputation : 17
Points : 17165
Registration date : 19/10/2008

Shiko profilin e anėtarit http://ILIRIALIVE.COM

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi