ILIRIADA PORTAL

Berisha: Rama, ke dhe 5 dite afat

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

06062009

Mesazh 

Berisha: Rama, ke dhe 5 dite afat




Qe nga qyteti i nje mije e nje dritareve, Beratit, kryeministri Berisha i ka lene kryesocialistit Rama pese dite afat qe te futet ne listat e kandidateve per deputete dhe te vihet perballe tij. Teksa e ka akuzuar si kapitullant, ai ka rideklaruar se eshte i gatshem te mbledhe Parlamentin dhe te ndryshoje ligjin per ta perfshire dhe kryetarin e PS ne listat e kandidateve per deputete. "I them zotit Rama se po te jap shansin e fundit, ke edhe 5 dite afat, mblidh forcen dhe kurajen dhe dil ne krye te socialisteve, sepse aty te duan ata, ne qofte se ndihesh kryetar i tyre. Do te mbledh Parlamentin, do te ndryshoj ligjin, do te jap te drejte te regjistrohesh qofte edhe si kryetar bashkie. Dil mos turpero vendin. Dil mos turpero partine tende!", ka qene deklarata e djeshme e kryeministrit Berisha, teksa ka zhvilluar nje takim me qytetaret beratas, dje ne mbremje. Ai eshte shprehur se zemerthyer per cdo sukses te ketij vendit, ketij kombi dhe ketyre qytetareve eshte Edi Rama, pasi nuk i beri asnje thirrje qytetareve qe te merrnin leternjoftimet. Sipas tij, ai beri aktin tjeter me te turpshem ne historine e pluralizmit evropian dhe boteror, nuk vuri veten ne krye te listes per t'i prire partise se tij ne garen elektorale, vetem e vetem se e ka te sigurt disfaten. Per Berishen, dinjiteti i burrit, i qytetarit kerkon beteje dhe jo kapitullim dhe ata qe kapitullojne nuk kane te ardhme ne politike. Njeheresh, teksa eshte vene perballe qytetareve beratas, kreu i qeverise nuk ka munguar te rendise te gjitha sukseset e qeverise qe ai drejton dhe premtimeve per mandatin e dyte qeverise. "Mbeten edhe 23 dite nga dita e zgjedhjeve. Le t'i shnderrojme keto 23 dite ne festen e ngadhenjimit te idealeve tona te lirise, te sakrificave tona per liri, te besimit tone tek e ardhmja, te besimit tone tek njeri-tjetri, te besimit tone tek Shqiperia", ka qene deklarata e Berishes. Duke evidentuar suksesin ne procesin e integrimit te vendit ne strukturat euroatlantike, ai eshte shprehur se vjen ne kete shesh dhe takohet me qytetaret beratas se qytetare te nje qyteti dhe vendi anetar te NATO-s, si qytetare te nje qyteti dhe vendi qe ka aplikuar per anetar te Bashkimit Evropian. "Gjate 4 viteve, ia dolem te dyfishojme pensionet e 170 mije burrave dhe grave te moshuar ne fermat tona, te rrisim 50 deri me 70 per qind pensionet ne qytetet tona. Se bashku, me kete kurs reformash, ia dolem te nxjerrim nga varferia 400 mije qytetare shqiptare. Se bashku ia dolem te krijojme 80 mije vende pune dhe ta shnderrojme Shqiperine ne nje nga vendet me te terheqese ne bote, per investimet e huaja", ka qene deklarata e Berishes. Ai ka premtuar per kater vitet qe vijne ndertimin e Boshtit te Jugut si dhe hapjen 160 mije vende te reja te punes. "Ne do te cojme uje, 24 ore, ne te kater anet e vendit. Para kater vitesh ju deklaruam se nuk do te kete nderprerje te energjise elektrike nga fundi i viti 2007 e tutje dhe sot, ne vijme tek ju me ballin lart dhe me fjalen e mbajtur", ka qene deklarata e djeshme e Berishes ne Berat. Sipas tij, qeveria, pa asnje dallim partiak, do te financoje cdo projekt qe vendoret do te hartojne per te ndryshuar gjendjen e banoreve ne qytetet e tyre. "Ne 28 qershor votoni te gjithe Partine Demokratike, votoni dhjeten. Dhjeta eshte numri me i merituar", beri thirrje Berisha.
Koha Jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22723
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Berisha: Rama, ke dhe 5 dite afat :: Komentet

avatar

Mesazh prej Sat Jun 06, 2009 4:31 pm nga emigranti

Me duket se o Sal se me ket punen e parlamentit qe e mbledh dhe e derdh kur te duash ti ja ke fut kot. Parlamenti nuk esht prona jote, as ligjet nuk jane prona jote qe ti prishesh e ti besh si te te vije ty per mbar. Jam i djatht po kjo pun kshtu nuk shkon.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Jun 09, 2009 12:34 pm nga lidabica

Po sigurisht qe kot ja ka fut Very Happy ,por une mendoj se nuk eshte ajo qe thua ti ,por eshte ne fushate dhe,edhe Sala ja fut kot ,me pak se gjithe te tjeret: Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi