ILIRIADA PORTAL

Komisioni amerikan i Helsinkit dhe Glover e ODIHR: Qeveria tė japė zgjidhje pėr kartat

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

06062009

Mesazh 

Komisioni amerikan i Helsinkit dhe Glover e ODIHR: Qeveria tė japė zgjidhje pėr kartat




Komisioni amerikan i Helsinkit e konsideron si njė nga sfidat kryesore tė qeverisė shqiptare, si anėtarja mė e re e NATO-s, zhvillimin e zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme mė 28 qershor, sipas standardeve ndėrkombėtare. Nė kėtė konkluzion arriti Komisioni i Helsinkit gjatė diskutimit nė njė seancė tė posaēme pėr ecurinė e procesit zgjedhor nė Shqipėri. Nė kėtė takim tė kėtij komisioni, qė ka peshė tė rėndėsishme nė Kongresin amerikan morėn pjesė 9 senatorė dhe 8 kongresmenė. Gjithashtu morėn pjesė dhe njohės tė mirė tė ēėshtjeve shqiptare, mes tė cilėve kongresmeni Eljot Engel, njė ekspert pėr ēėshtjet shqiptare, Drejtori i Institutit Demokratik Amerikan pėr Evropėn Lindore e Qendrore, Robert Benxhamin, drejtori i divizionit pėr Euroazinė nė Zėrin e Amerikės, Elez Biberaj. Bashkėkryetari i Komisionit, Alcee Hasting tha nė kėtė takim se “ėshtė pėr tė ardhur keq pėr vetė faktin se ende ekzistojnė probleme, gjė qė mund tė dėmtojė imazhin demokratik tė Shqipėrisė”. Analisti Biberaj theksoi se tani qė Shqipėria ėshtė nė NATO, vendi duhet tė matet me standarde shumė mė tė larta, se sa seē ėshtė matur mė parė. “Nėse Shqipėria nuk realizon kėsaj here zgjedhje nė pėrputhje me standarde ndėrkombėtare, kjo do tė kishte njė ndikim tė thellė pėr stabilitetin politik tė vendit, do tė zbrazte arritjet politike dhe ekonomike tė deritanishme, do tė pakėsonte mbėshtetjen ndėrkombėtare pėr Shqipėrisė, dhe tė shqiptarėve nė Maqedoni dhe Kosovė, si dhe do tė shtynte pafundėsisht anėtarėsimin e Shqipėrisė nė BE”, tha Biberaj. Pikėpamjen e Shqipėrisė mbi ecurinė e kėtij procesi, e mbajti ambasadori shqiptar nė SHBA, Aleksandėr Sallabanda, i cili theksoi se “qeveria e Shqipėrisė ėshtė e angazhuar plotėsisht qė zgjedhjet tė jenė tė lira dhe tė drejta, nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare”. Problemi i kartave ėshtė shqetėsues, siē u shprehėn folėsit nė seancė. Ambasadori Sallabanda tha se “nga 700 mijė shtetas pa karta, 450 mijė kanė paraqitur kėrkesė, ndėrsa 150 mijė jetojnė jashtė vendit”. Por kjo lė dhjetėra e mira tė tjerė pa dokumente votimi. Drejtori i Zyrės sė Institutit Demokratik pėr Evropėn Qendrore dhe Lindore, Robert Benxhamin, tha se “ndonėse nuk ka tė dhėna konkrete, megjithė akuzat qė janė bėrė qė procesi i kartave tė identitetit po shfrytėzohet pėr qėllime partiake, vetė fakti qė qytetarėt duhet tė shkojnė mė shumė se njė herė pėr tė marrė kartat, nė mėnyrė qė iu duhet tė pėr tė votuar, kjo i vendos nė njė barrė tė padrejtė, pėr tė ushtruar njė tė drejtė bazė siē ėshtė e drejta e votimit”. Benxhamin iu bėri thirrje autoriteteve shqiptare qė tė marrin tė gjitha masat e duhura pėr t’jua lehtėsuar qytetarėve shqiptarė kėtė barrė. Komisioni i Helsinkit ėshtė njė agjenci e pavarur qeveritare amerikane qė vėzhgon dhe nxit vendet tė respektojnė angazhimet e tyre ndaj OSBE. Komisioni ėshtė njė agjenci prestigjioze dhe pėrbėhet nga 9 anėtarė tė Senatit, 9 anėtarė tė Dhomės sė Pėrfaqėsuesve, si dhe anėtarė nga departamenti i shtetit, i mbrojtjes dhe i tregtisė.


Ambasadorja apel pėr mbėshtetje tė procesit dhe nga partitė
Glover: Pajisja me karta e zgjedhėsve, pėrgjegjėsi e qeverisė

ODIHR mendon se pajisja e qytetarėve me kartat e identitetit ėshtė njė pėrgjegjėsi e qeverisė. Kryevėzhguesja Audrey Glover nė intervistė pėr “News 24” deklaroi se “e kuptojmė qė ēėshtja e kartave tė identitetit ėshtė njė ēėshtje shumė e debatueshme mes partive. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė bėhen tė gjitha pėrpjekjet e mundshme qė qytetarėt, me tė drejtėn e votės dhe pa dokumente tė tjera tė posaēme, tė pajisen me karta identiteti para 28 qershorit. Kjo ka rėndėsi tė padiskutueshme. Ėshtė pėrgjegjėsi e qeverisė, po si me tė gjitha politikat, aplikimi dhe shpėrndarja e kartave te identitetit ka nevojė pėr mbėshtetjen e qytetarėve dhe gjithė partive politike”. “Vėzhguesit tanė afatgjatė po e ndjekin me vėmendje nė terren kėtė proces dhe nė ekipin qendror kemi njė ekspert qė po merret posaēėrisht me ēėshtjen e listave tė votimit dhe kartave tė identitetit. Ėshtė shumė herėt tė bėhet njė vlerėsim i tė gjithė procesit, por ky vlerėsim do tė jepet nė raportet tona tė ndėrmjetme dhe nė deklaratėn tonė mbi konstatimet paraprake ditėn pas zgjedhjeve”, deklaroi Glover. Kryevėzhguesja tha se “dua tė theksoj edhe njėherė se ėshtė shumė e rėndėsishme qė ēdo qytetar me tė drejtėn e votės tė ketė mundėsinė tė votojė”. Glover rithekson se pėrplasjet pėr zgjedhjet e vitit 1996 nuk do tė ndikojnė nė vlerėsimin e kėtyre zgjedhje. “Veē kėsaj, nė kėto 13 vjet, Shqipėria ka pasur zhvillime pozitive qė ne shpresojmė se do tė konsolidohen nė kėto zgjedhje”, theksoi Ambasadorja e ODIHR.
panorama
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22838
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: diggdeliciousredditstumbleuponslashdotyahoogooglelive

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi